Saturday, January 10, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kontrollet e SPAK në banesë dhe zyrat e Arbër Abazit, lidhjet familjare me Belinda Ballukun! Kompania e tij “Alko-Impex” fitoi një nga tenderat për Unazën e Madhe! Çfarë zbuluan përgjimet në dosje

Editor by Editor
January 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kontrollet e SPAK në banesë dhe zyrat e Arbër Abazit, lidhjet familjare me Belinda Ballukun! Kompania e tij “Alko-Impex” fitoi një nga tenderat për Unazën e Madhe! Çfarë zbuluan përgjimet në dosje
0
SHARES
71
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka ushtruar disa kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kontrollet janë bërë në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së zv/kryeministres.

Kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në dosjen e Ballukut për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë. Nga hetimi rezulton se për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

Kompania e Arbër Abazit ka fituar ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe me një fond limit 2.353.597.373 lekë të reja.

Dosja Hetimore e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”

Nga hetimi rezulton se ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Alb-Star’ sh.p.k.

Një orë më vonë, po në këtë ditë Miranda Shkurti i dërgon sërish listën e kompanive që garojnë për Lotin 6 të Unazës së Jashtme.

Përbri kompanive ajo vë dhe çmimin.

Një minutë më vonë, këtë fotografi shtetasi Evis Berberi ia dërgon shtetases Belinda Balluku dhe i shkruan ‘Loti 6’.

Ku nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.p.k.

Kompania ‘Gjoka Konstruksion’ e cila është në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka, që ka fituar tendera me vlera në miliona euro.

Kompani e cila rezulton se u nënkontraktua nga kompanitë turke që fituan tenderin 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë për ta ndërtuar veprën.

Tender që edhe ky rezultoi se ishte paracaktuar nga ministrja Balluku dhe vartësit e saj.

Po në të njëjtën datë, pra më 15 shtator 2021, Evis Berberi i shkruan Miranda Shkurtit mesazhin.

Ajo i përgjigjet ‘7’ duke nënkuptuar Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Ku edhe i dërgon një fotografi një tabelë me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Fotografi të cilën Evis Berberi ia dërgon ministres Belinda Balluku, ku i shkruan ‘Loti 7’.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

‘Alko-Impex General Construction’ që është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë dhe që zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi.

Subjekt që kontrollon edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’, me administrator Arbër Abazin.

Ky i fundit nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi dhe me lidhje krushqie me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Shoqëria ‘ALK’ e cila zotëron 95 për qind të kapitalit të shoqërisë koncesionere ‘ECO CLEANING’, që ka zyrën te Kompleksi ‘Usluga’, i ndërtuar po nga kompania e ish-deputetit Sadri Abazi.

Kompania tjetër ‘2T’ që zotërohet nga biznesmenët Artan Sako dhe Dritan Troksi me 50 për qind aksione secili.

Komunikimi mes Shkurtit dhe Berberit që vijon edhe mesditën e 15 shtatorit 2021, ku ajo i dërgon mesazhin ‘Loti 2’, bashkë me listën e kompanive që ishin në garë për tenderin Loti 2 Unaza e Jashtme e Tiranës.

Si dhe përbri kompanive cmimet e ofertës.

Fotografi të Lotit 2 që Evis Berberi ja kalon Belinda Ballukut.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2’, ku është shpallur fitues BOE ‘4A-M&ED Konstruksion&I.D.K Konstruksion’.

Duke analizuar të dhënat e ‘Open Corporates Albania’ rezulton se zotërues në masën 100 përqind i shoqërisë ‘4 A-M’ është Ardit Metaliaj.

Lidhje e biznesmenit Bashkim Ulaj të kompanisë ‘GENER 2’.

Ky i fundit rezulton të ketë kontrata milionëshe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania ‘ED Konstruksion’, zotërohet nga Alfred Ibrahimi në masën 50 përqind.

Eduart Ibrahimi zotëron 40 përqind, ndërsa Ramadan Ibrahimi dhe Jorgjie Ibrahimi zotërojnë 5 përqind secili.

Kompania ‘I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION, zotërohet në masën 100 për qind Barjam Dalipaj.

Janë këto fakte por edhe bisedat e zhvilluara midis ministres Balluku dhe kreut atëkohë të ARRSH, Evis Berberi, si dhe dëshmi të tjera të siguruara gjatë hetimit më shumë se 1-vjeçar që kanë çuar grupin hetues në dyshimin se janë përballë një afere të dyshuar korruptive.

Të dirigjuar nga vetë Belinda Balluku në cilësinë e Ministres së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

E cila del se është e interesuar në vetë të parë për të menaxhuar të gjithë këtë proces megakorruoptiv.

Që duket se nuk do të jetë i vetmi pas tenderit Tunelit të Llogarasë që iu dha një bashkimi operatorësh turq, dhe që për të cilin Balluku është sot e pandehur nga SPAK.

Previous Post

Trump njofton fillimin e operacioneve tokësore për të sulmuar kartele e drogës në Meksikë

Next Post

E sulmuan brenda partisë si të lidhur me krimin, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tomori pezullohet nga Serie A, goditje e rëndë për Milanin, sipas komisionit të disiplinës për festimin e tepruar.

Tomori pezullohet nga Serie A, goditje e rëndë për Milanin, sipas komisionit të disiplinës për festimin e tepruar.

January 9, 2026
Rrëfimi i frikës: Avioni i ekipit izraelit goditet nga rrufeja gjatë kthimit nga Madridi.

Rrëfimi i frikës: Avioni i ekipit izraelit goditet nga rrufeja gjatë kthimit nga Madridi.

January 9, 2026
Evidentimi i dhunës ndaj legjendës angleze Keegan nga policia serbe, pas 30 vitesh, pas hapjes së dosjeve.

Evidentimi i dhunës ndaj legjendës angleze Keegan nga policia serbe, pas 30 vitesh, pas hapjes së dosjeve.

January 9, 2026
SHBA konfiskon një cisternë tjetër venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të përcaktojmë kompanitë që do të operojnë në Venezuelë.

Lajmi Fundit

Tomori pezullohet nga Serie A, goditje e rëndë për Milanin, sipas komisionit të disiplinës për festimin e tepruar.

by timoni.al
January 9, 2026
0

Mbrojtësi anglez Fikayo Tomori do të mungojë në ndeshjen e Milanit përballë Fiorentinës për shkak të një kartoni të verdhë,...

Read moreDetails
Rrëfimi i frikës: Avioni i ekipit izraelit goditet nga rrufeja gjatë kthimit nga Madridi.

Rrëfimi i frikës: Avioni i ekipit izraelit goditet nga rrufeja gjatë kthimit nga Madridi.

January 9, 2026
Evidentimi i dhunës ndaj legjendës angleze Keegan nga policia serbe, pas 30 vitesh, pas hapjes së dosjeve.

Evidentimi i dhunës ndaj legjendës angleze Keegan nga policia serbe, pas 30 vitesh, pas hapjes së dosjeve.

January 9, 2026
SHBA konfiskon një cisternë tjetër venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të përcaktojmë kompanitë që do të operojnë në Venezuelë.

SHBA konfiskon një cisternë tjetër venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të përcaktojmë kompanitë që do të operojnë në Venezuelë.

January 9, 2026
Ilaçi i ndaluar nga BE, i miratuar për regjistrim nga ‘Megapharma’—medikamenti anti-tumoral shpallet i pasigurt.

Ilaçi i ndaluar nga BE, i miratuar për regjistrim nga ‘Megapharma’—medikamenti anti-tumoral shpallet i pasigurt.

January 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tomori pezullohet nga Serie A, goditje e rëndë për Milanin, sipas komisionit të disiplinës për festimin e tepruar.

Tomori pezullohet nga Serie A, goditje e rëndë për Milanin, sipas komisionit të disiplinës për festimin e tepruar.

January 9, 2026
Rrëfimi i frikës: Avioni i ekipit izraelit goditet nga rrufeja gjatë kthimit nga Madridi.

Rrëfimi i frikës: Avioni i ekipit izraelit goditet nga rrufeja gjatë kthimit nga Madridi.

January 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al