Saturday, February 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jorgo Goro e tjetërsoi, SPAK i sekuestron tokën burrit të Xhaçkës

Editor by Editor
April 5, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Jorgo Goro e tjetërsoi, SPAK i sekuestron tokën burrit të Xhaçkës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka sekuestruar edhe pjesa tjetër e tokës (5 512 m2) për të cilën u arrestua ish-kryebashkiaku socialist i Himarës, Jorgo Goro. SPAK thotë se ka dyshime që kjo sipërfaqe është e fituar me dokumente të falsifikuara dhe kishte kaluar për investime strategjike. E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtetërore dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

NJOFTIMI I PLOTE NGA SPAK-ut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25, të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 176, datë 28.03.2024, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me nr. 176 regjistri themeltar, datë regjistrimi 19.03.2024, me palët dhe objektin e përcaktuar në pjesën hyrëse të vendimit;
  2. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria numër 36/341, sipas AMTP nr. 9715 datë 07.02.1994, aktualisht e identifikuar në vërtetimet hipotekorë me nr. 112, datë 16.04.2020, dhe nr. 1116, datë 24.12.2013, e cila është konturuar nga Bashkia Himarë në zonën me nr. Pasurie 36/35 me sipërfaqe 5080 m2;

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme datë 28.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në vijimësi edhe të njoftimeve të mëparshme të bëra nga Prokuroria e Posaçme, (sipas linkut: https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-23-03-2024-2/ ) nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, persona të cilët tashmë kanë pozitën procedurale të shtetasve nën hetim, kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren.

Kjo planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme. E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

Previous Post

Legalizuan pallatin pa leje në Lezhë, Prokuroria dërgon për gjykim 4 zyrtarët e Kadastrës

Next Post

Opozita në protestë për dosjen ‘5D’, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës

Next Post
Opozita në protestë për dosjen ‘5D’, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës

Opozita në protestë për dosjen ‘5D’, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

February 20, 2026
Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

February 20, 2026
Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

February 20, 2026
PD heq dorë nga bojkoti, Boçi: Do të angazhohemi në Komisione, por vendimet duhet të miratohen me konsensus.

LAJM I FUNDIT: Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, dërgohet në spital pas një lëndimi
Luçiano Boçi, deputeti i Partisë Demokratike, ka pësuar një lëndim dhe është transferuar në spital. Lajmi është në përditësim…

February 20, 2026
Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…
Lajmi Fundit

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

by timoni.al
February 20, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e katërt kombëtare të Partisë Demokratike (PD). Në një postim në Twitter, Rama...

Read moreDetails
Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

February 20, 2026
Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

February 20, 2026
PD heq dorë nga bojkoti, Boçi: Do të angazhohemi në Komisione, por vendimet duhet të miratohen me konsensus.

LAJM I FUNDIT: Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, dërgohet në spital pas një lëndimi
Luçiano Boçi, deputeti i Partisë Demokratike, ka pësuar një lëndim dhe është transferuar në spital. Lajmi është në përditësim…

February 20, 2026
Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

February 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

February 20, 2026
Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

February 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al