Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, po zhvillohet një garë për 9 pozita drejtuese në shërbime të ndryshme, të cilat pritet të rimarrin drejtimin prej kandidatëve të rinj. Gara u shpall më 10 shkurt dhe shqyrtimi i dosjeve është në përfundim.
Shërbimet përkatëse përfshijnë Anestezi-Reanimacionin, Neurologjinë, Onkologjinë, Dermatologjinë, Reumatologjinë, dhe Nefrologjinë Pediatrike, të cilat janë në kërkim të drejtuesve të rinj për shkak të pensionimit të shefave aktualë.
Për shërbimin onkologjik, garë e fortë pritet të jetë mes Prof. Helidon Ninit dhe një mjeku tjetër i njohur. Ndërsa në shërbimin e neurologjisë janë tre kandidatë: mjeku Altin Kuqo, Prof. Ilirjana Zekja dhe Dr. Gentian Vyshka. Po ashtu, shërbimi i Toksikologjisë ka katër kandidatë, përfshirë shefin aktual, Prof. Andrin Tahiri, dhe tre të tjerë.
Në shërbimin e Anestezi-Reanimacionit, Prof. Krenar Lilaj është kandidati i vetëm, dhe pritet të vazhdojë në këtë rol. Prof. Monika Fida pritet të zëvendësojë Prof. Ermira Vasilin në shërbimin e Dermatologjisë. Ajo shihet si kandidate e vetme në këtë garë.
Në pozitat e tjera, Prof. Diamant Shtiza do të drejtojë Nefrologjinë Pediatrike, ndërsa Prof. Donjeta Bali do të mbikëqyr Onkohematologjinë Pediatrike.
Kandidatët e interesuar duhet të kenë titullin profesor, ose doktoraturë të mbrojtur në universitete të vendeve të BE-së, SHBA, Kanada, Turqi, ose Japoni, si dhe përvojë akademike dhe klinike përkatësisht 5 dhe 10 vjet. Ata gjithashtu duhet të paraqesin një platformë strategjike katërvjeçare për menaxhimin e shërbimit të tyre.
Komisioni i vlerësimit aktualisht po shqyrton dosjet e kandidatëve, dhe do të shpallë emrat e drejtuesve të rinj, disa prej të cilëve kanë qenë të komanduar deri më tani. Këto ndryshime pritet të kenë impakt të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në QSUT.















