Monday, June 16, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“I kam mbajtur inat 2 vjet”, Fevziu kujton takimin me Nënë Terezën: Më mori ushqimin në avion

Editor by Editor
November 14, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
“I kam mbajtur inat 2 vjet”, Fevziu kujton takimin me Nënë Terezën: Më mori ushqimin në avion
0
SHARES
102
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në emisionin “Rudina” këtë të martë, në Tv Klan, ishte gazetari i njohur dhe i dashur për publikun, Blendi Fevziu.

Ai ka publikuar librin e tij të fundit “Takimet e mia me…”, ku pasqyrohen portretet e 39 personazheve, që kanë dominuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Gjatë emisionit, Fevziu flet për një nga personazhet që ka përfshirë në libër e që shquhet për bamirësinë e saj, Nënë Terezën.

Gazetari rrëfen historinë se si është ndeshur për herë të parë me filantropen e njohur dhe ne ju sugjerojmë që ta lexoni të gjithë, pasi është me të vërtetë interesante.

Sot Fevziu arrin të qeshë me këtë histori, por për atë që ka bërë Nënë Tereza, ai i ka mbajtur inatë për 2 vjet.

Blendi Fevziu: Ka personazhe që i kam pasur të vogla ose ka personazhe të cilët ti i ke njohur në rrethana të çuditshme. Nuk e di, unë ta kam treguar historinë me Nënë Terezën, që është një nga mënyrat si e kam njohur dhe momentet e para kam qenë i nervozuar me të.

Rudina Magjistari: Jo, këtë s’e mbaj mend.

Blendi Fevziu: Nuk e di historinë?!

Rudina Magjistari: Është e rrëfyer këtu apo jo?

Blendi Fevziu: Është e rrëfyer në libër. Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo tha, nuk jap intervista për këtë gjë. Kjo që po vjen është një mrekulli, por po më fliste me gjithë pritje. Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Domethënë, në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie. Duhet ta kemi parasysh, duhet të vendosemi në kontekstin që një i ri ta kuptojë sot. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm ishte një Avianova, avioni i vjetër që operonte për Alitalian, një herë në javë të shtunave. Na dhanë ushqimin. Ushqimi ishte një paketim plastik, ku ishte futur shumë bukur në një plastikë, si ato që ti merr në çdo kioskë. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh. Dhe ato ishin të gjitha në një kuti. Ne i morëm dhe i konsumuam. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut, shiko i them: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Thotë Shkullaku: ‘Mesa pashë unë ishte njëri aty kur erdhëm, që hëngri një ushqim dhe i kërkoi dhe një tjetër stjuardesës. I dha 2.’ Po mirë i thashë unë, po e fsheh njërin dhe po i kërkoj dhe një të dytë. E bëmë llogari që do merrnim nga dy. Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë.

Rudina Magjistari: Shiko, shiko.

Blendi Fevziu: Shiko, Nënë Tereza ka qenë shumë prezente në Shqipëri se tani duket si diçka e rrallë.

Rudina Magjistari: Tani është e shenjtë, jo e rrallë, tani është e shenjtë.

Blendi Fevziu: Edhe ishte ulur Nënë Tereza tek 2-shi. Sa erdhi stjuardesa që të shpërndante paketat, Nënë Tereza u çua, hapi një thes kaf nga këto që kemi sot për plehrat, po të madh fare, u afrua dhe tha: ‘Dio ti benedica, questi sono per i poveri’ (Zoti të bekoftë, këto janë për të vafërit!).

Na i mori ato dhe i futi në thes. Jo vetëm që ma mori dhe mua e Shkullakut e të gjithëve, por shkoi tek stjuardesa i mori dhe çfarë i kishin tepruar asaj edhe nja 8 racione të tjera. I mori në thes. I thashë unë Shkullakut: ‘Po më poveri (të varfër) se ne të dy këtu nuk ka’. Na e mori ushqimin, kështu që unë ika në shtëpi dhe nuk i çova gjë familjes, pasi i kisha lajmëruar që do u çoja bukë të bardhë. Moj nuk më dilte inati për nja 2 vjet. Se njeriu ka dhe disa projektime në kokë, kur mendon që do shkoja në shtëpi me ato dy plastikat, një mami një babi dhe nuk çova dot asgjë. Nuk e di kush e hëngri ushqimin tim në atë kohë në Shqipëri.

Previous Post

E krahasoi veten me Adem Jasharin, Milaim Zeka “shpërthen” ndaj Edona James: O kuku përmu…

Next Post

“Shtohen klientët për bizneset e zonës”, marrëveshja me Italinë, Rama: Ja pse u zgjodh Lezha

Next Post
“Shtohen klientët për bizneset e zonës”, marrëveshja me Italinë, Rama: Ja pse u zgjodh Lezha

“Shtohen klientët për bizneset e zonës”, marrëveshja me Italinë, Rama: Ja pse u zgjodh Lezha

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

June 16, 2025
SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës, BKH bastis zyrën e Tërmet Pecit

SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës, BKH bastis zyrën e Tërmet Pecit

June 16, 2025
Sulmet e Veliajt ndaj SPAK dhe GJKKO, Komisioni Evropian: Përpjekje për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë

Sulmet e Veliajt ndaj SPAK dhe GJKKO, Komisioni Evropian: Përpjekje për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë

June 16, 2025
“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”, Klodiana Lala zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

AKTUALITET

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

by Editor
June 16, 2025
0

"Lidhur me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, Shqipëria pritet ende të miratojë një reformë të plotë të kuadrit...

Read moreDetails
SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës, BKH bastis zyrën e Tërmet Pecit

SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës, BKH bastis zyrën e Tërmet Pecit

June 16, 2025
Sulmet e Veliajt ndaj SPAK dhe GJKKO, Komisioni Evropian: Përpjekje për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë

Sulmet e Veliajt ndaj SPAK dhe GJKKO, Komisioni Evropian: Përpjekje për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë

June 16, 2025
“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”, Klodiana Lala zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”, Klodiana Lala zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

June 16, 2025
Sundimi i Ligjit/ Zbardhet Draft-Raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK, kritika për komisionin “Xhafaj”

Sundimi i Ligjit/ Zbardhet Draft-Raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK, kritika për komisionin “Xhafaj”

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

June 16, 2025
SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës, BKH bastis zyrën e Tërmet Pecit

SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës, BKH bastis zyrën e Tërmet Pecit

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al