Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Komisioni i Medias, “Rrokullisja” e pandave dhe një refleksion mbi mungesën e Shogun Pezës

Editor by Editor
April 30, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Komisioni i Medias, “Rrokullisja” e pandave dhe një refleksion mbi mungesën e Shogun Pezës
0
SHARES
284
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Ashtu siç ishte parashikuar, dje më 29 prill, u mbajt Komisioni i Medias për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pjesë e agjendës ishte dhe raportimi vjetor i RTSH-së nga Drejtori i kësaj të fundit dhe Kryetari i Këshillit Drejtues.

Sërish siç ishte e parashikuar, prezentë në komision ishin Kryeplaku i Këshillit të Pandave, Bixha dora vetë, dhe disa anëtarë.

E paparashikuar ishte mungesa e Shogun Pezës, liderit suprem, kryekomandantit ushtarak që lufton dita-ditës kundër barbarëve. Si asnjëherë më parë, në një komision që punon për llogari të Kuvendit, një person i thirrur për të raportuar për një institucion që ky i fundit e ka për detyrë të monitorojë, vendos të mos vijë! Anti-ligjore, anti-kushtetuese, e pomoralshme (jo se Shogunit i ha shumë shpata për këtë tipar), dhe e papranueshme në çdo aspekt!

Në vend të tij, komisionit iu desh të vijonte rendin e ditës duke pyetur krye-pandën për të raportuar mbi aktivitetin e RTSH-së. Por për çfarë mund të flasë panda plakë kur e kanë vënë në krye të një tufe qorre? Ku e ka Panda idenë e ligjeve, statutit të RTSH-së apo parimeve editoriale të intitucionit që përfaqëson? Çfarë mund të presësh nga një arush i vjetër që e vetmja gjë që di të bëjë më mirë është të rrokulliset dhe të kapë ndonjë bambu për t’u ushqyer. Panda njeh vetëm këto dy veprime jetike, dhe aq i mjaftojnë për të shtyrë nja 20 vjet a më shumë jetë më tokë.

E megjithatë Baba-Panda foli. Përçart, si gjithmonë, por të paktën ishte prezent në takim, megjithëse protagonisti kryesor për të dhënë llogari ishte kolegu i tij japonez. Ai dha disa përgjigje të mbushura me figuracion dhe u mbrojt duke thënë se ai nuk mund të sjellë një raportim vjetor për aktivitetin e RTSH-së, pasi këtë raport duhet t’ia sjellë drejtoria. E meqë drejtoria nuk e ka parë të arsyeshme ta përpilojë një të tillë, Panda vjen me duart në gëzof. U ankua si gjithmonë që nuk e llogarisin, që Këshilli është kthyer në noter, që ligjet nuk janë siç i do ai… më e bukura e më të bukurave që atë nuk e lejojnë të bëjë projekte në RTSH, pasi ka konflikt interesi. I duket e padrejtë që ai mos marrë lekë ekstra. Dhe s’ka faj! Pandën në pyll nuk e kanë mësuar ça është konflikti i interesit. Maksimumi i konfliktit në pyll është të kapesh për peliçeje me ndonjë panda të kuqe, të cilat kanë tendenca agresiviteti dhe mund të bëhen armiqësore po u preke territorin.

Fjalën e morën edhe disa anëtarë të tjerë të tufës, disa panda më të vogla, por po aq të lezetshme. Panda Pelivan foli në gjuhën origjinale kineze. Aty e bëra skip videon, sepse nuk më ka tërhequr kurrë kinezishtja si gjuhë.
Panda Tulipan u ankua që drejtoria nuk i llogarit, madje nënvizoi edhe një fakt interesant: “Ne nuk mundemi, – tha – të ndërrojmë drejtora çdo 3 muaj apo 6 muaj, prandaj nuk e heqim drejtorin aktual”. S’ka faj Tulipani! Nuk ka më keq se një panda-legene që nuk gjen karar dhe do me ndërru drejtor çdo 3-mujor!
Nga fundi i mbledhjes një panda veshur si ëngjëll i vogël, kërkoi vëmendjen e të gjithë atyre që kishin ikur për të uruar përvjetorin e pyllit norvegjez, një ditë e shënuar që përkonte dhe me prezencën e tufës së pandave në komision. Aty u mallëngjeva pak. Pastaj kur pashë kronikat e lajmeve të radhës në RTSH1 që përkujtonin përvjetorin e televizionit, m’u kthye sërish stomaku në epokën digjitale.

Me këtë monolog të dëshpëruar të pandës së fundit u mbyll dhe komisioni i radhës, si shumë tjerë që kanë ikur e që do të vijnë.

Kthehemi aty ku ishim, në realitetin e absurdistanit modern.

Pylli është zgjuar hareshëm e vijon të zhurmojë nga gjallesat e reja ekzotike që i janë shtuar ekosistemit të ri me Shogunin në krye. Havana u na na e ka nisur ditën me muzikë latine në kufje. Borëbardha ka blerë lule të reja për zyrën e saj, më të larta se gjatësia e saj trupore. Fiku i Detit ka çelur gjethe të reja dhe po mëson notin me krahëza me rosak. Shoguni, i vetëm por aspak i vetmuar, po mpreh shpatën për situatën.

Por për të gjithë ata të tjerët, të fundit e moikanëve të mbetur, RTSH, aka Republika Talasemike e Shqipërisë do vijojë punën me gjak të prishur. Transfuzioni që të gjithë shpresonin të ndodhte nuk po ndodh!

Këshilli i Pandave, megjithëse ka gjithë pushtetin në dorë për t’ia prerë kokën të keqes më të madhe që e ka gjetur RTSH-në, fle… Edhe sikur mrekullia të ndodhë, nuk do ketë më asnjë burrë që të marrë përsipër të drejtojë një institucion pa kokë! Prandaj le ta gëzojmë Shogunin dhe ushtrinë e tij!

Nuk kam mbaruar, paçka se e dramatizova pak për efekt suspanse letrare. Meqë i kam fiksim pikat, dhe meqë premtova që do komentoja pas eventit, le të aludojmë pak për arsyet që e detyruan Shogunin të mos vijë në komision (përveç arsyes kryesore që dihet – mangësia e disa pjesëve motorrike në fizikun e tij).

  1. RTSH nuk ka si të bëjë raportim me shkrim për në komision kur s’ka drejtorë! Drejtuesit aktualë të departamenteve janë një punonjëse portali, një instruktor palestre, një drejtore lajmesh anonime dhe një drejtor sportiv i TV Peqinit.
  2. Shogun Peza nuk ka si të justifikohet që shkarkoi 146 punonjës, sepse nuk ke si mbrohesh kur heq njerëz nga puna pse nuk mbajnë shënime në mbledhje, pse nuk shohin ëndrra me atë, pse flasin në dialekt, pse ia kthejnë fjalën e të tjera barsaleta të frikshme si këto.
  3. Shogun Peza nuk mund të jetë pjesë e një komisioni ku kërkohet llogari për buxhetin, për shifrat magjike të Festivalit, për strukturat e pamiratuara dhe për emërimet e paemëruara.
  4. Shogun Peza nuk mund të raportojë për një institucion që i ka shkulur suvatë, jo për ta riparuar, por për ta vjedhur.
  5. Shogun Peza nuk mund të jetë prezent në një komision ku ai e di shumë mirë se disa prej tyre kanë ardhur të përgatitur për ta vënë me shpatulla pas muri. Me gjithë përpjekjet për të manipuluar ndonjërin prej tyre të flasë 2 fjalë të mira për RTSH-në, ai e di mirë që shumica e pyetjeve janë shpulla të nxehta që një faqekuq i lindur si ai nuk i mban dot.
  6. E fundit, por jo për nga rëndësia, mësohet se shumë pak para mbajtjes së komisionit, Shogunin e kapi një diarre akute, e cila mendohet të jetë arsyeja kryesore e mosprezencës. Një kryekomandanti nuk i ka hije të shkojë nëpër beteja i përmjerë!

Post scriptum 1: Ina Zhupa, faleminderit!

Post Scriptum 2: Pse nuk e çove instruktorin e palestrës të fliste për risitë digjitalo/stelare në sektorin e prodhimit? Më thanë që i keni vënë një Abetare në zyrë për të përmirësuar kualitetin e mendimit… Shaka Alfredo! Gorillat nuk dinë të lexojnë!

Vijon me episode të reja…

Previous Post

‘Keni ardhur me një makinë 100 mijë Euro’! Veliajt ‘sherr’ me Balliun në SPAK

Next Post

Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Policia: 30 mijë euro për ‘kokën’ e autorit

Next Post
Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Policia: 30 mijë euro për ‘kokën’ e autorit

Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Policia: 30 mijë euro për ‘kokën’ e autorit

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia
AKTUALITET

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

by Editor
May 11, 2025
0

Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. PD ka ndryshuar numëruesin. Numëruesit e PD...

Read moreDetails
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025
KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

May 11, 2025
KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

May 11, 2025
Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

May 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

May 11, 2025
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al