Wednesday, October 29, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inceneratorët po grijnë vetëm fondet e Buxhetit të Shtetit: 120 milionë euro

Editor by Editor
February 16, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Inceneratorët po grijnë vetëm fondet e Buxhetit të Shtetit: 120 milionë euro
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve, hyjnë në investimet më të mëdha të qeverisë për nga vlera në 6 vitet e fundit, por ato nuk anë pasur asnjë rol në trajtimin e mbetjeve edhe pse 2 nga tre objektet tashmë janë ndërtuar.

Të dhënat e Eurostat, mbi trajtimin e mbetjeve në Europë tregojnë se në vitin 2022 në Shqipëri u gjeneruan 295 kilogram mbetje për banorë, por vetëm 13 kilogram për frymë ose 4.4% për qind e totalit të tyre u eliminuan me djegie në inceneratorë ose në fushë të hapur.

Sakaq, inceneratorët janë kthyer në objekte të “djegies” së fondeve publike. Qe nga viti 2017- janar 2024, ato kanë marrë nga buxheti i shtetit rreth 122 milionë euro, sipas te dhënave nga Ministria e Financave, teksa miliona të tjera prokurohen ditë pas ditë me qëllim për rikthimin e tyre në pune.

Vetëm në janar të vitit 2024, kompania Integrated Energy BV SPV përgjegjëse për ndërtimin e indceneratorit të Tiranës, është paguar nga thesari i shtetit me rreth 2.1 milionë euro, nga të cilat mbi 600 mijë ishin pagesa të Bashkisë së Durrësit dhe 1,5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës.

Për shkak të investimeve jo-efektive dhe korruptive kostot e Bashkisë së Tiranës, për menaxhimin e mbetjeve në vitin 2024 janë më shumë së dyfishi, në krahasim me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorëve, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti afatmesëm 2024-2026 i Bashkisë së Tiranës për periudhën 2021-2024 dhe 2017 nga Kontrolli i Kartë i Shtetit (KLSH).

Përpunimi i mbetjeve i kushton më shumë bashkisë së Durrësit. Bashkia Durrës, përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave).

Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Sakaq, qytetet kryesorë të vendit përballen njëherazi me kosto të larta të trajtimit të mbetjeve dhe ndodhen para një emergjencë mjedisore, pasi mbetjet e gjeneruara në Elbasan, Durrës, Kavajë, Vorë dhe Tiranë po grumbullohen në landfillet pranë inceneratorëve që nuk punojnë.

Trajtimi i mbetjeve në Shqipëri vijon të jetë një “patate e nxehtë” në dorën e qeverisë, teksa vendi po përjeton bum turistik.

Vendi vitin e kaluar u vizitua nga 10 milionë turistë, dhe ky sezon pritet të jetë edhe më i mbarë nga prenotimet.

Nga ana tjetër pirgjet me plehra gjenden kudo në vend.

Previous Post

VIDEO/ Biden bën një tjetër gafë! Quan mbretëreshën Rania të Jordanisë “mbretëresha Rihanna”

Next Post

“Më kafsho më fort”/ Meritoni dhe Ilnisa kalojnë momente në shtrat

Next Post
“Më kafsho më fort”/ Meritoni dhe Ilnisa kalojnë momente në shtrat

“Më kafsho më fort”/ Meritoni dhe Ilnisa kalojnë momente në shtrat

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shqetësimi për kalin sot, rasti i vrasjes në Kalanë e Beratit: Dëshmia e autorit zbardhet - Më ofendoi, mora thikën nga samari...

Shqetësimi për kalin sot, rasti i vrasjes në Kalanë e Beratit: Dëshmia e autorit zbardhet – Më ofendoi, mora thikën nga samari…

October 29, 2025
Helikopter rrëzohet afër bazës së Everestit në Nepal, piloti shpëton mrekullisht.

Helikopter rrëzohet afër bazës së Everestit në Nepal, piloti shpëton mrekullisht.

October 29, 2025
“‘Nuk kam çfarë të humbas,’ qytetari nis grevën para SPAK: Më kanë vrarë nënën dhe dajën për shtëpinë”

“‘Nuk kam çfarë të humbas,’ qytetari nis grevën para SPAK: Më kanë vrarë nënën dhe dajën për shtëpinë”

October 29, 2025
Ngjarje tragjike në Kupën e Gjermanisë, një tifoze humb jetën pas komplikacioneve shëndetësore të ndodhura në tribunë.

LAJME

Shqetësimi për kalin sot, rasti i vrasjes në Kalanë e Beratit: Dëshmia e autorit zbardhet – Më ofendoi, mora thikën nga samari…

by timoni.al
October 29, 2025
0

Në një ngjarje tragjike në kalanë e Beratit, 63-vjeçari Kristo Mema është akuzuar për vrasjen e Keli Hoxhës pas një...

Read moreDetails
Helikopter rrëzohet afër bazës së Everestit në Nepal, piloti shpëton mrekullisht.

Helikopter rrëzohet afër bazës së Everestit në Nepal, piloti shpëton mrekullisht.

October 29, 2025
“‘Nuk kam çfarë të humbas,’ qytetari nis grevën para SPAK: Më kanë vrarë nënën dhe dajën për shtëpinë”

“‘Nuk kam çfarë të humbas,’ qytetari nis grevën para SPAK: Më kanë vrarë nënën dhe dajën për shtëpinë”

October 29, 2025
Ngjarje tragjike në Kupën e Gjermanisë, një tifoze humb jetën pas komplikacioneve shëndetësore të ndodhura në tribunë.

Ngjarje tragjike në Kupën e Gjermanisë, një tifoze humb jetën pas komplikacioneve shëndetësore të ndodhura në tribunë.

October 29, 2025
Makinat luksoze vidhen "me stil" në Angli dhe transportohen në Dubai, zbulohet skema e përdorur nga grupet kriminale.

Makinat luksoze vidhen “me stil” në Angli dhe transportohen në Dubai, zbulohet skema e përdorur nga grupet kriminale.

October 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqetësimi për kalin sot, rasti i vrasjes në Kalanë e Beratit: Dëshmia e autorit zbardhet - Më ofendoi, mora thikën nga samari...

Shqetësimi për kalin sot, rasti i vrasjes në Kalanë e Beratit: Dëshmia e autorit zbardhet – Më ofendoi, mora thikën nga samari…

October 29, 2025
Helikopter rrëzohet afër bazës së Everestit në Nepal, piloti shpëton mrekullisht.

Helikopter rrëzohet afër bazës së Everestit në Nepal, piloti shpëton mrekullisht.

October 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al