Pas presionit të opozitës, mazhoranca ka ngritur kartonët jeshil për zhvilliminim e mocionit me debat për skandalin “McGonigal” më 2 mars, ku koha do të jetë pa limit. Deputeti socialist Erion Braçe ka votuar kundër.
Por, sërish deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar duke u shprehur se ky skandal nuk mund të diskutohet pas një muaji.
Pas këtij vendimi, ka folur në protestë dhe lideri demokrat Sali Berisha, i cili paralajmëroi se në ky mocion nuk do të zhvillohet në Kuvend, atëhere do ta zhvillojnë paqësisht në Surrel, tek vila e kryeministrit Edi Rama.















