Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kemi presion të jashtëm nga krimi i organizuar dhe aktorët politikë”- Altin Dumani: Vijon të mbetet problem çështja e mos ekstradimit të shtetasve të kapur në Emiratet e Bashkuara Arabe

Editor by Editor
April 14, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Kemi presion të jashtëm nga krimi i organizuar dhe aktorët politikë”- Altin Dumani: Vijon të mbetet problem çështja e mos ekstradimit të shtetasve të kapur në Emiratet e Bashkuara Arabe
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Altin Dumani, kreu i SPAK, gjatë raportimit të punës për vitin 2024 në KPL, ka renditur problematikat me të cilat hasen prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre.

Të parin si problem, Dumani përmedni presionin e jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili sipas tij cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime.

Ndër të tjera Dumani përmesdi edhe çështjen e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Problematikat me të cilat përballet SPAK:

Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve të SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde të BE-së.

Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shpërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet në kuadër të negociatave me BE, Moneyval dhe raportime në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfidë. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.

Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civilbazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet të kryejë Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

Vijon të ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka në kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi i procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptarë.

Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave të Posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit të Procedurës Penale. Aktualisht këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023.

Previous Post

Altin Dumani rendit problematikat në KLP: Shqyrtimi i seancave paraprake të mos zgjatet me muaj, rritet afati i paraburgimit! E njëjta situatë me gjykimin e shkurtuar

Next Post

Arrestimi i blerësit të votave “për Berishën” në Lushnjë, reagon PD: Distancohemi, janë sajesat e Ballukut si të Sigurimit të Shtetit

Next Post
Arrestimi i blerësit të votave “për Berishën” në Lushnjë, reagon PD: Distancohemi, janë sajesat e Ballukut si të Sigurimit të Shtetit

Arrestimi i blerësit të votave "për Berishën" në Lushnjë, reagon PD: Distancohemi, janë sajesat e Ballukut si të Sigurimit të Shtetit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ngjarje e rëndë në Moskë: Një i mitur vret një bashkëmoshtar me thikë dhe plagos rojën e shkollës.

Ngjarje e rëndë në Moskë: Një i mitur vret një bashkëmoshtar me thikë dhe plagos rojën e shkollës.

December 16, 2025
GJKKO shpall arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSH-së, Mirlinda Karçanaj

GJKKO shpall arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSH-së, Mirlinda Karçanaj

December 16, 2025
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndalon "Bankers Petroleum"/ Ndalohet nxjerrja e naftës, kompania reagon: Aktiviteti në krizë të plotë, zona nën kërcënim

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndalon “Bankers Petroleum”/ Ndalohet nxjerrja e naftës, kompania reagon: Aktiviteti në krizë të plotë, zona nën kërcënim

December 16, 2025
Hetimi mbi ndotjen në Metalurgjik, sot vendosen masat e sigurisë për 19 të ndaluarit.

AKTUALITET

Ngjarje e rëndë në Moskë: Një i mitur vret një bashkëmoshtar me thikë dhe plagos rojën e shkollës.

by timoni.al
December 16, 2025
0

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në mëngjes në shkollën e mesme të Gorky-2, në rajonin Odintsovo të Moskës, ku një...

Read moreDetails
GJKKO shpall arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSH-së, Mirlinda Karçanaj

GJKKO shpall arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSH-së, Mirlinda Karçanaj

December 16, 2025
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndalon "Bankers Petroleum"/ Ndalohet nxjerrja e naftës, kompania reagon: Aktiviteti në krizë të plotë, zona nën kërcënim

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndalon “Bankers Petroleum”/ Ndalohet nxjerrja e naftës, kompania reagon: Aktiviteti në krizë të plotë, zona nën kërcënim

December 16, 2025
Hetimi mbi ndotjen në Metalurgjik, sot vendosen masat e sigurisë për 19 të ndaluarit.

Hetimi mbi ndotjen në Metalurgjik, sot vendosen masat e sigurisë për 19 të ndaluarit.

December 16, 2025
Pas gjashtë muajsh hetimesh, zbardhet vrasja e ish-policit shqiptar në Itali; arrestohet fqinji i viktimës. Kamerat e sigurisë së bashku me provat e tjera e zbuluan mënyrën si është realizuar krimi.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ngjarje e rëndë në Moskë: Një i mitur vret një bashkëmoshtar me thikë dhe plagos rojën e shkollës.

Ngjarje e rëndë në Moskë: Një i mitur vret një bashkëmoshtar me thikë dhe plagos rojën e shkollës.

December 16, 2025
GJKKO shpall arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSH-së, Mirlinda Karçanaj

GJKKO shpall arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSH-së, Mirlinda Karçanaj

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al