Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Këshilli Kombëtar i Territorit konfiskon 7 pallate që shkelën lejen e ndërtimit

Editor by Editor
November 2, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Këshilli Kombëtar i Territorit konfiskon 7 pallate që shkelën lejen e ndërtimit
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT zbardhi në fund të tetorit shtatë vendime konfiskimi të 7 godinave shumëkatëshe në Tiranë, që sipas vendimmarrjes kishin tejkaluar lejen me mbi 10 për qind të totalit të ndërtimit.

Në vendimet e zbardhura të KKT nuk bëhet me dije sa sa është sipërfaqja e konfiskuar, por KKT urdhëron Ministrinë e  Financave dhe Ekonomisë, ose një autoritet të autorizuar prej saj “të aplikojë nëpërmjet sistemit e-leje, për miratimin e një Leje Zhvillimi/Ndërtimi të re, si dhe lëshimin e Certifikatës së Përdorimit, me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga situata faktike, e krijuar nga ndërtimi në tejkalim të lejes së ndërtimit”.

Njëkohësisht KKT urdhëron Bashkinë e Tiranës që të lëshoj certifikata përdorimi për godinat në përputhje me vendimin e KKT-së.

Vendimet janë zbardhur në sistem si projekt vendime, por Ledia Tota sekretare e KKT-së i tha BIRN se sapo të firmosen vendimet do të ripublikohen si vendime të plota. Tota theksoi se të gjitha vendimet ishin miratuar në mbledhjen e 19 tetorit të KKT-së, ndërsa shpjegoi se vendimi mbi procedurën për lejet shtesë dhe vendimi mbi kontratën noteriale me ndërtuesin e godinës shumëkatëshe “Eyes Of Tirana”, të cilës i sekuestrohen 4646 metra katrorë, do të zbardheshin sëshpejti.

Në vendimet e zbardhura janë konfiskuar: Godina 6 kate me zhvillues shoqërinë “RT MAX” sh.p.k, godinë banimi 6 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, godinë banimi dhe shërbime 6 kate, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k, një objekt 7 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, një godinë me 7 kate leje me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.p.k, objektin me 9 kate, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k dhe godinën 9 katëshe me zhvillues shoqërinë “Arb & Trans – 2010” sh.p.k.

Vendimet e konfiskimit u morën pasi qeveria miratoi VKM-në kontraverse me numër 589, “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”. VKM-ja ndër të tjera parashikon një marrëveshje mes ndërtuesve në shkelje dhe qeverisë. Këta të fundit do duhet të dhurojnë shtesën pa leje apo paguajnë atë në vlerë reale tregu, në këmbim të legalizimit të godinës dhe “shpëtuar nga ndjekja penale” siç ka deklaruar kryeministri dhe disa nga ministrat e përfshirë.

VKM në fjalë u pa nga ekspertët si një rrugëdalje për ndërtues pranë qeverisë që kishin tejkaluar lejet e ndërtimit në godinat shumëkatëshe rreth Tiranës. Ndërsa opozita akuzoi qeverinë se pasi kishte lejuar tejkalimin e lejeve, po përdorte VKM-në për të amnistuar nga ndjekja penale ndërtues pranë saj.

Kryeministri Edi Rama i ka mohuar akuzat dhe këmbënguli në disa dalje publike se vendimi në fjalë vinte pasi institucionet në varësi të ekzekutivit përfshi IKMT dhe Policinë e Shtetit ishin përballur me mosreagim të sistemit të drejtësisë.

Rama akuzoi specifikisht një gjykatës të Gjykatës Administrative në Tiranë se kishte marrë një vendim në favor të kompanisë “Ideal Construction”, e cila po ndërton “Eyes of Tirana” dhe penguar punën e IKMT-së që i kishte vënë kompanisë një gjobë 1,3 milion dollarë.  Rama tha se këto vendime kishin shtyrë qeverinë për të ndërmarrë VKM-në e cila u ofronte një marrëveshje ndërtuesve për të mos humbur të gjithë godinën.

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri vendimi i përmendur është vetëm një masë sigurimi padie dhe gjyqtari shprehet se ai nuk i jepte të drejtë në themel asnjërës nga palët.

Por referimi në mënyrë të pasaktë i vendimit gjyqësor është vetëm një nga paqartësitë dhe pikëpyetjet rreth fushatës së fundit të qeverisë.

I pyetur nga BIRN se pse kompanitë ishin të gatshme të ndërhynin në gjykatë, siç akuzoi kryeministri për një gjobë 1.3 milion dollarë, por pranonin t’i jepnin qeverisë me dëshirë sipërfaqe ndërtimi me vlerë shumë më të madhe e në disa raste me dhjetëra milion euro më shumë në treg, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se për këtë duheshin pyetur ndërtuesit.

Fuga këmbënguli se VKM-ja thjeshtë kishte qartësuar procedurat për konfiskimin. “Këta pretendonin që ishin në proces legalizmi, prandaj VKM-ja ishte e nevojshme për të sqaruar procedurat”, tha Fuga.

Ai shtoi se asnjë kompani – veç Ideal Construction, nuk kishte pranuar apo kërkuar marrëveshje me qeverinë bazuar në VKM-në që ua mundëson këtë dhe kjo kishte sjellë konfiskim të ndërtimeve.

Ndërkohë Ledia Tota, sekretare e KKT, i tha BIRN se deri tani nuk kishte asnjë padi në gjykatë ndaj vendimeve të konfiskimit.

KKT i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informim se ende nuk kishte një sipërfaqe përfundimtare të ndërtimit pa leje që mund t’i nënshtrohej procedurës së konfiskimit dhe se ende ishte në proces verifikimi.

Previous Post

“Bossët e krimit shqiptar kanë aktivitet në 3 kontinente”, Hoxha: Pse institucionet në Shqipëri nuk i mposhtin dot

Next Post

“Nuk e marr vendin e punës me puthje”, Iku nga Top Channel, Flori Gjini ‘thumb’ për Bora Zemanin?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

September 26, 2025
Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

September 26, 2025
Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

September 26, 2025
Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

“ nuk është hakmarrje, por drejtësi”: Trump komenton akuzat ndaj ish-drejtorit të FBI-së: “Do të ketë më shumë të tjerë”

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.
KRYESORE

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

by timoni.al
September 26, 2025
0

Pas tragjedisë që e goditi familjen e Gjestit me humbjen e parakohshme të vëllait, ish-partnerja e artistit, Egli Tako, ka...

Read moreDetails
Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

September 26, 2025
Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

September 26, 2025
Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

“ nuk është hakmarrje, por drejtësi”: Trump komenton akuzat ndaj ish-drejtorit të FBI-së: “Do të ketë më shumë të tjerë”

September 26, 2025
Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi: Kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të djalit është pranuar. Kjo nuk është…

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi: Kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të djalit është pranuar. Kjo nuk është…

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

September 26, 2025
Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al