Sunday, May 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në veri të Kievit”, ushtari shqiptar rrëfehet nga fronti i luftës

Editor by Editor
February 27, 2022
in AKTUALITET, BOTË, Vendi
0
“Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në veri të Kievit”, ushtari shqiptar rrëfehet nga fronti i luftës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse nuk kemi një shifër zyrtare, thuhet se mes ushtarëve ukrainas që luftojnë përballë Rusisë në këto 4 ditë, janë edhe shtetas shqiptarë. Një i ri shqiptar, i cili nuk ka pranuar që të identifikohet, me arsyetimin se u cënohet siguria atij dhe shumë bashkëkombësve të vetë, sjell rrëfime dramatike nga fronti i luftës për BalkanWeb. Shqiptari, i cili kontakton me një numër amerikan, pohon se është pjesë e ushtrisë ukrainase, ndërkohë që prej vitesh ai jeton në SHBA. Ai deklaron për BalkanWeb se bashkë me 9 shqiptarë të tjerë janë në front të luftës 13 km në veri të Kievit, ndërkohë që shpreh shqetësimet e tij nga terreni.

“Jemi 9 shqiptarë këtu. Më i madhi është 44 vjeç. Vijmë nga vende të ndryshme, jemi shqiptarë nga USA, apo dhe Kanadaja, ushtarë dhe ish-ushtarë”, tha ai.
Ai pohon se armiku (ushtria ruse) po avancon drejt Kievit, ndërsa shton se këto forca janë të shumta në numër. “Ata po avancojnë dhe beteja është e vështirë. Por pavarësisht se janë të shumtë në numër, nuk kanë guxim. Shumë prej robërve që kemi kapur, pohojnë se nuk ishin nisur për luftë dhe se i kanë mashtruar. Ata nuk duan të luftojnë kundër Ukrainës.”, thotë shqiptari.

I pyetur se si është gjendja e ushtarëve shqiptarë, nëse ka pasur apo humbje në mesin e tyre apo dhe të plagosur, shqiptari jep lajmin e mirë se ata gëzojnë shëndet dhe janë mirë.

“Falë Zotit jemi mirë të gjithë. Vetëm disa lëndime të vogla”, shton ai. Madje shqiptari jep dhe video nga fushë beteja, ku shihet se si kolegët e tij ukrainas filmojnë atë çka ndodh në terren, ku pamjet e luftës janë të qarta. Në videot e siguruara nga BalkanWeb shihet se si sulmohen tanke, apo hidhen raketa, ndërsa në qiell shfaqen shtëllunga tymi, ndërsa ushtarët ecin të qetë, në misionin e tyre; për të luftuar armikun. Po ashtu, shqiptari ka siguruar për BË edhe pamje nga fronti i luftës dje në Kharkivi, ku shihet se si i zihet rruga dhe kapen mat tanket ruse. Ndër të tjera i riu ka dërguar edhe një video ku shfaqet një ushtar rus i kapur rob. Ushtari rus, që ka dëmtime në sy dhe është i fashuar, dëgjohet teksa flet në telefon ku sqaron se është kapur nga forcat ukrainase.

BalkanWeb sjell si dëshmi të bisedës me shqiptarin pjesë nga komunikimi me të, por për shkak të situatës nuk mund të verifikohet vendndodhja e tij.

“Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në veri të

“Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në veri të

Previous Post

Ukrainasit që jetojnë jashtë vendit rikthehen për të luftuar: Nëse jo ne, kush tjetër?! Rusët duhet të kenë frikë

Next Post

FOTO/ Tre ushtarë 18-vjeçarë ukrainas humbin jetën në frontin e luftës

Next Post
FOTO/ Tre ushtarë 18-vjeçarë ukrainas humbin jetën në frontin e luftës

FOTO/ Tre ushtarë 18-vjeçarë ukrainas humbin jetën në frontin e luftës

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës
AKTUALITET

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

by Editor
May 10, 2025
0

Në rrjet po ziejnë disa thashetheme, por ende jo zyrtare apo me fakte, ku thuhet se kryebashkiaku i Tepelenës është...

Read moreDetails
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025
Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

May 10, 2025
Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

May 10, 2025
‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

May 10, 2025
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al