Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Izraeli bombardon Gazën dhe paralajmëron se Hamasi është afër “shpërbërjes”

Editor by Editor
December 12, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Izraeli bombardon Gazën dhe paralajmëron se Hamasi është afër “shpërbërjes”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës edhe të martën, teksa ka thënë se fushata e tij për ta shkatërruar Hamasin, e ka lënë grupin palestinez “në prag të shpërbërjes”.

Hamasi, grup radikal që udhëheq Gazën me 2.4 milionë banorë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Liderët për çështje humanitare frikësohen se Gaza mund të kthehet shpejt në zonë të sëmundjeve dhe urisë së madhe, andaj janë duke shtuar presionin diplomatik ndaj Izraelit që të bëjë më shumë përpjekje për t’i mbrojtur civilët.

Hamasi ka thënë të martën se përleshjet kanë ndodhur në qendër të Gazës, ndërsa dëshmitarët kanë raportuar për sulmeve vdekjeprurëse izraelite në jug të territorit.

Sulmet ajrore izraelite kanë lënë të vdekur të paktën 12 persona në qytetin jugor Rafah, afër kufirit me Egjiptin, ku dhjetëra mijëra njerëz tentojnë të strehohen, ka raportuar agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Sulmet e së hënës e kanë shënjestruar qytetin kryesor jugor Han Junis, i cili është kthyer në epiqendër të luftimeve.

“Hamasi është në prag të shpërbërjes – ushtria është duke marrë kontrollin e bastioneve të fundit”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, të hënën.

Lufta ka nisur më 7 tetor, si pasojë e sulmeve të Hamasit në Izrael, duke lënë 1.200 njerëz të vrarë, dhe duke marrë rreth 240 pengje në Gazë.

Izreaeli është përgjigjur me ofensivë, e cila e ka shndërruar një pjesë të madhe të Gazës në gërmadhë, dhe ka lënë të vrarë të paktën 18.200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 1.9 milion banorë në territorin me 2.4 milionë të tillë, janë zhvendosur nga lufta, pjesa më e madhe fëmijë.

Luftimet dhe bombardimet e ashpra në jug – ku Izraeli u ka kërkuar paraprakisht civilëve që të strehohen – i ka lënë njerëzit me pak mundësi se ku të shkojnë.

Umm Mohammed al-Jabri i ka humbur shtatë fëmijë si pasojë e sulmeve ajrore në Rafah, pasi është larguar prej veriut në jug të Gazës.

“Më kanë mbetur edhe katër fëmijë”, ka thënë Jabri, 56 vjeç.

“Natën e kaluar, ata bombarduan shtëpinë ku ishim dhe e shkatërruan. Ata na kanë thënë se Rafah do të jetë vend i sigurt. Nuk ka vend të sigurt”.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të hënën se civilët në Gazë po përballen me situatë katastrofike, dhe e ka krahasuar shkatërrimin e territorit, me atë të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mungesë të furnizimeve dhe përkeqësim të kushteve higjienike, gratë dhe vajzat në Rafah kanë thënë se detyrohen të përdorin rroba gjatë ciklit menstrual në vend të pecetave.

“Shqyej rrobat e fëmijëve të mi, apo çfarëdo rrobe që gjej”, ka thënë 25-vjeçarja Hala Ataya për agjencinë e lajmeve AFP.

Organizatat ndërkombëtare për ndihmë përballen me shumë pengesa për të dërguar ndihmë te banorët e Gazës, pasi vetëm pika kufitare Rafah është e hapur për qarkullim./rel

Previous Post

Të shtëna me armë në Laç, qëllohet drejt policit, ka të plagosur

Next Post

Euro vijon pikiatën, kursi i këmbimit valutor për sot, 12 dhjetor 2023

Next Post
Euro vijon pikiatën, kursi i këmbimit valutor për sot, 12 dhjetor 2023

Euro vijon pikiatën, kursi i këmbimit valutor për sot, 12 dhjetor 2023

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lewandowski në pritje të Milanit dhe Juventusit, ndërsa Barcelona ka strategji për ta ruajtur.

Lewandowski në pritje të Milanit dhe Juventusit, ndërsa Barcelona ka strategji për ta ruajtur.

March 23, 2026
Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

March 23, 2026
Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin për të ndalur armët bërthamore; sulmet ndaj objekteve energjetike të ndaluara për pesë ditë, mohon Teherani.

Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, armët bërthamore tani janë të papranueshme! Çmimi i naftës bie, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike pezullohen për pesë ditë. Teherani e quajti këtë dezinformatë.

March 23, 2026
‘Do të eliminoj të gjithë’/ Gazetarja ofron informacion mbi tragjedinë me tre të vdekur në Podujevë: Nëna u mor peng…

AKTUALITET

Lewandowski në pritje të Milanit dhe Juventusit, ndërsa Barcelona ka strategji për ta ruajtur.

by timoni.al
March 23, 2026
0

Milan dhe Juventus kanë shprehur interes për sulmuesin Robert Lewandowski, i cili aktualisht luan për Barcelonën. Lewandowski, 37 vjeç, ka...

Read moreDetails
Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

March 23, 2026
Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin për të ndalur armët bërthamore; sulmet ndaj objekteve energjetike të ndaluara për pesë ditë, mohon Teherani.

Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, armët bërthamore tani janë të papranueshme! Çmimi i naftës bie, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike pezullohen për pesë ditë. Teherani e quajti këtë dezinformatë.

March 23, 2026
‘Do të eliminoj të gjithë’/ Gazetarja ofron informacion mbi tragjedinë me tre të vdekur në Podujevë: Nëna u mor peng…

‘Do të eliminoj të gjithë’/ Gazetarja ofron informacion mbi tragjedinë me tre të vdekur në Podujevë: Nëna u mor peng…

March 23, 2026
Interi nuk toleron më; Thuram bëhet model, largimi i tij mund të ndodhë nëse…

Interi nuk toleron më; Thuram bëhet model, largimi i tij mund të ndodhë nëse…

March 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lewandowski në pritje të Milanit dhe Juventusit, ndërsa Barcelona ka strategji për ta ruajtur.

Lewandowski në pritje të Milanit dhe Juventusit, ndërsa Barcelona ka strategji për ta ruajtur.

March 23, 2026
Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

March 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al