Friday, October 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jam kundër zaptimit dhe pro çlirimit, por jo kudo dhe jo për çdo hapësirë

Editor by Editor
July 19, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Mendim i Lire, OP-ED
0
Jam kundër zaptimit dhe pro çlirimit, por jo kudo dhe jo për çdo hapësirë
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Beti NJUMA/ Gazetare

TIRANË- Dje postova një shkrim për skandalin urbanistik të Milanos i cili i ngjan, ndonëse në përmasa shumë herë më të vogla masakrës urbanistike që ka ndodhur në Tiranë. Shkrimi mori pak reagime. Më pak se sharësit e mi në rrjetet sociale ngase isha kundër “aksionit” për çlirimin e hapësirave publike. Unë jam kundër zaptimit dhe pro çlirimit, por jo kudo dhe jo për çdo hapësirë. Fjala vjen, spastrimet tek Stadiumi Arena janë qesharake dhe të dëmshme për biznesin dhe jetën komunitare.

Në Tiranë, hapësirat publike dhe gjelbërimin nuk e vranë pronaret e lokaleve dhe tendat, çadrat apo konstruksionet e lëvizshme të vendosura për të mbrojtur kafexhinjtë nga era, shiu dhe dielli. Tiranën e shkatërroi Edi Rama që drejtoi për 11 vite si kryebashkiak, nga 2000 deri 2011, (po i heqim 4 vitet e Bashes, që fjeti, siç u vjen mbarë rilindasve të thonë) dhe 9 vitet e Erion Veliajt me miliona metra katrorë ndërtime në vit. Dërrmën e fundit, kryeqytetit po jep perseri Edi Rama si lider i plotfuqishëm i gjithçkaje. Veçanërisht i KKUT-së që po miraton kulla shumëkatëshe duke shpërfillur çdo ligj dhe plan urbanistik, (Tirana e ka planin urbanistik të miratuar që në 14.4.2017.) 

Njerëzit, duhet ta dinë se urbanistika nuk është vetëm projektim rrugësh, trotuaresh apo një grushtrregullash ndërtimi. Urbanistika është arti i krijimit të hapësirave që i shërbejnë njeriut. Një qytet i mirë nuk matet me numrin e gradaçelave por me gjallërinë e rrugëve, me zërin e njerëzve që e mbushin atë. Një qytet është i gjallë kur trotuaret janë plot jetë, kur njerëzit ndihen të mirëpritur, kur takimet dhe bisedat ndodhin natyrshëm në hapësirën publike.

Por çfarë po ndodh sot në Tiranë? Pas aksioneve për “çlirimin e hapësirave publike”, shumë rrugë dhe trotuare janë bosh. Atmosfera ngjan kryekëput me periudhën e pandemisë: heshtje, zbrazëti, mungesë e ritmit të jetës. Dikur, zona përreth stadiumit “Air Albania” ishte një pikë takimi, një vend ku njerëzit pinin kafe, bënin shëtitje dhe i jepnin energji gjithë qytetit, ku fëmijët luanin. Sot, ajo hapësirë ka mbetur e shkrete, një skenë pa spektatorë. Pa folur për kostot për bizneset që paguajnë taksa dhe qira. Edhe më të larta se zonat e tjera të kryeqytetit. Pyetja lind natyrshëm: A është kjo gjë e mirë për qytetin dhe njerëzit e tij? Historia urbane na mëson të kundërtën. Qytetet më të suksesshme janë ato që i japin hapësirë njeriut, jo zbrazëtisë. 

Në vitet ’60, Kopenhageni dominohej nga trafiku i rënduar dhe trotuaret ishin bosh. Autoritetet vendosën të mbyllnin disa rrugë për makinat dhe të krijonin zona pedonale, si rruga e famshme “Strøget”. Rezultati? Rrugët u mbushën me jetë, kafene, artistë rruge dhe aktivitete sociale. Arkitekti Jan Gehl tha dikur: “Ne formojmë qytetet dhe pastaj ato na formojnë ne.”

Barcelona krijoi “superblloqe” ku rrugët u mbyllën për makinat dhe u hapën për njerëzit. Fillimisht pati kundërshtime, por më pas ato u kthyen në hapësira plot jetë, me lojëra, aktivitete, tregje dhe evente kulturore. Sot, banorët e El Poblenou e quajnë këtë model shembull të një qyteti që i përket njerëzve.

Deri në vitin 2009, Times Square ishte një nga zonat më kaotike për shkak të trafikut. Një vendim radikal e mbylli për makinat dhe e shndërroi në një hapësirë publike me stola dhe evente. Rezultati? Sot është simbol i jetës urbane ku miliona njerëz takohen, shëtisin dhe shijojnë qytetin.
Bogotaja ne Kolumbi konsiderohet si eksperimenti më i suksesshëm i transforminit të një qyteti. Veçanërisht për krijinin e hapësirave të gjelbra. Bogotaja çdo të dielë mbyll mbi 100 km rrugë për makinat dhe i hap për njerëzit, biçikletat dhe aktivitetet sportive. Atmosfera i ngjan një festë të madhe, duke treguar se njerëzit duan hapësira për të jetuar, biseduar e takuar dhe jo vetëm për të kaluar.

Këta shembuj tregojnë një të vërtetë universale: kur i jep qytetit hapësira të gjalla për njerëzit, ai lulëzon; kur i zhvesh nga jeta, ai vdes. Urbanistika nuk duhet të jetë sterile, e ftohtë dhe teknike. Ajo duhet të jetë njerëzore. Një trotuar bosh mund të duket i rregullt, por është emocionalisht i vdekur. Një qytet pa njerëz është vetëm një koleksion betoni. E tillë më duket se është shndërruar Tirana sot. 

Prandaj pyetja shtrohet: A duam një qytet me trotuare bosh apo një qytet që merr frymë e gjallon? Siç e tregojnë Kopenhageni, Barcelona, New Yorku dhe Bogotaja, përgjigjja është e thjeshtë: hapësirat duhet t’u përkasin njerëzve. Dhe t’u kthehen atyre. Nëse nuk merret parasysh faktori “njeri” çdo ndërhyrje është e kotë. Nuk e them unë këtë. E thonë urbanistët më të mirë në botë. E do të duhej ta thonin edhe urbanistët tanë, të cilët, me dy-tri përjashtime, për shkak të interesave të vogla e të mëdha heshtin. Turpshëm! Duke parë si shkatërrohet Tirana. Si betonizohet pa mëshirë në çdo hapësirë. Nëse çadrat shkulen, betoni i kullave është i përjetshëm.

Nëse synimi është të krijohen qytete për njerëzit, atëherë politika urbane duhet të matet me pyetjen: a janë rrugët më të gjalla pas ndërhyrjes, apo më të heshtura? Tirana sot, në shumë zona, po jep një përgjigje shqetësuese.

Previous Post

VIDEO/ Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari në Shëngjin, identifikohet viktima

Next Post

EMRAT/ Sherri i dhunshëm në Ksamil, zbardhet shkaku i përplasjes së pëgjakshme, mes dy pronarëve të hoteleve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

October 16, 2025
Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

October 16, 2025
Tensione në Kuvend/ "Je i paaftë", Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

October 16, 2025
Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton për ndalimin e monopatinave, Ristani: Vendimi nuk ka ardhur nga bashkia

LAJME

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

by timoni.al
October 16, 2025
0

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, do të vazhdojë të mbetet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi...

Read moreDetails
Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

October 16, 2025
Tensione në Kuvend/ "Je i paaftë", Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

October 16, 2025
Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton për ndalimin e monopatinave, Ristani: Vendimi nuk ka ardhur nga bashkia

Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton për ndalimin e monopatinave, Ristani: Vendimi nuk ka ardhur nga bashkia

October 16, 2025
Seanca për Pëllumb Gjokën, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekën/ Të akuzuarit nuk paraqiten, mbrojtësit kërkojnë vonesë të gjykimit

Tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas të tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv, SPAK i dërgon në gjykatë.

October 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

October 16, 2025
Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

October 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al