Saturday, February 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kina pritet të bëhet më autoritare ndërsa udhëheqësi i saj kërkon një mandat tjetër 5-vjeçar

Editor by Editor
October 16, 2022
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Kina pritet të bëhet më autoritare ndërsa udhëheqësi i saj kërkon një mandat tjetër 5-vjeçar
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës pritet t’i japë një mandat të tretë pesëvjeçar Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Xi Jinping këtë muaj. Ekspertët i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës Nike Ching, se zoti Xi pritet ta udhëheqë Kinën drejt një qeverisjeje edhe më autoritare, ndërsa të tjerë parashikojnë një rritje të konkurrencës midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Rreth 2,300 delegatë do të mblidhen të dielën në Pekin për të zgjedhur komitetin qendror të Partisë Komuniste Kineze në pushtet, dhe më pas Byronë Politike të partisë.

Delegatët pritet t’i japin një mandat të tretë udhëheqësit aktual Xi Jinping për të drejtuar ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe një nga ushtritë më të mëdha të botës.

“Qëllimi i përgjithshëm i këtyre kongreseve është të përcaktojë tonin, drejtimin e politikave për pesë vitet e ardhshme. Ky është një vit i veçantë sepse vëmendja do të jetë e përqendruar tek një njeri, Xi Jinping, i cili ka qenë tashmë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze për 10 vjet dhe ai do të zgjidhet për një mandat të tretë pesëvjeçar që në thelb mund ta bëjë atë udhëheqës të Kinës për një brez të tërë”, thotë eksperti i Qendrës Wilson, Robert Daly.

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Kinës fillon punimet disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë publikoi strategjinë e saj të sigurisë kombëtare që e identifikon Kinën si një konkurrente të ashpër të Shteteve të Bashkuara.

“Kina përfaqëson sfidën më të rëndësishme gjeopolitike të Amerikës. Konkurrenca me Kinën është më e theksuar në Indo-Paqësor, por ajo është gjithashtu gjithnjë e më globale”, thotë Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Por Shtëpia e Bardhë thotë se Uashingtoni nuk dëshiron konflikt.

“Ne duam ta bëjmë të qartë përsa i takon konkurrencës se ne bëjmë dallim mes popullit kinez dhe politikave dhe strategjive që ndjek qeveria e Kinës”, tha zoti Sullivan.

Një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit thotë se Kina do të ketë një qeveri më autoritare.

“Ka shumë të ngjarë që Xi Jinping të vazhdojë të sundojë Kinën si një diktator suprem sepse në atë lloj sistemi nuk ka nivel të mjaftueshëm pakënaqësie që mund të çojë në ndryshim të rezultatit përfundimtar”, thotë ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, Miles Yu, i cili tani punon në Institutin Hudson.

Në Kinë, ka patur një numër protestash të rralla kundër politikave të qeverisë para fillimit të Kongresit të Partisë. Pankartat e varura në një mbikalim në Pekin u hoqën shpejt nga autoritet. Analistët thonë se kjo është një shenjë se më shumë kinezë janë lodhur nga politika e ashpër zero-Covid.

“Ne vazhdojmë, siç kemi bërë lidhur me të gjitha rajonet e tjera të botës, ta bëjmë të qartë se ne besojmë në të drejtën themelore për protesta paqësore dhe se njerëzit në mbarë botën, pavarësisht se ku jetojnë, qeverinë nën të cilën ata jetojnë, duhet të kenë të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të bërë zërin e tyre të dëgjohet pa frikë nga hakmarrja ose dhuna”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Zoti Kirby i tha Zërit të Amerikës se administrata e Presidentit Biden do të jetë “e përqendruar” në sfidat që Pekini paraqet për pjesën tjetër të botës. /Zeri i Amerikes, VOA

Previous Post

Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për këtë të diel

Next Post

VIDEO/ Aksident i rëndë tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ VIDEO/ Aksident i rëndë tek ish-sheshi ‘Shqiponja’

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

February 7, 2026
Pajisja argëtuese 'boxer' në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t'i nxjerrë jashtë funksionit.

Pajisja argëtuese ‘boxer’ në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

February 7, 2026
VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge

VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge

February 7, 2026
Rreziku nga virusi i pazakontë/ Lakuriqët e natës si burim. Mjekët: Pini kujdes për ata që vizitojnë këto zona.

KRYESORE

Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

by timoni.al
February 7, 2026
0

Surprizat në edicionin e pestë të Big Brother VIP vazhdojnë të behen gjithnjë e më intenzive. Sot në Prime pritet...

Read moreDetails
Pajisja argëtuese 'boxer' në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t'i nxjerrë jashtë funksionit.

Pajisja argëtuese ‘boxer’ në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

February 7, 2026
VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge

VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge

February 7, 2026
Rreziku nga virusi i pazakontë/ Lakuriqët e natës si burim. Mjekët: Pini kujdes për ata që vizitojnë këto zona.

Rreziku nga virusi i pazakontë/ Lakuriqët e natës si burim. Mjekët: Pini kujdes për ata që vizitojnë këto zona.

February 7, 2026
U largua nga posti për shkak të predikimit të fesë së Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘anonim’?

U largua nga posti për shkak të predikimit të fesë së Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘anonim’?

February 7, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

February 7, 2026
Pajisja argëtuese 'boxer' në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t'i nxjerrë jashtë funksionit.

Pajisja argëtuese ‘boxer’ në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

February 7, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al