“Lufta brënda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”. Kjo shprehje e thënë nga Tom Doshi para disa vitesh, është shprehja që përshtatet më së miri me situatën brënda Partisë Socialiste në Librazhd. Që pas ikjes së Taulant Ballës nga drejtues qarku në Elbasan, situata ka dalë duarsh brënda kampit socialist. Të gjithë janë kthyer kundër të gjithëve duke luftuar njëri tjetrin në të gjitha mënyrat për të marrë sa më pushtet të munden.
Kastriot Gurra që prej 8 vitesh drejton Bashkinë e Librazhdit, këtë herë ndryshe nga herët e tjera ndjen se po i ikën pushteti nga duart pasi rivaliteti brënda kampit është rritur dhe të tjera figura po dalin në skenë për të qënë kandidatë potencialë për drejtimin e bashkisë. Një emër potencial që socialistët dëshironin që të kandidonin ishte ish drejtori i Aluiznit në Elbasan, Mariglen Disha.
Ky i fundit madje nisi edhe mini fushatën në qytet qysh në shtator të 2022, teksa shihej pothuajse cdo ditë në qytet që takonte njerëz me një shpurë njerzish nga pas. Mirpo shpejt Gurra kapi situatën e disfavorshme që po krijohej kundra tij, pasi pa që njerzit e tij më të besuar po i dilnin kundra, duke nisur tju shtërngonte lakun të gjithve. Nga burime konfidenciale brënda socialistëve të Librazhdit mësohet se Gurra i kishte përgatitur dosjen për në prokurori Dishës me disa shkelje që ky i fundit kishte bërë gjatë kohës që ka qënë në drejtimin e Aluiznit Elbasan.
Kjo ka qënë dhe arsyeja që Disha është tërhequr përfundimisht nga gara për të dalë kandidat në Bashkinë e Librazhdit. Kështu Gurra ka liruar rrugën nga pengesat e mundshme, duke nxjerrë ‘dhëmbët’ ndaj kujtdo që planifikon ti zërë vëndin, edhe kur ai është brënda kampit të tij. Përpost shantazhit ndaj Dishës, Gurra mendohet që ka dorzuar cantën me euro tek drejtuesi i qarkut Damian Gjiknuri dhe synon me patjetër që të kandidojë për një mandat të tretë edhe pse do ta ketë të pamundur fitoren me gjithë bazën që i ka dalë kundër.
Ska dyshim që Gurra i ardhur nga fshtatrat e Librazhdit para disa vitesh në qytet, ja ka ndjerë lezetin tenderave të bashkisë dhe nuk ka mdërmend ti lëshojë këto benefite tek askush tjetër. Dy apartamente në Librazhd, një vilë luksoze në fshat, dy apartamente të tjera në bregdet dhe disa makina të dhururata e bëjnë Gurrën një bishë të vërtetë kur vjen puna për të dorzuar karrigen e kryetarit të bashkisë dikujt tjetër. Mbetet për tu parë se deri ku do të arrijë lufta brënda llojin në Partinë Socialiste të Librazhdit.