Saturday, June 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, vijon ngërçi, dështon seanca e 35-të

Editor by Editor
June 21, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, vijon ngërçi, dështon seanca e 35-të
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA– Për të 35-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur.

Deputetët do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht më 23 qershor, për të vazhduar seancën konstituive, që ka nisur më 15 prill. Deputetët nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë dhe ata të LVV-së – fitueses së zgjedhjeve të shkurtit – në deklarimet për media para dhe pas vazhdimit të seancës konstituive akuzuan njëri-tjetrin për përgjegjësinë për bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Partitë që ishin mandatin e kaluar në opozitë argumentojnë se LVV-ja duhet të bëjë numrat për kryeparlamentar, por LVV-ja insiston se është përgjegjësi e të gjithë deputetëve.p

Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, dhe ato kërkojnë që partia e Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit nga e hapur në të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata që të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë çështje dhe të marrë një vendim”.

Mbi katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, për shkak të mospajtimit rreth kryeparlamentarit, vendi ka mbetur pa institucione të reja. Së voni, LDK-ja – që doli e treta në zgjedhje – ka paraqitur një plan me 15 pika për një qeveri uniteti, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza. Propozimi është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur se preferojnë formimin e një qeverie me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë – pra, duke përjashtuar LVV-në.

Megjithatë, çështja nuk mund të kalojë te zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës pa u konstituar Kuvendi. Deputetët fillimisht duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për të cilët kërkohen 61 vota – në mënyrë që më pas të hapet rruga për formimin e ekzekutivit. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje ligjvënësve që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja./ REL

Previous Post

Zbulohet dokumenti/ Meta shpërthen ndaj Braimllarit: Nga firmëtar i lobimeve në SHBA, në shërbëtor i Rilindjes

Next Post

Ilkay Gündogan, mesfushori i Cityt dhe Galatasaray, kanë arritur një marrëveshje

Next Post
Ilkay Gündogan, mesfushori i Cityt dhe Galatasaray, kanë arritur një marrëveshje

Ilkay Gündogan, mesfushori i Cityt dhe Galatasaray, kanë arritur një marrëveshje

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
I strehuar në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit zgjedh tre pasardhësit e mundshëm nëse ai vritet! Djali i tij i përjashtuar nga emrat

I strehuar në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit zgjedh tre pasardhësit e mundshëm nëse ai vritet! Djali i tij i përjashtuar nga emrat

June 21, 2025
VIDEO/ Tragjedi në Brazil, të paktën 8 persona humbin jetën pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

VIDEO/ Tragjedi në Brazil, të paktën 8 persona humbin jetën pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

June 21, 2025
Mediat amerikane: 6 bombardues B-2 lënë bazën në Missouri, nisen drejt Oqeanit Indian

Mediat amerikane: 6 bombardues B-2 lënë bazën në Missouri, nisen drejt Oqeanit Indian

June 21, 2025
Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani “fle” mbi dosjet e Belinda Ballukut, afera e Llogarasë, TEC-et lundruese në…

AKTUALITET

I strehuar në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit zgjedh tre pasardhësit e mundshëm nëse ai vritet! Djali i tij i përjashtuar nga emrat

by Editor
June 21, 2025
0

IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë për ta pasuar atë në...

Read moreDetails
VIDEO/ Tragjedi në Brazil, të paktën 8 persona humbin jetën pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

VIDEO/ Tragjedi në Brazil, të paktën 8 persona humbin jetën pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

June 21, 2025
Mediat amerikane: 6 bombardues B-2 lënë bazën në Missouri, nisen drejt Oqeanit Indian

Mediat amerikane: 6 bombardues B-2 lënë bazën në Missouri, nisen drejt Oqeanit Indian

June 21, 2025
Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani “fle” mbi dosjet e Belinda Ballukut, afera e Llogarasë, TEC-et lundruese në…

Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani “fle” mbi dosjet e Belinda Ballukut, afera e Llogarasë, TEC-et lundruese në…

June 21, 2025
Dy dronë iranianë godasin Izraelin, raportohet vetëm për dëme materiale

Dy dronë iranianë godasin Izraelin, raportohet vetëm për dëme materiale

June 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I strehuar në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit zgjedh tre pasardhësit e mundshëm nëse ai vritet! Djali i tij i përjashtuar nga emrat

I strehuar në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit zgjedh tre pasardhësit e mundshëm nëse ai vritet! Djali i tij i përjashtuar nga emrat

June 21, 2025
VIDEO/ Tragjedi në Brazil, të paktën 8 persona humbin jetën pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

VIDEO/ Tragjedi në Brazil, të paktën 8 persona humbin jetën pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

June 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al