Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncoi dhunën ndaj të miturit gjatë qëndrimit në komisariat, nis hetim disiplinor ndaj 3 inspektorëve të policisë

Editor by Editor
April 24, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncoi dhunën ndaj të miturit gjatë qëndrimit në komisariat, nis hetim disiplinor ndaj 3 inspektorëve të policisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimin dhe njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ku thuhet se një 14-vjeçar është dhunuar gjatë qëndrimit në komisariatin nr.1. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se më 12 prill, i mituri është shoqëruar në këtë komisariat mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës. Ai është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë lidhur me pretendimet e prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit ka nisur hetimi disiplinor për dy inspektorë të komisariatit dhe nënkomisaren. Gjithashtu , Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025, ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:

Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.

Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:
-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025, ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.

Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve.

Ndërkohë një ditë më parë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar që të hetohet rasti i dhunës në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj një 14-vjeçari i cili më 12 prill ishte shoqëruar pasi ishte kapur duke hedhur në mënyrë të paligjshme. Në deklaratë thuhet se në Regjistrin e të dhënave të personave të shoqëruar të mitur, KShH konstatoi korrigjime në oraret e shënuara, në emrin e psikologes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Komiteti thotë se në fakt psikologia nuk kishte marrë takim me të miturin në Komisariat, por vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës. Sipas deklaratës, nga kjo del se emri i psikologes në regjistrin e Komisariatit ishte shënuar më vonë.

Gjithashtu në deklaratën e KShH thuhet se duke pasur parasysh faktet e mësipërme arrihet në përfundimin se i mituri është dhunuar, gjë që ka qenë evidente jo vetëm me shikimin vizual, por edhe në epikrizën mjekësore të Spitalit të Traumes. Komiteti thotë se veç kësaj punonjësit e policisë megjithëse kanë bërë shënimet në regjistër për hematomën, meqë mohuan ushtrimin e dhunës ndaj tij nuk e dërguan atë për vizitë tek mjeku. Sipas njoftimit, i mituri u dërgua në spital vetëm me insistimin e prindërve.

KShH thotë se në rastin e përmendur më lart në Komisariatin e Policisë Nr. 1, të miturit nuk i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 34, pika 1, gërma ç dhe pikën 1 të nenit 35 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 10, 14, 18 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, ku bëhet fjalë për parimin e interesit më të lartë të fëmijës, asistencën e psikologut si dhe përdorimin e masave alternative të shmangies.

“Ndërkohë që prindërit e shtetasit të mitur, më datë 13.04.2025 kanë depozituar një kallëzim pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, KShH i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë rast me përparësi dhe seriozitet, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e KShH.

Previous Post

VIDEO/ Momenti kur arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit Dibër, Irini Shehu tenton të shmangë prangat duke përdorur gjendjen shëndetësore

Next Post

Dosja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, pritet të merret vendimi nëse çështja e Berishës dhe Malltezit kalon për gjykim

Next Post
Dosja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, pritet të merret vendimi nëse çështja e Berishës dhe Malltezit kalon për gjykim

Dosja "Partizani"/ Sot seanca në GJKKO, pritet të merret vendimi nëse çështja e Berishës dhe Malltezit kalon për gjykim

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

November 10, 2025
Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

November 10, 2025
Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

November 10, 2025
“Tirana në qendër të vëmendjes, të tjerat u lënë pas”/ Zgjedhjet në pesë bashki, analistët shpjegojnë dështimin e PD: ‘Nuk mund të arrinin vetëm 3 mijë vota’

AKTUALITET

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

by timoni.al
November 10, 2025
0

Më 26 nëntor, në stadiumin Metropolitano, Atletico Madrid do të sfidojë Interin në një ndeshje emocionuese, ku Diego Pablo Simeone...

Read moreDetails
Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

November 10, 2025
Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

November 10, 2025
“Tirana në qendër të vëmendjes, të tjerat u lënë pas”/ Zgjedhjet në pesë bashki, analistët shpjegojnë dështimin e PD: ‘Nuk mund të arrinin vetëm 3 mijë vota’

“Tirana në qendër të vëmendjes, të tjerat u lënë pas”/ Zgjedhjet në pesë bashki, analistët shpjegojnë dështimin e PD: ‘Nuk mund të arrinin vetëm 3 mijë vota’

November 10, 2025
Maurizio Sarri kërkon gjyqtarë të jashtëm, por çfarë tregojnë statistikat? Krahasimet me Premier League...

Maurizio Sarri kërkon gjyqtarë të jashtëm, por çfarë tregojnë statistikat? Krahasimet me Premier League…

November 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

November 10, 2025
Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

November 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al