Monday, February 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura”/ Takim i papritur mes Ramës dhe Kim, Ambasada e SHBA zbardh çfarë diskutuan

Editor by Editor
December 12, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura”/ Takim i papritur mes Ramës dhe Kim, Ambasada e SHBA zbardh çfarë diskutuan
0
SHARES
60
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim të panjoftuar më herët, këtë të hënë, me kryeministrin Edi Rama.

Është Ambasada e SHBA ajo që zbardh takimin mes Ramës dhe Kim, e cila është në përfundim të mandatit të saj diplomatik në Shqipëri.

Sipas Ambasadës, Kim dhe Rama diskutuan për një sërë çështjesh, rajonale, globale por edhe në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Rama dhe Kim diskutuan edhe për Reformën në Drejtësi, një çështje që është aulduar në media si shkak i përplasjes mes qeverisë dhe ambasadores amerikane, për shkak të “preferencave” në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

“Në këtë kontekst, ata diskutuan arritjet, si dhe sfidat, në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ishin në një mendje se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”, bën me dije ambasada e SHBA.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ambasadorja Kim u takua me Kryeministrin Rama më 12 dhjetor për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022 dhe për të diskutuar mënyrat për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit gjatë vitit 2023.

Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për udhëheqësinë dhe kontributet e rëndësishme të Shqipërisë gjatë vitit të parë të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Roli i Shqipërisë në KSKB ka qenë me rëndësi kritike për çështje të rëndësishme globale, përfshi mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.

Ambasadorja Kim njohu kontributet e Shqipërisë në integrimin dhe stabilitetin rajonal, përfshi gjatë thirrjeve të Shqipërisë për vetëpërmbajtje në veriun e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë dënuar të gjitha sulmet ndaj agjencive kosovare dhe ndërkombëtare të sigurisë si dhe kërcënimet për dhunë dhe kanosje, si dhe shprehën mbështetje të plotë për KFOR-in dhe EULEX-in. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nxitur palët që të punojnë brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që përbëjnë shqetësim.

Ata diskutuan mënyrat për të ndërtuar më tej mbi arritjet historike në marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri, përfshi aftësitë dhe kontributet ushtarake në rritje të Shqipërisë si aleate në NATO. Ambasadorja riafirmoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të Iranit.

Ambasadorja Kim i përcolli përgëzime të ngrohta Kryeministrit për mikpritjen e suksesshme të Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, duke vërejtur se është hera e parë që një samit i tillë është zhvilluar jashtë Brukselit. Ajo ritheksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosmërisht integrimin e plotë të Shqipërisë si anëtare e BE-së. Në këtë kontekst, ata diskutuan arritjet, si dhe sfidat, në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ishin në një mendje se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Ambasadorja Kim dhe Kryeministri Rama pohuan se, teksa mbyllim vitin që shënon 100 vjet nga vendosja fillestare e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, partneriteti ynë është më i fortë se kurrë.

Previous Post

Putin anulon konferencën e përvitshme për shtyp

Next Post

Ndahet nga jeta Ylli Çabiri, Shqipëria humb një ekspert të rrallë të pushtetit vendor dhe decentralizimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona e konsideron Kane si zëvendësuesin e Lewandowskit, reagon anglezi…

Barcelona e konsideron Kane si zëvendësuesin e Lewandowskit, reagon anglezi…

February 22, 2026
Mourinho largohet nga Real Madrid, komentet mbi Vinicius Jr mbyllin mundësinë e rikthimit të tij.

Mourinho largohet nga Real Madrid, komentet mbi Vinicius Jr mbyllin mundësinë e rikthimit të tij.

February 22, 2026
Roma triumfon ndaj Cremoneses, mban vendin e katërt dhe e largon Juventusin me 4 pikë.

Roma triumfon ndaj Cremoneses, mban vendin e katërt dhe e largon Juventusin me 4 pikë.

February 22, 2026
‘Milano Cortina 2026’ fillon, Norvegjia në vend të parë, Shqipëria e shënon si pjesëmarrjen më të madhe…

‘Milano Cortina 2026’ fillon, Norvegjia në vend të parë, Shqipëria e shënon si pjesëmarrjen më të madhe…

February 22, 2026
Barcelona e konsideron Kane si zëvendësuesin e Lewandowskit, reagon anglezi…
Lajmi Fundit

Barcelona e konsideron Kane si zëvendësuesin e Lewandowskit, reagon anglezi…

by timoni.al
February 22, 2026
0

Harry Kane vazhdon të shkëlqejë me Bayern Munich, duke e bërë atë një lojtar tërheqës për shumë ekipe. Sipas raportimeve...

Read moreDetails
Mourinho largohet nga Real Madrid, komentet mbi Vinicius Jr mbyllin mundësinë e rikthimit të tij.

Mourinho largohet nga Real Madrid, komentet mbi Vinicius Jr mbyllin mundësinë e rikthimit të tij.

February 22, 2026
Roma triumfon ndaj Cremoneses, mban vendin e katërt dhe e largon Juventusin me 4 pikë.

Roma triumfon ndaj Cremoneses, mban vendin e katërt dhe e largon Juventusin me 4 pikë.

February 22, 2026
‘Milano Cortina 2026’ fillon, Norvegjia në vend të parë, Shqipëria e shënon si pjesëmarrjen më të madhe…

‘Milano Cortina 2026’ fillon, Norvegjia në vend të parë, Shqipëria e shënon si pjesëmarrjen më të madhe…

February 22, 2026
Trump vazhdon të mbajë qëndrim në lidhje me Iranin, presidenti i SHBA: Tani është momenti për të ndryshuar regjimin.

Presioni amerikan mbi Iranin, Trump sfidon pozitat e Teheranit: Pse po qëndrojnë të qetë?

February 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona e konsideron Kane si zëvendësuesin e Lewandowskit, reagon anglezi…

Barcelona e konsideron Kane si zëvendësuesin e Lewandowskit, reagon anglezi…

February 22, 2026
Mourinho largohet nga Real Madrid, komentet mbi Vinicius Jr mbyllin mundësinë e rikthimit të tij.

Mourinho largohet nga Real Madrid, komentet mbi Vinicius Jr mbyllin mundësinë e rikthimit të tij.

February 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al