Lituania ka nisur një program ambicioz për të rritur qëndrueshmërinë dhe përgatitjen civile përballë rrezikut nga Rusia, duke i mësuar fëmijëve si të ndërtojnë dhe përdorin dronë. Kjo iniciativë, e zbatuar në bashkëpunim mes ministrive të mbrojtjes dhe arsimit, ka si qëllim të përfshijë mbi 22,000 qytetarë deri në vitin 2028, përfshirë 7,000 fëmijë dhe më shumë se 15,000 të rritur.
Programi është projektuar të jetë i përshtatshëm për grupmosha të ndryshme. Nxënësit nga 8 deri në 10 vjeç do të mësojnë të ndërtojnë dhe pilotojnë dronë të thjeshtë, ndërsa adoleshentët në shkollat e mesme do të angazhohen në dizajnimin, ndërtimin dhe kontrollimin e dronëve më të avancuar. Ministrja e mbrojtjes, Dovilė Šakalienė, theksoi se “qëllimi është të zgjerojmë trajnimin e rezistencës civile dhe të krijojmë një brez të ri me aftësi teknologjike strategjike”. Në këtë kuadër, planifikohet hapja e tre qendrave të kontrollit të dronëve në Jonava, Tauragë dhe Këdainiai që nga ky shtator, me gjashtë të tjera të parashikuara për vitet në vijim.
Qeveria lituaneze do të investojë rreth 3.3 milionë euro për realizimin e këtij projekti, duke përfshirë pajisje speciale, dronë me pamje nga personi i parë (FPV), sisteme kontrolli dhe aplikacione mobile për trajnime virtuale. Trajnimi do të zhvillohet në bashkëpunim me Sindikatën e Pushkëtarëve Lituanezë dhe Agjencinë për Arsimin Joformal të të Rinjve, duke përfshirë shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Lituania ka rritur vigjilencën, veçanërisht pas dy incidenteve me dronë që kaluan nga Bjellorusia në territorin shqiptar. Tensionet diplomatike janë rritur gjithashtu, me Estonia që javën e kaluar dëboi një diplomat rus për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit. Në këtë klimo, fqinjët e Baltikut, Estonia dhe Letonia, kanë marrë masa të ngjashme për të forcuar mbrojtjen e tyre ndaj ndikimit rus. Mediat perëndimore gjithashtu kanë raportuar për përfshirjen e fëmijëve në trajnimet me dronë në Rusi, ku këto programe janë kritikuar për përdorimin e videolojërave dhe angazhimin e të miturve në teknologjitë ushtarake.















