Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I dyshuar për vrasjen e të moshuarve në Dropull, Prokuroria e Gjirokastrës kërkon burg për Thoma Mastorën

Editor by Editor
May 9, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
I dyshuar për vrasjen e të moshuarve në Dropull, Prokuroria e Gjirokastrës kërkon burg për Thoma Mastorën
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burg për 69-vjeçarin, Thoma Mastorën, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në Dropull.

Mastora u arrestua nga policia pak ditë më parë dhe akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. 

NJOFTIMI I PROKURORISË:

I dyshuar për vrasjen e çiftit të moshuar në Dropull, Prokuroria Gjirokastër kërkon burg për shtetasin Th.M. për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër se në fshatin Bodrisht, Bashkia Dropull, janë gjetur në banesën e tyre të vdekur me shenja dhune, shtetasit K.I dhe K.I., ka regjistruar procedimin penal nr.240/2024 për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj dy ose më shumë personave, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, u formua grupi hetimor, ku pasi është shkuar në vendin e ngjarjes, janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e detajuar e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomave, pyetja në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme për hetimin e banorëve të fshatit dhe shtetasve të tjerë, ekzaminime dhe ekspertime shkencore. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Th.M. ka konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/3 i Kodit Penal. Në këto kushte më datë 04.05.2024, nga prokurori i çështjes u urdhërua ndalimi i këtij shtetasi.

Më datë 06.05.2024, prokurori i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me “Kërkesë për vleftësimin e ndalimit dhe Caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” për shtetasin Th.M dhe në seancën gjyqësore të datës 08.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër vendosi vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin Th.M.

Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t’i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave. 

Previous Post

Interpelancë për Amnistinë, Alibeaj kërkon llogari nga ministri Manja: Pse përfituan mbi 100 të dënuar për korrupsion

Next Post

Ulsi Manja i përgjigjet opozitës për amnistinë penale: Nuk ka përfituar asnjë zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Lajmi Fundit

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Jordan Henderson, mesfushori anglez me përvojë, hapi serinë e golave në ndeshjen kundër Leeds, duke nderuar kujtimin e mikut të...

Read moreDetails
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

December 14, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al