Thursday, November 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I përfshirë në 2 ngjarje me tritol te Talo Çela e Lulzim Masha, SPAK ende s’ka identifikuar dhe arrestuar “Toni Çamin”

Editor by Editor
October 11, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
I përfshirë në 2 ngjarje me tritol te Talo Çela e Lulzim Masha, SPAK ende s’ka identifikuar dhe arrestuar “Toni Çamin”
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Toni Çami”, një emër mjaft i njohur i botës së krimit në zonën e Durrësit, por që në Tiranë administron disa prona, përfshirë dhe një lokal në ish-bllok, rezulton protagonist në dy ngjarje kriminale të realizuara nga i penduari i SPAK, Skerdi Tasi, Henrik Hoxha, Nuredin Dumani, Eljo Bitri dhe Florenc Çekrezi.

Emri i “Toni Çamit” shfaqet tek dëshmia e Skerdi Tasit, Nuredin Dumanit dhe vetë Henrik Hoxhaj, si person i lidhur me veprimtarinë e grupit që kryente vrasje me pagesë.

“Ora News” mëson se çuditërisht nga ana e SPAK, deri në këtë fazë të hetimit nuk është bërë publik emri i plotë i tij, apo qoftë dhe arrestimi. Emri i plotë i tij nuk është përmendur dhe nga tre bashkëpuntorët e SPAK.

Sipas të penduarit Skerdi Tasi, Festim Qoli konsiderohej si vëlla nga Henrik Hoxhaj dhe të dy së bashku shkonin shpesh në Tiranë, dhe takoheshin në lokali i Tonit (çamit)  në ish-Bllok.

Skerdi Tasi, konfirmon deklaratat e Henrik Hoxhaj e Nuredin Dumanit mbi krimin e kryer dhe personat e përfshirë në kryerjen e tij, atë të shkatërimit me tritol të banesës së Talo Çelës në Elbasan.

Sipas Tasit, Henriku këtë krim kishte dashur ta kryente me kunatin e Mark Frrokut, Gjergjin, me të cilin Henriku kishte shoqëri të ngushtë.

Por Gjergji ishte pas tërhequr dhe pas kësaj Henriku bisedoi dhe ra dakort me Skerdin.Në dijeni të tij Henriku kishte pas marrë një shumë parash paradhënie.

Ndërsa lëndën plasëse e morën në Fushë Krujë rreth 10 ditë para ngjarjes. Bashkë me Henrikun shkuan në Fushë Krujë dhe ndaluan sapo kaluan kthesën që merr drejtimin për në Vorë.

Aty takuan një person të shkurtër, i cili u dha lëndën plasëse. Për të takuar këtë person kishte folur Nuredini. Tasi thotë se ditën që është arrestuar Besjan Xhixha dhe fotoja e tij doli në media e njohu që ai ishte personi që u kishte dhënë lëndën plasëse që përdorën në shpërthimin e shtëpisë së Talo Çelës.

Lënda plasëse ka qenë e gatshme me vrimën e kapsollës të hapur dhe fitilin të lënë mënjanë.

Para ngjarjes bashkë me Henrikun ishin ndodhur te lokali i Tonit (Çamit siç e quan) dhe kur ishin nisur për të shkuar për tek shtëpia e Talo Çelës, i kishte pas shoqëruar deri tek “Tegu” edhe ÇAMI me makinë të tij, për të parë për prezencë policie në rrugë.

Për shkatërimin e shtëpisë së Talos me eksploziv, SPAK ka identifikuar dhe marë të pandehur vetëm Henrik Hoxhaj,Nuredin Dumani, Skerdi Tasi, Eljo Bitri dhe Florenc Çekrezin. Por asnjë akuzë nuk është ngritur për “Toni Çamin”.

Një situatë të ngjashme e tregon dhe Nuredin Dumani, i cili përfshin “Toni Çamin” në shkatërimin me eksploziv të shtëpisë së Talo Çelës.

“…në lidhje me eksplozivin, nuk jam i sigurtë por mundet t’ia ketë marrë Besian Xhixhës. Dua të shtoj që ditën e ngjarjes së shpërthimit me eksploziv të shtëpisë së Talo Çelës, ka qenë personi që unë e njoh me emrin “Çami”, siç e kam shpjeguar, pasi vetë Henriku nga telefoni i kriptuar me ka dërguar një foto të Çamit, i cili po konsumonte drogë, në pjatë, ishte pasagjer në makinën që këta po udhëtonin për të realizuar shpërthimin e shtëpisë së Talo Çelës…”-ka treguar Nuredin Dumani.

Madje ky i fundit ka pohuar se gjatë kohës që qëndronte i fshehur në Elbasan,tek Erjon Alibej, “Toni Çami” i ka gjetur një vajzë dhe ka qënë Henrik Hoxhaj që ia ka çuar vajzën në Elbasan së bashku me disa gramë drogë.

Madje Dumani ka treguar se edhe pas vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës, ai së bashku me Henrik Hoxhën, kanë udhëtuar nga Durrësi në Tiranë, duke u ulur në lokal “One Top” me “Toni Çamin”.

Në të njëjtën kohë, hija e “Toni Çamit” del edhe tek plani për të vrarë presidentin e shkollës “Ëillson” Lulzim Masha. Ruajtja e këtij të fundit kur ka dalë nga banesa dyshohet se është bërë nga “Toni Çami”,i cili ka njoftuar Henrik Hoxhaj dhe më pas ky i fundit ka sinjalizuar Skerdi Tasin,për të goditur Lulzim Mashën.

Në dëshminë e tij, Skerdi Tasi, thotë se armën tip “Skorpions” dhe një motor “Kavasaki”, e kanë marë tek një miku i Nuredin Dumanit, i quajtur Sandër Baho, që sipas të penduarit ndodhet në aksin rrugor Elbasan-Papër.

Për këtë ngjarje SPAK, ka proceduar dhe marë të pandehur Skerdi Tasin, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumanin. Ndërsa ka ndarë hetimet për personin tjetër nën hetim, Suel Çelën si person i dyshuar që ka urdhëruar vrasjen.

Por SPAK, ka lënë jashtë vëmëndjes hetimore Sandër Bahon që ka siguruar armën dhe motorin dhe “Toni Çamin”, që besohet se ka qënë në rolin e vëzhguesit të Lulzim Mashës.

Previous Post

Mirlind Daku mban premtimin, takon bashkëshorten e KATANËS dhe i dhuron fanellën e Kombëtares

Next Post

Lufta po përhapet! Izraeli po sulmohet nga tre drejtime

Next Post
Lufta po përhapet! Izraeli po sulmohet nga tre drejtime

Lufta po përhapet! Izraeli po sulmohet nga tre drejtime

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Xherdan Shaqiri e shpëton Bazelin me dy gola në Europa League (VIDEO)

Xherdan Shaqiri e shpëton Bazelin me dy gola në Europa League (VIDEO)

November 6, 2025
Konferenca League/ Fiorentina vazhdon të përjetojë shqetësime edhe pa Piolin, Mainz e mposht në minutat e fundit.

Konferenca League/ Fiorentina vazhdon të përjetojë shqetësime edhe pa Piolin, Mainz e mposht në minutat e fundit.

November 6, 2025
Fiks Fare: Çështja e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i eliminoi kamerat? Cila ishte identiteti i autorëve dhe sa individë ishin të përfshirë?

Fiks Fare: Çështja e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i eliminoi kamerat? Cila ishte identiteti i autorëve dhe sa individë ishin të përfshirë?

November 6, 2025
Europa League: Arbër Hoxha luajti si titullar, por Celta Vigo e mposhti Dinamon e Zagrebit në mënyrë bindëse.

Europa League: Arbër Hoxha luajti si titullar, por Celta Vigo e mposhti Dinamon e Zagrebit në mënyrë bindëse.

November 6, 2025
Xherdan Shaqiri e shpëton Bazelin me dy gola në Europa League (VIDEO)
Lajmi Fundit

Xherdan Shaqiri e shpëton Bazelin me dy gola në Europa League (VIDEO)

by timoni.al
November 6, 2025
0

Xherdan Shaqiri ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së fundit të Baselit, i cili arriti një fitore me rezultatin 3-1 ndaj...

Read moreDetails
Konferenca League/ Fiorentina vazhdon të përjetojë shqetësime edhe pa Piolin, Mainz e mposht në minutat e fundit.

Konferenca League/ Fiorentina vazhdon të përjetojë shqetësime edhe pa Piolin, Mainz e mposht në minutat e fundit.

November 6, 2025
Fiks Fare: Çështja e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i eliminoi kamerat? Cila ishte identiteti i autorëve dhe sa individë ishin të përfshirë?

Fiks Fare: Çështja e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i eliminoi kamerat? Cila ishte identiteti i autorëve dhe sa individë ishin të përfshirë?

November 6, 2025
Europa League: Arbër Hoxha luajti si titullar, por Celta Vigo e mposhti Dinamon e Zagrebit në mënyrë bindëse.

Europa League: Arbër Hoxha luajti si titullar, por Celta Vigo e mposhti Dinamon e Zagrebit në mënyrë bindëse.

November 6, 2025
Dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit futbollist ndryshon; babai pohon: Nuk ishte plumb qorr, e goditën në kokë brenda shtëpisë.

Dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit futbollist ndryshon; babai pohon: Nuk ishte plumb qorr, e goditën në kokë brenda shtëpisë.

November 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Xherdan Shaqiri e shpëton Bazelin me dy gola në Europa League (VIDEO)

Xherdan Shaqiri e shpëton Bazelin me dy gola në Europa League (VIDEO)

November 6, 2025
Konferenca League/ Fiorentina vazhdon të përjetojë shqetësime edhe pa Piolin, Mainz e mposht në minutat e fundit.

Konferenca League/ Fiorentina vazhdon të përjetojë shqetësime edhe pa Piolin, Mainz e mposht në minutat e fundit.

November 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al