Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

“Kërcënimi i sotëm, pasojë e 16 viteve të rënies së lirisë në botë”/ Freedom House: Gjendja alarmante

Editor by Editor
February 24, 2022
in BOTË, Vendi
0
“Kërcënimi i sotëm, pasojë e 16 viteve të rënies së lirisë në botë”/ Freedom House: Gjendja alarmante
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Freedom House ka deklaruar se liria në botë përballet me një kërcënim të skajshëm dhe armiqtë e demokracisë liberale, po shtojnë sulmet e tyre.

Në raportin vjetor të Freedom House të vitit 2022, që u publikua ditën e sotme thuhet se regjimet autoritare janë bërë më të efektshme në anashkalimin e normave dhe institucioneve që synojnë të mbështesin liritë themelore, ndërsa në vendet me demokraci të krijuar prej kohësh, forcat e brendshme kanë shfrytëzuar mangësitë në sistemet e tyre, duke shtrembëruar politikën kombëtare për të nxitur urrejtjen, dhunën dhe pushtetin e pafre.
Ndërkohë, ato vende që kanë luftuar në hapësirën midis demokracisë dhe autoritarizmit, thuhet në raport, “po anojnë gjithnjë e më shumë drejt këtij të fundit. Rendi global po i afrohet një pike kthese dhe nëse mbrojtësit e demokracisë nuk punojnë së bashku për të ndihmuar në garantimin e lirisë, modeli autoritar do të mbizotërojë”.

Kërcënimi aktual për demokracinë, sipas raportit, është rrjedhojë e 16 viteve me radhë të rënies së lirisë globale. Gjithsej 60 vende pësuan rënie gjatë vitit të kaluar, ndërsa vetëm 25 shënuan përmirësime. Deri më sot, rreth 38 për qind e popullsisë në botë jeton në vende jo të lira, përqindja më e lartë që nga viti 1997. Vetëm rreth 20 për qind tani jeton në vende të lira.

Raporti thekson se për pjesën më të madhe të shekullit të 21-të, kundërshtarët e demokracisë kanë punuar me këmbëngulje dhe frytet e përpjekjeve të tyre tani janë të dukshme.

“Udhëheqësit e Kinës, Rusisë dhe diktaturave të tjera, kanë arritur të ndryshojnë nxitjen globale, duke rrezikuar konsensusin se demokracia është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt përparimit dhe sigurisë, ndërsa inkurajojnë qasje më autoritare ndaj qeverisjes”.

Freedom House vë re se vende në të gjitha rajonet e botës, janë vënë nën kontroll nga pushtetarët autoritarë vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021, presidenti aktual i Nikaraguas fitoi një mandat të ri në një palë zgjedhje të orkestruara pasi forcat e tij të sigurisë arrestuan kandidatët e opozitës dhe çregjistruan organizatat e shoqërisë civile. Gjeneralët e Sudanit morën pushtetin edhe një herë, duke përmbysur përparimin demokratik të arritur pas përmbysjes së ish-diktatorit Omar al-Bashir, në vitin 2019. Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara tërhoqën papritur ushtrinë e tyre nga Afganistani, qeveria e zgjedhur në Kabul u shpërbë duke u lënë hapësirën talebanëve, që e kthyen vendin në një sistem që është diametralisht i kundërt me demokracinë, pluralizmin dhe barazinë.

Në të njëjtën kohë, thuhet në raport, demokracitë po dëmtohen nga brenda nga forcat joliberale, duke përfshirë politikanë të paskrupullt të gatshëm për të korruptuar dhe shkatërruar vetë institucionet që i sollën në pushtet. Kjo ishte ndoshta më e dukshme vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, kur u sulmua Kapitoli më 6 janar, si pjesë e një përpjekjeje të organizuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Tani është e pamundur të injorohet dëmtimi i themeleve dhe namit të demokracisë, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se, regjimet e Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera autoritare kanë fituar fuqi të madhe në sistemin ndërkombëtar.

Gjendja aktuale e lirisë në botë duhet të jetë alarm për të gjitha ta ata që vlerësojnë të drejtat e tyre dhe ato të qenieve njerëzore, thuhet në raport, në të cilin theksohet se për të ndaluar rënien, qeveritë demokratike duhet të forcojnë ligjet dhe institucionet e brendshme, duke ndërmarrë veprime të guximshme dhe të bashkërenduara për të mbështetur luftën për demokraci në mbarë botën.

Freedom House radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën, në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në këtë kategori përfshihen 56 nga 195 vendet për të cilat flet raporti.

Serbia ka shënuar rënie në dhjetë vjetët e fundit. Ndërsa përparime thuhet të jenë shënuar në Malin e Zi, ku “një koalicion opozitar erdhi në pushtet në fund të vitit 2020, duke u dhënë fund tre dekadave të qeverisjes nga Partia Demokratike e Socialistëve. Qeveria e re vendosi më pak pengesa për konkurrencën politike, i dha transmetuesit publik më shumë pavarësi dhe shumica e saj e ngushtë parlamentare lejoi ligjvënësit të sigurojnë mbikëqyrje më të madhe të qeverisë”.

Previous Post

Presidenti i Ukrainës armatos popullin: Kushdo që dëshiron armë….

Next Post

Të gjithë sytë nga lufta, sa e fuqishme është ushtria e Ukrainës?

Next Post
Të gjithë sytë nga lufta, sa e fuqishme është ushtria e Ukrainës?

Të gjithë sytë nga lufta, sa e fuqishme është ushtria e Ukrainës?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

December 16, 2025
Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

December 16, 2025
Komisioni Xhafaj/ Dy ligje të reformës në drejtësi, ndyshohen për të adresuar problematikat.

Komisioni Xhafaj/ Dy ligje të reformës në drejtësi, ndyshohen për të adresuar problematikat.

December 16, 2025
Amorim jashtë planeve, shtatë skuadra në garë për mesfushorin e Manchester United

AKTUALITET

Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

by timoni.al
December 16, 2025
0

Hetimet gjyqësore kanë zbuluar se Inter ishte nën presionin e anëtarëve të Curva Nord, duke i lehtësuar ata, megjithatë me...

Read moreDetails
Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

December 16, 2025
Komisioni Xhafaj/ Dy ligje të reformës në drejtësi, ndyshohen për të adresuar problematikat.

Komisioni Xhafaj/ Dy ligje të reformës në drejtësi, ndyshohen për të adresuar problematikat.

December 16, 2025
Amorim jashtë planeve, shtatë skuadra në garë për mesfushorin e Manchester United

Amorim jashtë planeve, shtatë skuadra në garë për mesfushorin e Manchester United

December 16, 2025
Shqipëria pasive ndaj digjitalizimit bankar: Raporti i Bankës Botërore tregon se më pak se 50% e të rriturve kanë llogari bankare, pavarësisht privësisë për teknologjinë.

Shqipëria pasive ndaj digjitalizimit bankar: Raporti i Bankës Botërore tregon se më pak se 50% e të rriturve kanë llogari bankare, pavarësisht privësisë për teknologjinë.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

December 16, 2025
Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al