Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Kokainë dhe vrasje, Shqipëria vatra e nxehtë përplasjeve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine

Editor by Editor
July 21, 2022
in KRONIKE
0
Kokainë dhe vrasje, Shqipëria vatra e nxehtë përplasjeve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mesditën e djeshme në Kosovë u kapën 400 kilogramë kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit e cila kapte vlerën e 20 milion eurove përveç kësaj janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, një automjet dhe disa aparate telefoni.

Kokaina në portin e Durrësit mbërriti me datën 5 maj dhe 10 ditë më parë u transportua për në Lipjan të Kosovës. Policia monitori të gjitha lëvizjet se ku do të shkonte ngarkesa të qendra e kompanisë në Kavajë apo te filiali në Lipjan të Kosovës. Të shtunën ngarkesa është nisur drejt Kosovës dhe ditën e djeshme shkuan ta nxirrnin nga magazina ku u kapëm, me “presh në duar” nga policia e Kosovës.

Bananet dhe mishi nga Ekuadori janë kthyer si një “hambar” biznesi i kokainës duke përdorur vendin tonë, si vend tranzit për ta transportuar  më tej drejt shteteve perëndimore. Grupe të cilat lëvizin me detyra të përcaktuar dhe grupet shqiptare si garantuesit e transportit, sigurisë së mallit.  Histori e trafikimit të drograve të grupeve kriminale shqiptare, me Amerikën Latine janë të hershme  të cilat datojnë 20 vite më parë. Tashmë janë kthyer në një linjë, me bileta vajtje-ardhje i kthyer në një problem ndërkombëtar, pasi të tilla operacione udhëhiqen nga DEA amerikane në bashkëpunim me policinë vendase.

Në vitin 2001 u kap sasia e parë e kokainës e mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e cila kishte “shkelur” tokën shqiptare.

Dosja Kokaina

Në vitin 2001- Frederik Durda dhe Arben Bërballa ishin dy emrat më të lakuar.  Në gusht të vitit 2000, në Venezuelë u kap një anije me 6 ton kokainë, destinacioni i së cilës ishte Europa. Në Holandë u zbuluan 2 ton kokainë. Në krye të këtij rrjeti trafikantësh ndërkombëtarë, u akuzua se qëndronte Frederik Durda. Në atë kohë, ai ishte 42 vjeç.

Kokainë dhe vrasje, Shqipëria vatra e nxehtë përplasjeve

22 mars 2011- Në portin e Tarragonas në Katalonia gjurmuan një tjetër rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ai ishte lidhur me kartelet kolumbiane dhe dërgonte kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe Belgjikë, duke e shkrirë drogën në vaj palme. 52 fuçi me vaj të tillë u identifikuan në portin e Antëerpit, të porositura nga një kompani në Gjirokastër, në pronësi të Dhimitraq (Vullnet) Harizajt.

5 qershor 2014- Nga Ekuadori mbërriti në Mal të Zi një ngarkesë me 250 kilogramë kokainë, e fshehur në një kontejner bananesh. Ngarkesa ishte porositur nga kompania “Rrapo”, në pronësi të Dritan Rrapaj dhe të ëmës Nezike Rrapaj në Fier. Destinacioni i drogës, me vlerë 12,5 milionë euro, ishte Italia dhe Franca.

7 qershor 2014- U kap në Ekuador, Dritan Rexhepi nga Vlora pas një operacioni policor në Quito, ku u kapën 278 kilogramë kokainë. Rexhepi  dyshohej për një sërë krimesh të rënda, përfshi vrasje me pagesë, trafik droge dhe grabitje bankash në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë.

Kokainë dhe vrasje, Shqipëria vatra e nxehtë përplasjeve

12 qershor 2014-  Në Laç u zbulua një laborator kokaine dhe heroine, në një vilë në pronësi të ish-policit 46-vjeçar Gëzim Çela, i dënuar me 6 vite burg në Turqi dhe me 11 vite në Itali për prostitucion dhe trafik droge. Në laborator u gjetën 7 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë dhe rreth 850 litra përzierës, të sjellë nga vendet e Amerikës së Jugut.

14 janar 2015- Policia shqiptare zbuloi një tjetër laborator droge, në Xibrakë të Elbasanit. Aty u gjetën 121 kilogramë drogë, prej të cilëve 100 kilogramë ishin kokainë e përzierë, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kilogramë e papërpunuar.

Në vitin 2016– U gjetën 101 kg kokainë të fshehura në një kontejner me banane te ngarkuara për në Shqipëri.

19 tetor 2018- Policia zbuloi laboratorin e drogës në fshatin Brenog të Hasit. Policia kapi 100 kilogramë opium me prejardhje nga Azia, e cila shërbente si lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Përzierësit e përdorur për prodhimin e drogës ishin importuar nga Kolumbia. Pronari i laboratorit ishte Admir Hoxha. Më 24 janar 2019, turku Nedjet Cersuroglu u gjet i vdekur në një apartament në qytetin e Prishtinës në Kosovë, në rrethana ende të paqarta.

30 janar 2019-  Policia shqiptare arrestoi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Dorian Petokun. Sipas mediave italiane, ai ishte i përfshirë me klanin roman të Casamonicas, që trafikonte 5 deri në 7 ton kokainë në vit nga Amerika Latine në Itali. Petoku, së bashku me një shtetas malazez, thuhet se kishte rolin e ndërmjetësit të çmimit të drogës me narkotrafikantët kolumbianë.

Kokainë dhe vrasje, Shqipëria vatra e nxehtë përplasjeve

Më 2 shtator 2019 -Në një qytezë rurale të Brazilit u sekuestruan 617 kilogram kokainë, në pako të mbështjella me logon e klubit të futbollit të Elbasanit, e që dyshohet se kishte gjithashtu destinacion Shqipërinë.

Për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe marrjes nën kontroll të linjës së trafikut, vitet e fundit në Amerikën Latine ka pasur disa shqiptarë te vrarë. Të cilët jetoni së bashku me familjet e tyre dhe punonin atje, lidhjet e forta mes bandave latino-shqiptare ka sjell këtë rrjet trafiku te kokainës. Gazeta “Shqip” risjell dhe njëherë në vëmendje vrasjet e mafioze të shqiptarëve në Amerikën Latine.

Kokainë dhe vrasje, Shqipëria vatra e nxehtë përplasjeve

10 tetor 2017-  Ilir Hidri 39 vjeç  u vra në 30 në jugperëndim të Buenos Aires, pas prishjes së pazareve për lëndët narkotike.

14 prill 2018–  Adriatik Lagji u ekzekutua në kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Ai është vrarë nga kartelet e drogës për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe për shkak të saisë së madhe të kokainës së kapur në vendin tonë.

22 nëntor 2020 – Adriatik Tresa, nga fshati Alltate i Tiranës, u vra 15 ditë para se të festonte 40-vjetorin. Prej 2011 rezulton të mos ketë hyrë në Shqipëri. Kishte marrë kombësi ekuadoriane dhe jetonte në rezidencën luksoze ku banojnë disa shqiptarë. Tresa, dyshohet se vepronte si vrasës me pagesë, policia e hetoi për ekzekutimin e Ilir Hidrit nga Vlora.

Shqiptarët kanë mbushur vitet e fundit titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave të Amerikës Latine, lidhjet me kokainën dhe vrasjet e ndodhura.  Prandaj dhe DEA Amerikane ka zbritur në vendin tonë si një mbikëqyrëse për t’i dhënë fund kësaj linjë transporti të drogërave të forta.

Previous Post

SKEMA/ Shqiptarët lidhje me bosat e kokainës në Ekuador, si po mbushet porti i Durrësit me “të bardhë”

Next Post

Pse synohet porti i Durrësit nga trafikantët e kokainës?

Next Post
Pse synohet porti i Durrësit nga trafikantët e kokainës?

Pse synohet porti i Durrësit nga trafikantët e kokainës?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

June 7, 2025
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025
Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

June 7, 2025
U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

AKTUALITET

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

by Editor
June 7, 2025
0

Ndeshja e shumëpritur, do të luhet mbrëmjen e së shtunës, ku interesi ka qenë i madh, qëkur u mësua se...

Read moreDetails
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025
Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

June 7, 2025
U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

June 7, 2025
Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

June 7, 2025
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al