Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kazerma e Alfred Pezës/ Si rifilloi diktatura e vjetër në RTSH

Editor by Editor
October 10, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
0
SHARES
3.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ky po që është fillimi i ri i RTSH-së: Rifillimi i diktaturës së vjetër…

“RTSH me fillim të ri”. Ka shumë ditë që në ekranin e RTSH-së më shumë sheh, gati imponuese, propagandën e një fillimi të ri se sa të gjesh, të ndjesh se vërtet po rikthehen kohët e rinisë së radio-televizionit më të vjetër shqiptar. Që në këtë frazë të stërpërdorur; “RTSH me fillim të ri”, e marrë e gatshme, pa e lodhur mendjen, si çdoherë nga mediokrit, që nuk prodhojnë dot më shumë se sa kopje, e kupton fill që, s’ka për të ardhur as këtë herë ndonjë fillimi i ri në RTSH.

Sado premtime dhe përpjekje të sforcuara deri në plasje bulçish të bëjë drejtuesi i ri Alfred Peza, i sapokapardisur dhe i fryrë si një tullumbace që është gati të pëlcasë në kolltukun hyjnor ku ka ardhur më tërsëllimë për të shpëtuar RTSH-në, pa e pasur haberin se ç’është e ç’do Hyu vetë (ndoshta i ka dalë në ëndërr që Ai ia dha postin e ëndërruar pas lutjesh të dëshpëruara në ditë të vështira apo ndoshta ngaqë antenat e bardha të RTSH-së i duken si retë majë Tomorrit, shtëpisë së Zotave, e poshtë satelitëve ndihet si në stratosferë, hajde gjeje nga i vjen gjithë kjo ngrefosje që shastisi befasisht dynjanë!!!!), çfarëdo të përpiqet të duket apo të shitet, ai prapë Vjeturinë do mbetet. Po jo nga ato që sa më shumë kalon koha aq më të bukura bëhen. Jo.

Portreti i tij, që të përngjason me të fortin me pistoletë në brez apo që e hedh brutalisht mbi tavolinë, nga ku heq qafe e pa e bërë dysh të parin që i ngrë nervat, në këtë rast punonjësit e RTSH-së, i ngjan sa banditëve, sherifave të Far West që pastronin sheshpamjet nga njerëzit pa pyetur për askënd apo atyre personazheve tragji-komikë të dueleve kalorsiakë, shto këtu edhe egërsinë e komunistëve tanë më të zellshëm kur të kishin në dorë.. (Dhe pistoletat, automatikët do t’i ketë mësuar dhe përdorur mirë kur ka studiuar si ushtarak. Ato e kanë trimëruar të godasë e shfarosë pa ia bërë syri tërr.

Ndaj, për vetëmbrojtje, sikurse Alfredoja të gjithë duhet të kishim bërë së pari një shkollë ushtrie. Gjithë populli ushtar!!!!!).

Por edhe pse pistoletën duhet ta njohë mirë, nuk ka nevojë ta ketë me vete, nuk vret me një të tillë jo, ishte simbolike gjuha e përdorur më sipër, sepse ai është ca shkallë më lart. Alfredoja tani vret me penë, me stilolaps apo stilograf, duke nënshkruar pushime nga puna. Me dhjetëra. Një masakër që cfarëdo që të kërkojë të bëjë zotëria, nuk i lan dot më “duart e gjakosura”, zhytur jo në gjakun e derdhur por të shprishur të dhjetëra shqiptarëve, dhjetëra shpirtërave, dhjetëra punonjësve edhe familjarë, që nuk patën asnjë shans të dytë me të paudhin më të madh të medias shqiptare. Kush tjetër në media ka ushtruar dhunë kolektive, kush ka pushuar nga puna kaq masivisht gazetarë, kameramanë etj sapo ka vënë këmbë si drejtues në këto tridhjetë vite apo edhe më parë? E të ishte se ishim ne e keqja, po vetëflijohemi për të mirën e RTSH-së, por cfarë po shohim?

Sheh se si shpërfaqen si fillim i ri i RTSH-së gjithë emisionet e konsoliduar në RTSH të viteve të shkuara dhe shumë mirë, po Peza vallë që do bënte namin cfarë ka bërë e po bën? Ai së pari punoi për të bërë pushime nga puna, pak kohë i mbeti për të tjerat. Edhe një berber, edhe një kamarier, edhe një lavazhier që ka dëgjuar bëmat e tua ka pasur aq mend të kuptojë: “Drejtori i ri vjen me ide të reja për punën, jo me ushtru dhunën”…

Dhe..në ekran sheh edhe spote imazhesh demode, fytyra të vrerosura, të ngrysura, të mbyllura, si jenicerët otomanë gati për beteja me kë kanë përballë, pa përcjellë asnjë pozitivitet së pari me gjuhën e trupit, apo gjen të tjerë personazhe të importuar falë njohjeve personale, pa garë, që me të fortin Alfred Peza, në RTSH realizojnë të pamundurën; në vend që aty të bënin stazhin, kapin poste drejtuese, thua se RTSH-së i kanë mbaruar burimet njerëzore dhe profesionale. Po, edhe i kanë mbaruar, sepse shumë janë pushuar. Atyre s’u ka mbetur nami as nishani. Madje edhe e kanë të ndaluar të futen më në mjediset e RTSH-së. Recepsonistët kanë një listë me emrat e gjithë atyre që janë pushuar, që të mos i lejojnë të kalojnë pragun e derës. Packa se kanë kaluar një jetë të tërë aty, as nuk mund t’i afrohen më shkallëve të televizionit. Cfarë shëmtie!!!!!!

Kaq barbarë e pa mirënjohje vlerash jemi, saqë njerëz që kanë vite apo dekada kontribut në një institucion, në vend që të marrin mirënjohje, të ndihen të mbështetur, të bëjnë karrierë brenda institucionit, sot në RTSH ndihesh edhe më i pasigurt se në institucione private. Aty bën kërdinë, shfaros në masë në mënyrë barbare drejtori i radhës. “Toga e pushkatimit” në RTSH-së fundi “ka ekzekutuar” me dhjetëra vetë, edhe dy prindër me dy fëmijë të vegjël, duke lënë pa të ardhura krejt një familje. Ndërsa një pjesë e madhe dhanë dorëheqjen prej presionit. Mirë që “vrau e preu” sa deshi, familjarë, njerëz që kanë punuar me dy turne, duke e gdhirë në RTSH, që gëzojnë dashurinë e publikut, por i zëvendësoi me të vetët, ku i kishte e ku s’i kishte.

Ndoshta duke vuajtur nga pagjumësia, ndoshta ankthi i fitoreve me cdo kusht për vënien në vend të nderit të humbur në betejat e jetës, ia përshpejtuan dhe corientuan kaq shumë logjikën saqë, ata që sot i përqafonte, nesër i pushonte. Nëse Alfredoja ka probleme psikologjike me depresionin, ankthin, fiksimet apo ka personalitet bipolar, narcizizëm patologjik mund të kurohet tek mjeku, por jo të drejtojë institucione e të marrë në qafë njerëz. Njerëz që i pushonte nga puna edhe për postimet në faqen personale në FB kundër vrasjes së kafshëve në rrugët e Shqipërisë, kundër therjeve dhe gjakderdhjes lumë në festa fetare, dmth pse ngrë zërin në mbrojtje të jetës, sepse edhe pse bota po shkon drejt Veganizmit, aq di Alfredoja ynë pro mishngrënies, sepse po e kritikove, po nuk mendove e po nuk hëngre mish si Alfredoja apo shokët e tij ai “të djeg në turrën e druve, të pjek e të ha në hell”..

E kur gjen në vend të punonjësve të shkarkuar, në poste drejtuese emra pa përvojë, pa shkëlqim, pa individualitet.. I gjori publik që beson te ndryshimi, do t’i humbë edhe këtë herë besimi.

Se mos i kemi parë ndonjë hata edhe më parë drejtorit milioner, milioner ndoshta edhe në kurriz të punës së gazetarëve dhe kameramanëve të keqpaguar a kushedi për çfarë, se për ide…si mund të ketë ide të bukura për shoqërinë një njeri që në thelb s’e ka idenë se si trajtohen njerëzit?! Një lider i vërtetë së pari sjell ide të reja dhe gjithëpërfshirje, ai nuk ka fare në mendje që, që pa gdhirë mirë si drejtor, ta nisë ditën me prerje kokash, por është fryëzim për të tjerët edhe kur ata janë të demoralizuar, mendon për stimulim e korrigjim edhe kur punonjësit bëjnë një gabim, ai merr me vete përditë në çantën e tij kontributet, vlerat e gjithësecilit punonjës, ai i mëshon mirëkuptimit, mbështetjes, dëgjon mirë të gjitha palët, edhe toleron paçka se jo pafundësisht, por provoji të gjitha një herë pastaj shko te masa ekstreme, o shoku Partizan apo shoku Ballist që e ke kthyer RTSH-në në Kazermën Peza! S’jemi më në luftë me njëri-tjetrin! E di? Jo, nuk e di, se ta dije nuk bëje ç’ke bërë..

Partizani Peza si në kohën e çetave partizane, dhembshurinë e ka vetëm për miqtë e tij, që i ka sjellë me vrap në RTSH, por jo për armiqtë “e pushkatuar”, këtë herë në beteja qesharake, që ai ringjalli nga varret për lavdi si partizani i fundit më i zellshëm i medias shqiptare.

Adolfi, më falni, Alfredi thua e ka parë filmin “The great dictator”, ku Charlie Chaplin në mishërimin e Hitlerit me bythë përpjetë luan me globin tullumbace dhe fatet e Njerëzimit, duke mprehur rreptësinë e barbarinë? Edhe ai për demokracinë çirrej teksa vriste masivisht miliona njerëz. Nuk besoj se e ka parë këtë film, nuk e di a shfaqej në komunizmin ku ai u mëkua, po qe se po, do kishte mësuar të mos abuzonte me pushtetin. Vërtet Alfredi nuk vret njerëz si Adolfi, por arroganca brutale me të cilën mvesh karrigen e pushtetit, paçka se më e zbutur te Pezaku, si dukuri është e njëjtë. Por me siguri do ketë parë Partizanin Meke se si lumturohej kur zaptoi krevatin e dikujt tjetër, si të ishte i tiji. Partizani Peza ia ngjeshi fort fort kolltukut të RTSH-së…

Kush e kujton ushtarakun Xhovani Drago te “Shkretëtira e Tartarëve” të Dino Buzzatit. I gjori e kaloi jetën në një shkretëtirë, në pritje të një ushtrie imagjinare, i mbërthyer më kot nga ëndrra për beteja dhe lavdi, derisa dha shpirt. Edhe ish-ushtaraku (kapteri e kanë quajtur, nuk e di pse) në krye të RTSH-së nuk e ka besuar dot atë ditë kur Këshilli Drejtues i RTSH-së i dha në duar radio-televizionin publik. Aty s’kishte më pronar që t’i bënte hije, në shtet të gjithë ndihen pronarë, një shije e paprovuar më parë edhe për më pak trima, imagjino për trimin më të çartur të medias shqiptare! Erdhi dita për të treguar se ç’trim mbi trima ishte! Që në ditët e para madje nisi me prerje kokash, pushime pa paralajmërim, pa vërejtje, pa këshillim, pa dëgjim, në kundërshtim me Kodin e Punës, të drejtat e njeriut.

Mos rënc në shenjestrën e Pezës, se edhe Toto Rina ndoshta do t’i ketë dëgjuar apo toleruar ndonjëherë armiqtë e tij me pak mëshirë të mbetur. Edhe Enver Hoxha të jepte mundësi të bëje autokritikë. Edhe në kohën e PPSH-së, drejtorë të RTSH-së, një prej të cilëve Marash Hajati ka mbrojtur gazetarët e tij edhe përballë funksionarëve të Komitetit Qendror, kur ata rrezikoheshin. Ndërsa në “Enveriadën” e Partizanit Peza, komunistit më të dalluar në media, autorit ekselent të pushimeve të pajustifikuara kolektive nga puna, kalojmë në nivelin e komunizmit më regresiv.  Dënimet masive pas Festivalit të 11-të dhe raprezaljet komunisto-fashiste të Alfred Pezës janë ndoshta dy ngjarjet më të rënda të dhunës kolektive që kanë ndodhur në RTSH, por të rralla edhe në gjithë historinë e medias shqiptare.

Aq entuziast dhe shpërthyes ishte Alfredi në eliminimet e tij, aq i pamposhtur dhe i panënshtruar si Enveri në vakt, saqë s’pyeti as për organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare që ngritën zërin e protestës ndaj tij. Koka e fundit e Cosa Nostrës, Matteo Messina Denaro e quante veten: “Kriminel i ndershëm”. Edhe Alfredoja për të ndershëm e di veten, me siguri, si Denaro. Njëri eliminonte pa mëshirë me armë, tjetri pa mëshirë me heqjen e bukës së gojës.

S’di me kë ta përngjasosh më parë atë që e ktheu RTSH-në në Kazermën Peza. C’them dhe unë?! C’kazermë! Kazermë është pak. Në kazermat e sotme vërtet ka pushkë, por përveç disiplinës së fortë, që nuk ka lidhje me profesione krijuese, edhe aty nuk besoj se ka ndonjë të frymëzuar që, sa vë këmbën, pushon njerëz nga puna.

Jo vetëm fillim i ri që s’duket në horizont, por edhe sikur të avitet ndonjë re, asnjë re e bardhë s’mund të qëndrojë mbi një ”zonë krimi”. Edhe Enver Hoxha ndërtoi fabrika dhe uzina që lëshonin tym të bardhë, por diktator mbetet. Ajo që shitet me zor si reformë nuk është reformë. Askush në Europë nuk bën të tilla “reforma”, europianët do të ishin lemerisur, siç u lemerisën shumë organizata europiane, do të ishin ngritur në këmbë edhe për pushimin nga puna të një gazetari të vetëm. Ajo që shitet për reformë është një Raprezalje e pastër, primitive, psikologjike, morale, ekonomike ndaj dhjetëra njerëzve, profesionistëve, familjeve të tyre, tipike e një vendi ku demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut mund të shkatërrohen lehtësisht brenda një nate të vetme, nga një njeri i vetëm, si në një ëndërr të keqe. A i ka mbetur më moral Alfred Pezës të qëndrojë në krye të RTSH-së? Çfarëdo të bëjë Alfredoja, ai do të mbetet fytyra e Adolfit të Medias Shqiptare. Edhe RTSH-së sigurisht. Sidomos asaj.

Fillim i ri? Vetëm drejtuesi është i ri, e sado të përpiqet të veshë xhaketa e kostume firmato apo të lyejë flokët me xhel e tradhëton “bishti”….. E reja, reja, retë që fryjnë mbi qiellin e RTSH-së kanë fytyrat e Diktatorëve primitivë, edhe me bisht nga pas…(Nuk e di pse macet dhe qenushat e mi sa herë unë futem në shtëpi më presin gjithë dashuri..)

Ky po që është fillimi i ri i RTSH-së: Rifillimi i diktaturës së vjetër…

Por, a do të kenë dinjitet institucionet shqiptare të zhbëjnë rilindjen dhe përhapjen e kësaj minidiktature që na largon nga Europa? Kjo është çështja.

Previous Post

Qeveria dyfishon taksën për tokën bujqësore. Ja sa do të paguajë fermerët

Next Post

“Na tha shihemi në darkë”, flasin familjarët e shqiptarit që u vra për një vend parkimi: Fëmijët duan babin, jo fotot

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

June 14, 2025
Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

June 14, 2025
FOTO+VIDEO/ Përfshihet nga flakët masive ndërtesa 67-katëshe në Dubai, evakuohen rreth 4000 banorë! Zjarri vihet nën kontroll pas gjashtë orësh

AKTUALITET

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

by Editor
June 14, 2025
0

ATHINË- Shqiptari Levian Goga prej ditësh është në qenër të vëmendjes pasi pa u menduar dy herë u hodh në lumin Arakhtos javën...

Read moreDetails
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

June 14, 2025
Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

June 14, 2025
FOTO+VIDEO/ Përfshihet nga flakët masive ndërtesa 67-katëshe në Dubai, evakuohen rreth 4000 banorë! Zjarri vihet nën kontroll pas gjashtë orësh

FOTO+VIDEO/ Përfshihet nga flakët masive ndërtesa 67-katëshe në Dubai, evakuohen rreth 4000 banorë! Zjarri vihet nën kontroll pas gjashtë orësh

June 14, 2025
Konflikti Iran-Izrael/ IDF: Janë eleminuar nëntë ekspertë bërthamorë iranianë! Ministri izraelit: Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë raketa, Teherani do të digjet

Konflikti Iran-Izrael/ IDF: Janë eleminuar nëntë ekspertë bërthamorë iranianë! Ministri izraelit: Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë raketa, Teherani do të digjet

June 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

June 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al