Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“I qëlloi drejt debili…”! Vjen dosja për “UFO”-n e Laprakës, kush është mjeshtri i arratisjeve?

Editor by Editor
December 23, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“I qëlloi drejt debili…”! Vjen dosja për “UFO”-n e Laprakës, kush është mjeshtri i arratisjeve?
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet Italiane pak kohë më parë kanë sjellë dosjen hetimore për Pajën, por ky vendim është njohur në vitin 2011 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila mbi bazën e akteve hetimore të transferuara nga Italianët në Shqipëri, rezulton se Paja, është dënuar dhe tashmë mbetet vetëm për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, rezulton i dënuar me 15 vjet burgim për një krim të kryer në Milano të Italisë, ku mbeti i vrarë shtetasi ekuadorian, Ramires Saca Louis Gonzalo dhe i plagosur Orellana Calle Jose Enrique. Në dosje jepet një tablo e qartë e dinamikës së krimit të ndodhur në 2 shtator 2006 në “Park Nord” në Milano.

Dënimi me 15 vjet burgim për Ilir Pajën i njohur me nofkën “UFO” nga policia italiane për shkak të dy arratisjeve spektakolare nga burgjet është dhënë si bashkim i dënimeve edhe për veprën penale të rrëmbimit dhe përdhunimit të një shtetase rumune, LASCAR Nina Alexandra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Vrasja i ekuadorianit dhe përdhunimit të rumunes, është kryer 6 muaj pasi Paja ishte arratisur nga burgu i Perugias dhe qëndronte në Milano së bashku me Gentian Makshian.

Sipas dosjes italiane, fillimisht Ilir Paja është arrestuar në Itali në 27 Prill 2006 në zonën e Perugias, pasi autoritet e Drejtësisë Gjermane, kishin lëshuar në 20 korrik 2005 një mandat arresti për Pajën, të cilin e akuzonin për vrasje.

Nga data 27 korrik 2006 kur është arrestuar për llogari të Gjermanisë, dhe deri në 11 qershor 2006, Paja rezulton të jetë mbajtur në ambientet e burgut të Perugias. Por teksa kishte nisur gjyqi për ekstradimin e tij në Gjermani, në datën 11 qershor, Paja, ka mundur të arratiset dhe është provuar që ka gjetur strehim në qytetin e Milanos.

Nga përgjimet e kryera të një rrethi shoqëror shqiptarësh në Milano, është mësuar nga Italianët se Paja qëndronte në Milano, nën shoqërinë e një tjetër shqiptari, të quajtur Gentian Makshija, ky i fundit tashmë i dënuar në Itali.

Për shkak se këta dy personazhe u përfshinë në një vrasje të ndodhur në 2 shtator 2006, policia Italiane mundi ti arrestojë ata në 4 shtator. Pikërisht nga kjo datë, Ilir Paja ka qëndruar i arrestuar deri në 14 gusht 2007, pasi teksa po e transportonin me ambulancë nga Livorno për në burgun e Carinolas në Itali, ai ka arritur të arratiset përsëri.

Përmes hetimeve të kryera nga autoritet italiane, është provuar se Paja, ka mundur të dalë nga territori Italian, duke u futur në Shqipëri, ku ka qëndruar i strehuar. Ndërsa miku i tij Gentian Makshia, ka dalë para gjykatës së Milanos duke u dënuar në Itali.

Sipas dosjes hetimore thuhet se në mbremjen e 2 shtatorit 2006, ekuadoriania Garcia Contreras Maria Belen, e cila ndodhej bashkë me të shoqin, të jahtin, si dhe bashkëkombas të tjerë të saj në parkingun përballë “Parco Nord” në Milano, është ngacmuar verbalisht nga shqiptari, Gentian Makshia.

Ky person i ka kërkuar asaj që të shkëputej veçmas me të në park, por Garcia Contreras Maria Belen, nuk i është përgjigjur ftesës dhe është bashkuar me familjarët e tjerë të saj. Pas disa çastesh, bashkëshorti i saj Jaramillo Guerrero Andrei Fernando, bashkë me një shok të tij, kanë vajtur në park dhe aty kanë vënë re Gentian Makshian, i cili ishte personi që pak më parë i kishte ngacmuar me fjalë gruan.

Makshia, po kryente veprime të turpshme në publik, karshi shtetasve ekuadorianë. Jaramillo Guerrero Andrei Fernando, ka reaguar duke i thënë Gentjan Makshia, se zona frekuentohej nga gra dhe fëmijë, e ai nuk mund të kryente aty të tilla veprime. Në këtë moment rezulton se ka filluar grindja mes tyre.

Nga deklarimet e personave të pranishëm në vendngjarje rezulton se, Gentjan Makshia është larguar duke u bashkuar me disa bashkëkombas të tij, të cilët qëndronin disa metra më larg. Pak minuta më vonë rezulton se Gentian Makshia është afruar përsëri pranë grupit të shtetasve nga Ekuadori, i shoqëruar me një person tjetër, i cili në vazhdim më pas, është identifikuar si, Ilir Paja.

Në këto momente Gentjani, ka goditur me grushte Garcia Rojas Isidro Freddy, i cili është i ati i vajzës që ai kishte ngacmuar. Ndërkohë, nga ana tjetër, Ilir Paja, me një pistoletë gjysmë automatike “Tanfolio” që mbante në dorën e tij të djathtë ka kërcënuar të gjithë grupin e ekuadorianëve.

Gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar, kur persona të tjerë nga Ekuadori, të cilët ndodheshin në park.Ata janë afruar dhe kanë nisur të mbronin familjen “Garcia”, duke qëlluar me sende të forta (gure dhe shishe) ndaj dy shqiptarëve.

Në këto momente Ilir Paja, me armën e zjarrit që kishte në dorë ka filluar të qëllojë në drejtim të ekuadorianëve, të cilët kanë qenë në ndjekje të tyre, teksa ata po largoheshin nga parku në drejtim të automjetit tip “Lancia Y”. Si pasojë e goditjeve me armë zjarri, kanë mbetur fillimisht të plagosur dy ekuadorianët Ramires Saca Louis Gonzalo, i cili më pas ndërroi jetë dhe Orellana Calle Jose Enrique.

Emrat e Gentjan Makshia dhe Ilir Pajës, janë mësuar përmes përgjimeve telefonike të kryer mes një grupi shoqëror shqiptarësh, që flisnin me njëri-tjetrin,duke treguar se vrasjen e kishin kryer Makshia dhe Paja. Përgjimi ka filluar mbrëmjen e 2 shtatorit 2006, ku shqiptarët flasin: “…kemi dëgjuar katër të shtëna me armë zjarri… dhe pak çaste më vonë edhe tre të tjera…”.

Personat e përgjuar janë shokë Ilir Paja dhe Gentjan Makshia. Kështu, nga personat e përgjuar veçohet kjo bisede mes një personi të identifikuar me emrin Nardi dhe bashkëbiseduesi tjetër:

Nardi thotë: “…Ej i qëlloi drejt për drejt dhe i vrau ej!”.

Tjetri: “…drejt për drejt, qëlloi drejt për drejt…”.

Personat që janë përgjuar ankohen me njëri-tjetrin për sjelljen e Gentit, pra të Gentjan Makshia-s. Menjëherë pas të shtënave shtetasi i identifikuar si Nardi pohon në telefon: “I vrau… a nuk të thashë se ç’është në gjendje të bëjë Genti…! dhe me pas vazhdon:”…ai Genti është debil!…” dhe përsëri:”…Eh Genti, Genti!… eh Genti, Genti!”.

Në vazhdim, rreth orës 00:38, duke gdhirë 2 shtatori rezulton se personat e vënë në përgjim takohen me Ilir Pajën dhe Gentjan Makshian, ndaj të cilëve ato ankohen pasi rrezikojnë të përfundojnë në burg.

Sipas transkriptimeve të bisedave ambientale të përgjuara mes tyre, veçohen kjo bisedë:

Genti: Unë e kisha fajin!.

Ilir Paja: Kishte për të ndodhur dhe ndodhi hajt.

Tjetri: Ilir e ke gabim që thua kështu, sepse të thamë hajde lere atë muhabet.

Iliri: Po si të më ndalnin?…po të kisha ndërmend për ti vrarë do ti kisha vrarë…”.

Pas kësaj bisede, ka ndërhyrë policia duke bërë arrestimin e Ilir Pajës dhe Gentjan Makshias. Por pas 10 muaj nga arrestimi Ilir Paja sërish është arratisur në Livorno, duke ju shmangur përballjes me drejtësinë Italiane dhe mbërritur në Shqipëri./ Elton Qyno

Previous Post

“E konsideron spiun”, si e ‘paralajmëroi’ Berisha një javë më parë shkarkimin nga detyra e kreut të SHISH

Next Post

Policia greke bastis qelitë e shqiptarëve në Kretë, u gjen lëndë narkotike

Next Post
Policia greke bastis qelitë e shqiptarëve në Kretë, u gjen lëndë narkotike

Policia greke bastis qelitë e shqiptarëve në Kretë, u gjen lëndë narkotike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

June 15, 2025
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

AKTUALITET

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

by Editor
June 15, 2025
0

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi, gjatë...

Read moreDetails
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

June 15, 2025
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al