TIRANË- Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia dje me urdhër të SPAK. Ndrejajt mbrëmjen e djeshme i është zhvilluar edhe kontroll në banesë, pamjet të cilat Dosja.al i publikoi. Por kush është Ndrejaj i cili u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.
44-vjeçari njihet si Cinco pasi ka në pronësi klubin e njohur të natës në Durrës, Cinco Cavalli. Ai është nga qyteti i Bajram Currit. Media belge “Gazet van Antwerpen” pak muaj më parë i kushtuan një artikull Ndrejajt dhe shqiptarëve të tjerë të cilët luanin një rol të rëndësishëm në botën e drogës në Antwerp. Sipas medias belge “Cinco” është figurë e njohur e disa hetimeve të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank. Lupës së “Gazet van Antwerpen” nuk i kanë shpëtuar as bizneset e 44-vjeçarit të cilat ndodhen në zona të rëndësishme të kryeqytet.
“Në Antwerp, Matoshi është në kontakt edhe me një tjetër shqiptar, i cili gjithashtu do të luajë një rol të spikatur në botën e drogës në Antëerp: Ermir Ndreaj (44), alias Cinco. Edhe Cinco vjen nga qyteti i Bajram Currit. Emri i Ndreajt figuron në disa hetime të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank. Ndreaj pseudonimin ia ka atribuuuar diskotekës së famshme Cinco Cavalli në Durrës, të cilën e ka në pronësi. Në Tiranë, ai dhe bashkëshortja e tij Elira drejtojnë restorantin elegant “Savoy Garden”.
Restoranti mund të jetë ekskluziv dhe i shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë se gjërat shkojnë gjithmonë mirë. Në verën e vitit 2024, disa persona u plagosën gjatë një feste VIP në Savoy Garden, e gjitha pasi 32-vjeçari Edison Elezaj filloi të qëllonte me armë zjarri. Kanë lidhje me mafian shqiptare? Jo, aspak! Personi që qëlloi me armë zjarri ishte djali i pronarit të Lajthizës, markës më të famshme të ujit të burimeve në Shqipëri.
Artikulli
Javën e kaluar, dosja ku bën pjesë Ermir Ndreaj u dërgua në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve për trafik droge dhe pastrim parash, por shqiptari nuk është i vetmi i akuzuar. Bashkë me të përmendet Sani Al Murdaa dhe ‘biznesmeni’ i Antwerpenit, Yasin M., alias Teentje.
Ndryshe nga Denis Matoshi, Cinco nuk fshihet në Dubai. Cinco thjesht shëtit nëpër Tiranë si njeri i lirë, me të dashurën e tij Elira, një avokate. Duke qenë se Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj, Cinco nuk ka pse të frikësohet se do të ekstradohet në Belgjikë,” shkruante media belge më 26 janar të këtij viti.
Dosja.al më tej ka bërë disa kërkime në lidhje me bizneset e Ndrejajt ndërsa ka të regjistruar 4 të cilat një e ndan pronësinë me gruan e tij. Një biznes është “CLINIQUE CINQ” e cila është hapur në vitin 2020 dhe është kompani importi, exporti për shërbime kozmetike, veshje e produkteve ushqimore etj. Aksionet janë të ndara 51% për Ermir Ndrejaj dhe 49% Elira Barbullushi.
Biznesi tjetër është “UNLIMITED CONSTRUCTIONS” i hapur në vitin 2020. Ky biznes ka aktivitet shërbimi në fushën e ndërtimit dhe projektimit, inport, eksport dhe tregti materjale ushqimore etj. Biznesi i katërt është “UNLIMITED DELICACY” i cili ështe hapur në 2020 po ashtu një kompani për import- eksport të pijeve alkoolike, tregtim te materialeve te ndryshme, tregtim produktesh te gatshme dhe gjysem te gatshme, me shumice dhe pakice. Në këtë kompani ka 51% të aksioneve Elira Ndrejaj dhe 49% Ermir Ndrejaj.
Bizneset në pronësi të Ndrejajt
Galeria fotografike (
1 / 8
)

