Thursday, March 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompania nën hetim për lidhjen me vëllezërit Veliaj/ Policia për sulmin në zyrat e “ONE”: Procedohen 7 punonjës sigurie dhe drejtuesi i një departamenti! Fshehën ngjarjen

Editor by Editor
March 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kompania nën hetim për lidhjen me vëllezërit Veliaj/ Policia për sulmin në zyrat e “ONE”: Procedohen 7 punonjës sigurie dhe drejtuesi i një departamenti! Fshehën ngjarjen
0
SHARES
52
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanisë telefonike “One” janë proceduar penalisht lidhur me sulmin e ndodhur në zyrat e kësaj kompanie në muajin dhjetor të vitit të kaluar. 

Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 punonjësve ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin në zyra nga dy persona të maskuar. Këta të fundit, më 25 dhjetor rreth orës 02:30, kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Në njoftimin e policisës, thuhet se ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë

Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.

Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.

Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.

Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lidhur me ngjarjen, “Ora News” bëri bëjnë me dije se tre persona me maska kanë hyrë në godinë (në prezencë të rojeve të sigurisë, pasi ajo godinë ruhet 24 orë me personel sigurie nga kompania “Nazëri”), kanë thyer disa kompjutera dhe nuk dihet se çfarë veprimesh të tjera kanë bërë! Pavarësisht se reagimi ka qenë i dobët nga kompania e sigurisë në momentin e parë, me fshtësinë që ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim, lë të kuptohet se shefi i sigurisë së “One” si dhe nivele të tjera drejtuese të vetë, kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë si ngjarje.

Kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, ku në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetohen për afera të pista, kjo ngjarje e dëmtimit apo heqjes së serverëve, në vetvete dhe mos reagimi i institucioneve e mos bërja publike e faktit ngre dyshimin që vërtet po tentohet t’i fshihet diçka SPAK-ut.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.

Sipas dokumenteve hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.

“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

Previous Post

“Informacionin na e dha Gjermania! Viktimat bënin transfertë në llogaritë e kompanive guackë!” Prokurorja e SPAK: Ja si bashkëpunuan grupe kriminale nga Kosova dhe Shqipëria

Next Post

Serbia e cilësoi provokim, Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lewandowski përballet me vështirësi ndaj Shqipërisë, mediat polake shprehin shqetësim për kapitenin para ndeshjes me kuqezinjtë

Lewandowski përballet me vështirësi ndaj Shqipërisë, mediat polake shprehin shqetësim për kapitenin para ndeshjes me kuqezinjtë

March 26, 2026
Të kërkuar tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, arratisen në Shqipëri dhe humbin garancitë prej mijëra eurosh.

Të kërkuar tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, arratisen në Shqipëri dhe humbin garancitë prej mijëra eurosh.

March 26, 2026
E reja në Korçë përpiqet të kryejë vetëvrasje për herë të dytë, shpëtohet nga banorët e lagjes.

E reja në Korçë përpiqet të kryejë vetëvrasje për herë të dytë, shpëtohet nga banorët e lagjes.

March 26, 2026
Tragjedia në Tiranë: një shofer godet për vdekje një fëmijë 7-vjeçar dhe largohet nga vendi i aksidentit.

Në Shkodër, një 76-vjeçar me probleme psikologjike ndërpret jetën e tij duke u hedhur nga një lartësi.

March 26, 2026
Lewandowski përballet me vështirësi ndaj Shqipërisë, mediat polake shprehin shqetësim për kapitenin para ndeshjes me kuqezinjtë
KRYESORE

Lewandowski përballet me vështirësi ndaj Shqipërisë, mediat polake shprehin shqetësim për kapitenin para ndeshjes me kuqezinjtë

by timoni.al
March 26, 2026
0

Mbrëmja e së enjtes në PGE Narodowy pritet të jetë e mbushur me emocion, pasi Polonia do të ndeshet me...

Read moreDetails
Të kërkuar tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, arratisen në Shqipëri dhe humbin garancitë prej mijëra eurosh.

Të kërkuar tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, arratisen në Shqipëri dhe humbin garancitë prej mijëra eurosh.

March 26, 2026
E reja në Korçë përpiqet të kryejë vetëvrasje për herë të dytë, shpëtohet nga banorët e lagjes.

E reja në Korçë përpiqet të kryejë vetëvrasje për herë të dytë, shpëtohet nga banorët e lagjes.

March 26, 2026
Tragjedia në Tiranë: një shofer godet për vdekje një fëmijë 7-vjeçar dhe largohet nga vendi i aksidentit.

Në Shkodër, një 76-vjeçar me probleme psikologjike ndërpret jetën e tij duke u hedhur nga një lartësi.

March 26, 2026
Rishfaqet imazhi i motrës së tij të zhveshur; Genard dhe Sonida kthehen për herë të dytë në repartin e Psikiatrisë, 49-vjeçari: Më thanë se do të më mbajnë edhe mua sepse...

Rishfaqet imazhi i motrës së tij të zhveshur; Genard dhe Sonida kthehen për herë të dytë në repartin e Psikiatrisë, 49-vjeçari: Më thanë se do të më mbajnë edhe mua sepse…

March 26, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lewandowski përballet me vështirësi ndaj Shqipërisë, mediat polake shprehin shqetësim për kapitenin para ndeshjes me kuqezinjtë

Lewandowski përballet me vështirësi ndaj Shqipërisë, mediat polake shprehin shqetësim për kapitenin para ndeshjes me kuqezinjtë

March 26, 2026
Të kërkuar tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, arratisen në Shqipëri dhe humbin garancitë prej mijëra eurosh.

Të kërkuar tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, arratisen në Shqipëri dhe humbin garancitë prej mijëra eurosh.

March 26, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al