Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Investimet e huaja arrijnë në 23% të vlerës së tregut të pronave në Shqipëri, cilët kryesojnë

Editor by Editor
September 27, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Investimet e huaja arrijnë në 23% të vlerës së tregut të pronave në Shqipëri, cilët kryesojnë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Blerësit e huaj po bëhen një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme.

Sipas statistikave të Investimeve të Huaja Direkte të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar shtetasit e huaj investuan 191 milionë euro në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, në rritje me 129% krahasuar me një vit më parë. Edhe në tremujorin e parë të këtij viti rritja vazhdoi, për një shumë totale prej 59 milionë eurosh, pothuajse dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po të krahasojmë të dhënat e Bankës së Shqipërisë me statistikat zyrtare tregut të pasurive të paluajtshme të llogaritur nga Instat, vlerësohet se transaksionet e blerësve të huaj përbënin rreth 21% të volumit zyrtar të tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Për tremujorin e parë të këtij viti, pesha e transaksioneve të investitorëve të huaj u rrit më tej dhe arriti në më shumë se 23% të tregut.

Rritja e investimeve nga shtetasit e huaj mund të jetë një nga elementët që shpjegojnë rritjen e fortë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2017-2021, çmimet e banesave në rang vendi janë rritur mesatarisht me rreth 13% në vit.

Agjencitë e pasurive të paluajtshme raportojnë transaksione të shumta të blerjes nga shtetasit e huaj edhe jashtë sezonit veror, fenomen që, sipas agjentëve, nuk ka ndodhur me herët as në vitet me të mira. Sipas agjencive, në këto transaksione kryesisht mbizotërojnë çekët dhe polakët në jug dhe Durrës, gjermanët dhe holandezët në Vlorë dhe Durrës, italianët gjithashtu në Vlorë dhe Durrës dhe nordikët, sidomos suedezë dhe finlandezë në Sarandë dhe Shëngjin.

Blerësit jorezidentë përfshijnë shtetas të huaj dhe shqiptarë me banim jashtë vendit. Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit në krahasim me vendet ku jetojnë, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po vendosin të investojnë në një pronë në Shqipëri.

Një fenomen tjetër, sipas agjentëve, është edhe rikthimi i shqiptarëve. Shumë prej tyre i kishin shitur pronat në Shqipëri në momentin kur kanë emigruar jashtë vendit, për shkak të nevojës për para në fillim të emigrimit. Por, pasi janë stabilizuar në vendet ku kanë emigruar, shumë prej tyre po vendosin të blejnë një apartament të dytë edhe në Shqipëri me kursimet e grumbulluara./Monitor

Previous Post

VIDEO/ Sulm kamikaz në Turqi, dy gratë hedhin veten në erë në stacionin e policisë

Next Post

“Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Shqipërisë”, paralajmërimi shqetësues i sizmologut

Next Post

“Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Shqipërisë”, paralajmërimi shqetësues i sizmologut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al