Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kosto e ulët?” Turistët italianë tregojnë anën tjetër të medaljes për pushimet në Shqipëri: Çadrat deri në 200 euro, kafeja 4.50 euro

Editor by Editor
August 19, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
“Kosto e ulët?” Turistët italianë tregojnë anën tjetër të medaljes për pushimet në Shqipëri: Çadrat deri në 200 euro, kafeja 4.50 euro
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kjo nuk është Ibiza”, thotë me ironi një turist italian teksa largohet nga një nga klubet më të famshme të plazhit në Ksamil të Shqipërisë. Në telefon dëgjohet që po u tregon disa miqve për trajtimin (dhe mbi të gjitha çmimet) në ato plazhe që përkundrazi, duke i parë nga larg Italisë, dukeshin si parajsa e re: det i kristaltë, qetësi, pa kaos, fatura pa surpriza.

Megjithatë, entuziazmi që zgjati disa javë, në realitet duket tashmë i shfryrë. Dëshmitë e shumta online, por jo vetëm, të italianëve që kanë kaluar disa ditë në Shqipëri tregojnë në vend një skenar krejtësisht tjetër. Çadra të mbushura me njerëz, çmime shumë të larta, pagesa pothuajse vetëm me para në dorë (dhe në monedhën vendase lek shqiptar), zero parkim.

“Shantazhe” për çadrat

“Arritëm në Plazhin e Pulëbardhës pas një rruge të gjatë. Për më shumë se një kilometër rruga ishte e pashtruar. Dhe skenari që kemi përpara syve, duke e parë nga lart, në fakt na lë pa fjalë, sepse deti ishte i bukur” – thotë Flavia, një turiste që ndodhej në Shqipëri në 15 gusht.

“Megjithatë, kur mbërritëm në plazh, mbetëm pa fjalë. Ne kërkuam një çadër dhe dy shezlongë dhe na thanë që nëse do të hanim drekë në restorantin e plazhit, çmimi do të ishte 2500 lekë (rreth 25 euro) ndërsa pa drekë do të ishte 3000 lekë (30 euro). Si mund të ndryshojnë çmimet në bazë të kësaj zgjedhjeje?”. Ata që shpresonin të largoheshin nga kaosi i plazheve italiane janë zhgënjyer në Shqipëri.

“Çadrat e grumbulluara njëra mbi tjetrën. Mund të shihni se si përpiqen të shfrytëzojnë sa më shumë këto struktura në mes të natyrës. Në fund vendosëm të hanim drekë në restorant, duke paguar 5 euro më pak për çadrën dhe shezlongët. Por kaosi mbretëronte edhe në restorant. Kishim porositur edhe një peshk koce, por në fund u kërkuam të mos e sillnim sepse po prisnim aq shumë”.

Kafeja 4.50 euro dhe një çadër 200 euro

Çmimet e restoranteve në Shqipëri priren të jenë më të ulëta se në Itali, por vetëm nëse vendosni të vizitoni ato plazhe më pak në modë. Sepse në Sarandë dhe Ksamil, dy destinacionet e zgjedhura nga të gjithë për pushime në Shqipëri, tarifat janë të stilit Ibiza.

“Një kafe kushton 4.50 euro, një çadër e madhe për 3 persona kushton 50 euro, por të tjerat janë me çmime edhe më të larta dhe shkojnë deri në 200 euro. Shumë nga ato që thuhen për Shqipërinë në Itali janë të vërteta, të paktën këtu në Ksamil” – tregon ajo.

Por edhe ata që nuk kanë miq apo të afërm që kanë shkuar për pushime në Shqipëri, mund të kontrollojnë komentet më të fundit.

“Të sponsorizuara ka gjithandej video të realizuara nga “influencers”, por realiteti është krejtësisht ndryshe” – shkruan një përdorues në rrjetet sociale. “Plazhe të vogla plot me çadra dhe shezllone. Kudo, zhavorr në vend të rërës që e sjellin me kamionë të posaçëm, ujë i turbullt, jet ski që ecin gjithë ditën majtas-djathtas me erën e shpifur të benzinës. Vrazhdësi. Ngasin keq makinat dhe ka gjithmonë trafik. Çmime të larta sikur të ishim në Miami, papastërti kudo dhe rrugë të këqija. Një makth” – thuhet në komente.

Krahasimi me Italinë

Por kjo nuk është e gjitha. “Trafiku i egër, edukata e futur në sirtar, pisllëku dhe qentë endacakë në nivele të pahijshme. Çmimet shumë më të larta se sa pritej. Në Ksamil kemi paguar një çadër dhe 2 shezlongë nga 25 € në 50 € në ditë. Nuk do të kthehemi më kurrë”, – thotë një tjetër italian në rrjetet sociale. Ata që kërkojnë plazhe dhe zona me më shumë jetë nate nuk janë kthyer të kënaqur.

“Flitet shumë për Italinë, ku çmimet shpesh janë të ekzagjeruara, por aty ka shërbim. Këtu janë në një fazë transformimi dhe për momentin vetëm kanë rritur çmimet pa përshtatur strukturat”, – thotë një turist.

Me pak fjalë, “sekreti” është që të marrësh informacione përpara se të largohesh për të shmangur surprizat e këqija. Nga ana tjetër, shumë italianë e nisën këtë vit të nxitur nga komentet që tregonin për çadrat dhe shezlonget për 10 euro dhe darkat e peshkut me 20 euro. Ato ekzistojnë në Shqipëri, por rrallë në zonat e njohura. Duke e parë nga perëndimi i diellit të Sarandës, Italia duket pak më afër (dhe më e bukur)./ilmessaggero

Previous Post

Prapaskenat! Grekët: Si po hakmerret Mitsotakis kundër Ramës?

Next Post

VIDEO/ Policia e ndjek këmba këmbës në mes të malit, arrestohet 44-vjeçari për zjarrvënie, në pranga dhe nipi i tij

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
GOOOL! Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

GOOOL! Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

June 10, 2025
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ 58-vjeçari ende në gjendje kritike, plumbi e kapi pas veshit dhe i doli nga balli, pistat e hetimit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ 58-vjeçari ende në gjendje kritike, plumbi e kapi pas veshit dhe i doli nga balli, pistat e hetimit

June 10, 2025
Gabimi sot nuk lekohet! Nis përballja Shqipëri-Letoni

Gabimi sot nuk lekohet! Nis përballja Shqipëri-Letoni

June 10, 2025
Tentuan të parakalojnë mjetin e pastrimit të koshave, tre të rinj dhunojnë punonjësin në Athinë, në kërkim shqiptari me precedentë penal

Tentuan të parakalojnë mjetin e pastrimit të koshave, tre të rinj dhunojnë punonjësin në Athinë, në kërkim shqiptari me precedentë penal

June 10, 2025
GOOOL! Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë
AKTUALITET

GOOOL! Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

by Editor
June 10, 2025
0

Shqipëria ka kaluar në epërsi përballë Letonisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror 2026. Ndeshja nisi me shumë...

Read moreDetails
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ 58-vjeçari ende në gjendje kritike, plumbi e kapi pas veshit dhe i doli nga balli, pistat e hetimit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ 58-vjeçari ende në gjendje kritike, plumbi e kapi pas veshit dhe i doli nga balli, pistat e hetimit

June 10, 2025
Gabimi sot nuk lekohet! Nis përballja Shqipëri-Letoni

Gabimi sot nuk lekohet! Nis përballja Shqipëri-Letoni

June 10, 2025
Tentuan të parakalojnë mjetin e pastrimit të koshave, tre të rinj dhunojnë punonjësin në Athinë, në kërkim shqiptari me precedentë penal

Tentuan të parakalojnë mjetin e pastrimit të koshave, tre të rinj dhunojnë punonjësin në Athinë, në kërkim shqiptari me precedentë penal

June 10, 2025
Vrasja e Anila Ruçit në Itali/ Gjykata dënon me 22 vite dhe 6 muaj burg shqiptarin Osman Bylyku, Prokuroria kërkonte burgim të përjetshëm për 32-vjeçarin

Vrasja e Anila Ruçit në Itali/ Gjykata dënon me 22 vite dhe 6 muaj burg shqiptarin Osman Bylyku, Prokuroria kërkonte burgim të përjetshëm për 32-vjeçarin

June 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

GOOOL! Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

GOOOL! Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

June 10, 2025
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ 58-vjeçari ende në gjendje kritike, plumbi e kapi pas veshit dhe i doli nga balli, pistat e hetimit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ 58-vjeçari ende në gjendje kritike, plumbi e kapi pas veshit dhe i doli nga balli, pistat e hetimit

June 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al