Saturday, November 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Karagjozë me vulë!

Editor by Editor
March 28, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
0
Karagjozë me vulë!
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupimi i vetëquajtur si PD zyrtare u soll në mënyrën më qesharake të mundshme me zgjedhjet e 14 majit.

Ata nuk zgjodhën asnjërën prej rrugëve që kishin në dorë. As nuk iu bashkuan kandidatëve të primareve për të mos përçarë opozitën, as nuk vepruan si një forcë politike serioze që konkurron në 61 bashkitë e vendit.

Ata shkuan për variantin më absurd, atë për të propozuar kandidatë vetëm në ato qytete ku gjenin ndonjë delirant të gatshëm për tu thënë “PO”, ku zbulonin ndonjë konkurrent të ushqyer me tenderat e regjimit, apo ku kishin ndonjë qokë personale për të bërë.

Askush nuk mund ta shpjegojë dot se përse “vula” duhet të ketë psh. një kandidat në Tiranë, pa pasur të tillë në Shkodër, Elbasan apo Durrës? A mos vallë gjykojnë se Erion Veliaj është i pamposhtshëm? Edhe mundet, po le ta thonë e më pas të spjegojnë se përse i lanë të lira ato qytete ku i duket se Rilindja mund të thyhet. Kështu pa asnjë sqarim kjo zgjedhje vjen era fonde bashkie.

Le të shkojmë më tej. Ta zëmë se nuk donin t’i prishnin punë kolegëve si Luçiano Boçi në Elbasan apo Zef Hila, që u treguan të i gatshëm të digjnin mandatin e deputetit. Po a nuk vlen e njëjta logjikë edhe për Belind Këlliçin?

Le të supozojnë se e kanë kundër Metës (siç disa janë shprehur edhe publikisht), ndaj të cilit po bashkojnë votat me Ramën për ta nxjerrë nga politika. Po a ka sens që në një vend të mbështesësh atë që do Meta, ndërsa në një qytet tjetër ta përdorësh si alibi?

Të abstragojmë sikur po sillen si anti berishistë, që nuk e suportojnë dot një politikan të shpallur non grata nga aleati i madh. Po a nuk janë kandidatët për kryebashkiak të primareve ata që e kanë pranuar dominimin e Berishës? Ç’kuptim ka të bësh diferencë mes salistëve të bardhë apo të zinj?

Ky arrnim pa koherencë është thjeshtë karagjozllëk. Ai tregon se jo vetëm nuk kemi të bëjmë me një parti, por shumë më keq, me një çetë të sponsoruzuar nga lart, që fatkeqësisht nuk ka mbështetës.

Edhë më shëmtuar dolën në këtë ballo me maska ata që flisnin në emër të bashkimit, duke propozuar mbështetjen e të zgjedhurit të foltores, kundër rivalit socialist. Po ç’kuptim ka ky suport hipokrit, kur atij që pretendon të mbështesësh nuk i ke vjedhur vetëm siglën, vulën dhe flamurin, por mbi të gjitha, financimin publik, të drejtën për të pasur komisionerë dhe kohën e llogaritur mediatike? Ç’kuptim ka që edhe pasi nuk të është përfillur mendimi për një qëndrim kaq themelor, të vazhdosh të sillesh si pjesë e asaj që vetëquhet PD-ja zyrtare?

Duket sikur ata që iu kundërvunë Alibeajt, në vendimin e tij për të pasur “disa kandidatë”, duan të bëjnë të njëjtën lojë të fëlliqur si në 6 marsin e shkuar. Atëhere ata silleshin sikur nuk e kuptonin që Basha po i çonte drejt katastrofës dhe u befasuan aq shumë kur morën vesh rezultatin, sa i kërkuan atij dorëheqjen.

Por në këtë rast, pas 14 majit, as kjo nuk do të ketë rëndësi. Rri apo dorëhiqet Alibeaj nga kryesimi i një çete pa vota, do të jetë më shumë një subjekt humori e gallate sesa një çështje politike.

Në këtë kuptim, fati i kësaj shporte karavidhesh është fare i papërfillshëm. Nëse ata vlejnë për një gjë, kjo nuk ka lidhje me të ardhmen e tyre, por me testimin e këtij grupimi si lakmues për zgjedhjet që do të kemi në 14 maj. Ata janë njohur dhe pranuar politikisht si faktor nga qeveria dhe ambasada amerikane. Ata janë shpallur si opozitë nga gjykata, KQZ-ja, KAS-i dhe Kolegji zgjedhor. Në bazë të ligjeve të vendit, ata do kenë njerëzit e tyre në gjithë trupën e arbitrimit të zgjedhjeve. Ata do marrin para nga buxheti për të garuar. Ata do të jenë të privilegjuar në daljet televizive dhe në pozicionin që do të mbajnë në fletën e votimit. Pra ata janë dëshmia më domethënëse e farsës elektorale që po përgatitet, ku shqiptarëve po u serviret si opozitë kryesore një grupim që i ka lënë bosh së paku 2/3 e garave për kryebashkiakë./LAPSI

Previous Post

Merren në pyetje pronarët e Top Channel, ja çfarë deklaruan në lidhje me sulmin

Next Post

“Ua e tmerrshme, ky sikur është rritur në mal zbathur”, Olta komenton këmbën e Luizit: E ka shumë keq!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Veliaj e përshkruan arrestimin e tij si një rrëmbim të ngjashëm me atë të Medellin në Kolumbi: Sipas tij, nëse rrëmben një kryetar, krijohen mundësi për zgjedhje dhe mund të emërohet një pasues sipas dëshirës.

October 31, 2025
Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por...

Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por…

October 31, 2025
Juventus beson në Spalletti dhe potencialin e territorit

Juventus beson në Spalletti dhe potencialin e territorit

October 31, 2025
Spalletti gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: Kam besim se kjo skuadër ka potencial të madh, ndaj pranuar detyrën.

AKTUALITET

by timoni.al
October 31, 2025
0

Gjatë seancës për herë të parë në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqiti argumentet e tij lidhur me ankimimin ndaj...

Read moreDetails
Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por...

Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por…

October 31, 2025
Juventus beson në Spalletti dhe potencialin e territorit

Juventus beson në Spalletti dhe potencialin e territorit

October 31, 2025
Spalletti gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: Kam besim se kjo skuadër ka potencial të madh, ndaj pranuar detyrën.

Spalletti gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: Kam besim se kjo skuadër ka potencial të madh, ndaj pranuar detyrën.

October 31, 2025
Reforma e re në Administratën Publike, ndriçohet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet e pritura.

Reforma e re në Administratën Publike, ndriçohet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet e pritura.

October 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Veliaj e përshkruan arrestimin e tij si një rrëmbim të ngjashëm me atë të Medellin në Kolumbi: Sipas tij, nëse rrëmben një kryetar, krijohen mundësi për zgjedhje dhe mund të emërohet një pasues sipas dëshirës.

Veliaj e përshkruan arrestimin e tij si një rrëmbim të ngjashëm me atë të Medellin në Kolumbi: Sipas tij, nëse rrëmben një kryetar, krijohen mundësi për zgjedhje dhe mund të emërohet një pasues sipas dëshirës.

October 31, 2025
Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por...

Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por…

October 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al