IRAN- Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore ndaj Iranit në ditët e fundit. Këto shkatërruan ndërtesa të rëndësishme dhe vranë udhëheqës ushtarake të Iranit. Të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë të Iranit janë vrarë në këtë mision.
Por një vend i madh bërthamor është ende kryesisht i sigurt, i cili quhet Fabrika e Pasurimit të Karburantit Fordow. Fordow është ndërtuar brenda një mali, rreth 20 milje në jug të Teheranit. Kryesisht Irani ka dy vende kryesore të uraniumit, por njeri është shkatërruar nga sulmeve izraelite. Fordow është ndërtuar thellë brenda malit me mburoje të forta dhe është shumë i vështirë për tu shkatërruar.
Ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, tha se operacioni duhet të përfshijë shkatërrimin e Fordow për të ndaluar programin bërthamor të Iranit. Irani raportoi një sulm ndaj Fordow kohët e fundit, por tha se kishte vetëm dëme të kufizuara.
Ekspertët thonë se Fordou është zemra e misionit bërthamor të Iranit. Nëse Izraeli nuk e godet Fordoun, nuk mund ta ndalojë Iranin nga mundësia e prodhimit të armëve bërthamore. Problemi është se Izraeli nuk ka armët për të shkatërruar Fordow. Për të shkatërruar Fordow Izraelit do t’i duheshin bomba speciale të quajtura “shkatërrues bunkerësh”, të cilat mund të depërtojnë në ndërtesa nëntokësore.
Vetëm SHBA-të kanë këto bomba të mëdha shkatërrimi bunkerësh dhe bombarduesit. Megjithatë, SHBA-të kanë thënë se nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në këtë konflikt. Kjo krijon atë që eksperti Peter Wildeford e quan “Paradoksi i Fordout”. SHBA-të kanë fuqinë, por jo vullnetin. Sipas një raporti nga Wildeford, Izraeli ka vendosmërinë, por i mungon fuqia.
Irani filloi pasurimin e uraniumit në Fordow në shtator 2011. Ekzistenca sekrete e vendit u zbulua në vitin 2009 nga SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Agjencitë e inteligjencës thanë se uzina dukej në kundërshtim me një program paqësor, me të cilin edhe Kina dhe Rusia ranë dakord. Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Operacioni “Luani në ngritje” synon të ndalojë kërcënimin iranian për mbijetesën e Izraelit dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Pra, nëse politika e SHBA-së nuk ndryshon ose Izraeli nuk gjen taktika të reja, Paradoksi i Fordow do të vazhdojë. Izraeli dëshiron të ndalojë armët bërthamore të Iranit, por nuk mund ta godasë Fordow. Ndërkohë, Irani vazhdon të pasurojë uranium dhe të ndërtojë vende edhe më të mbrojtura.