Një zonjë nga Pogradeci ka denoncuar në media se i ishte prerë ndihma ekonomike për shkak se nuk kishte votuar Partinë Socialiste në zgjedhje. Ajo i është drejtuar për ndihmë Avokatit të Popullit dhe ky institucioni i kthyer përgjigje.
Nga shkresa rezulton se kjo shtetase nuk ka bërë aplikimin brenda afateve kohore, në muajin janar 2022, dhe këtë vonesë po ajo vetë e ka arsyetuar duke pretenduar se ishte duke pritur zgjidhjen e martesës. Gjithashtu kësaj shtetase, referuar shkresës zyrtare, i është ofruar të kërkonte punë në zyrën e punësimit.
















