Drejtori i KESH, Erald Elezi, një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Elezi u mor i pandehur nga SPAK në muajin tetor.
Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.














