Sunday, May 18, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I bëni një nder Shqipërisë/ Mos blini naftë tek Kastrati! Zullumqari që pastron paratë e korrupsionit të politikës

Editor by Editor
October 28, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
I bëni një nder Shqipërisë/ Mos blini naftë tek Kastrati! Zullumqari që pastron paratë e korrupsionit të politikës
0
SHARES
513
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefqet Kastrati, i njohur ndryshe si “Çeti”, e filloi karrierën e tij në vitet ’90 të shekullit të kaluar si shofer kamioni (në Shqipëri i njohur si “Ziz”), shkruajnë mediat shqiptare dhe sot me ndihmën e Edi Ramës, ai ka marre burime kyçe shqiptare, nga nafta, sigurimet, aeroporti i vetëm ndërkombëtar, rrugët, ndërtimet, asetet ushtarake, tenderët shtetërorë… Mediat shqiptare shkruajnë se “Çeti” madje “monopolizoi pastrimin e parave të grupeve kryesore kriminale në Shqipëri”.

“Shefqet Kastrati, sipas disa raporteve, është i frikësuar nga Lulzim Basha dhe Edi Rama, lidhja kryesore mes krerëve të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës në Shqipëri”, thotë vetëm një nga një seri artikujsh në mediat shqiptare që kanë të bëjnë me punët e Shefqet Kastratit.

Sipas raporteve shqiptare dhe ndërkombëtare, kompanitë e tij të ndërtimit janë “pastruesit” më të mëdhenj të parave nga droga, trafiku dhe aktivitete të tjera kriminale në Ballkan.

Që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës, Kastrati ka fituar mbi 600 tendera shtetërorë, me vlerë qindra milionë euro, përmes kompanive të tij që merren me tregtinë e naftës dhe sigurimet. Vetëm një nga ato kompani ka marrë mbi 400 tenderë, me një marzh fitimi deri në 30%. Kastrati ka fituar rreth 40 tendera vetëm në Bashkinë e Durrësit, ku sipas mediave shqiptare është në marrëdhënie të ngushta me Luzim Berishën, kreun e të ashtuquajturit të “klanit Drak”.

Mediat e quajnë Kastratin “mbret i korrupsionit, lidhjeve me krimin, pastrimit të parave, zhvatjes së të mirave publike” dhe e akuzojnë për lidhje personale dhe biznesi me trafikantin ndërkombëtar të drogës Anton Gjinaj, i njohur ndryshe si Pashk Rapi, i cili u arrestua në prill 2021 në kufi në vendkalimin e Bozhajt, me fletarrest ndërkombëtar për kontrabandë droge dhe ndodhet në burg në Spuz.

Përveç qytetarëve që e akuzojnë se u ka shitur karburantin më të shtrenjtë në Ballkan, çmimi i të cilit nuk dihet se sa shkon për të ashtuquajturat “fondet e zeza”, emri i Kastratijes përmendet edhe në disa raste të vrasjeve, rrëmbimeve dhe shantazheve. Pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri në vitin 2019, Shefqet Kastrati u vu nën kritika të ashpra publike, për shkak se në autostradën që ai menaxhon vendosi tarifa për automjetet që vinin nga ose nga Kosova për të shpërndarë ndihma humanitare për familjet që mbetën pa çati.

Kryeministri Rama më pas tentoi ta mbronte, por disa burime pohojnë se pasi mësoi se Kastrati merrte taksë, Rama i telefonoi “Çetit”, i bërtiti që të ndalonte menjëherë tarifën dhe e detyroi të dhuronte rreth 1.5 milionë euro për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.

Oligarku Shefqet Kastrati është biznesmeni me prejardhje nga Kukësi. Ai është pronar i “Kastrati Group”,  dhe llogaritet si njëri ndër personat më të pasur në Shqipëri.

Ai në kuadër të Kastrati Group, ka edhe bizneset Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kastrati Grup vetëm në vitin 2017 ai ka pasur një qarkullim në shumën prej 480 Milionë euro.

Nga biznesi Kastrati SHA qarkullim prej 328 milionësh, nga biznesei Kastrati 108 milionë, nga Albsig 16 milionë, Auto Star Albania 16 milion.

Në vitin 2017, “Kastrati Group” bleu prej Grupit Kharaf, ish-Hotel Sheratonin, duke i shtuar kështu inventarit të pronave të tij edhe një hotel të mirënjohur. Paralel me këtë, Kastrati Group është duke përfunduar si bashkë investitor qendrën e biznesit “Turdiu”, është bashkësipër- marrës në projektin Tirana Down Town” që po dërtohet ngjitur me Europian Trade Center etj.

Kastrari e ka fituar tenderin e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”.

Që nga viti i kaluar kompania e tij, mbledhë taksa për secilin person që kalon nga rruga e kombit. Ai nuk ka kursyer të martën as rreth 3000 automjete që nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri pjesa më e madhe e tyre që janë organizuar për të ndihmuar të prekurit nga termeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të rihterit.

Shefqet Kastrati është njeriu që në vazhdimësi ka fituar kontrata me miliona lekë me institucionet shqiptare për karburantin që tregëton.

Kontratat janë të panumërta, por insitucionet ku ka marrë më së shumëti tendere janë Gjykatat, Policia, Doganat, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Bujqësisë, Hekurudhat, Spitalet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, AKEP etj.

Mediat në Shqipëri patën publikuar një listë me tenderet dhe shumat e tyre që Kastrati kishte fituar nga institucionet vetëm gjatë vitit 2016.

Oligarkut nga Shqipëria Shefqet Kastrati, i cili edhe gjatë së martës u ka marrë taksë të gjitha automjeteve që nga Kosova u kanë dërguar ndihma të prekurve nga tërmetet në Shqipëri, para disa vitesh në Kosovë i ishte mbyllur banka në të cilën ishte aksionar.

Banka Kreditore E Prishtinës SH.A., në të cilën biznesmeni me prejardhje nga Kukësi, Shefqet Kastrati kishte aksione, ishte mbyllur nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave në Kosovë për shkak se kjo bankë përveç që nuk i plotësonte kushtet e domosdoshme, aksionarët e saj rritnin kapitalin e bankës, duke i rrezikuar paratë e klientëve.

Anëtarët e kësaj banke përfshirë edhe Kastratin kishin kontribuar fuqimisht në përkeqësimin e gjendjes financiare duke u angazhuar në operacione huazimesh me rrezik të lartë. Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK ja) si mbikëqyrës i bankave komerciale, kompanive të sigurimit, dhe institucioneve financiare, ka konstatuar se Banka Kreditore e Prishtinës (BKP) nuk i plotëson më kushtet e domosdoshme sa i përket kapitalit dhe likuiditetit për të mbrojtur klientët.

“Duke marrë parasysh mospërmbushjen e kërkesave të BPK së nga ana e aksionarëve të Bankës Kreditore te Prishtinës se për të rritur kapitalin e bankës, BPK ja erdhi në përfundim se kjo bankë i rrezikon parat e klientëve. Nuk është vetëm kaq, inspektimi i ndërmarrë nga BPK ja vërteton se disa anëtarë të Bordit të bankës si dhe disa aksionarë kanë kontribuar fuqimisht në përkeqësimin e gjendjes financiare duke u angazhuar në operacione huazimesh me rrezik të lartë”, thuhej në njoftim.

Previous Post

‘Porti i Durrësit është vatra e krimit’! Bylykbashi: Jemi në mosbindje civile

Next Post

Paloka: Rama po përdor drejtësinë, si armën e fundit për të goditur opozitën

Next Post
Paloka: Rama po përdor drejtësinë, si armën e fundit për të goditur opozitën

Paloka: Rama po përdor drejtësinë, si armën e fundit për të goditur opozitën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
FOTO/ Shqiptari nga Selaniku: Zarfi më erdhi bosh, pa fletën e votimit

FOTO/ Shqiptari nga Selaniku: Zarfi më erdhi bosh, pa fletën e votimit

May 18, 2025
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Dalin detaje nga takimi i Vance dhe Zelensky, zyrtari: Zgjati 30 minuta

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Dalin detaje nga takimi i Vance dhe Zelensky, zyrtari: Zgjati 30 minuta

May 18, 2025
EMRI+FOTO/ U ekspozua me foto dhe video në TikTok, dënohet krimineli shqiptar në Angli

EMRI+FOTO/ U ekspozua me foto dhe video në TikTok, dënohet krimineli shqiptar në Angli

May 18, 2025
Incidenti me deputetët e PD-së, reagon gazetarja Sara Demushi: Nuk doja të nxisja hetim, gabimet ndodhin

Incidenti me deputetët e PD-së, reagon gazetarja Sara Demushi: Nuk doja të nxisja hetim, gabimet ndodhin

May 18, 2025
FOTO/ Shqiptari nga Selaniku: Zarfi më erdhi bosh, pa fletën e votimit
AKTUALITET

FOTO/ Shqiptari nga Selaniku: Zarfi më erdhi bosh, pa fletën e votimit

by Editor
May 18, 2025
0

GREQI- Një tjetër emigrant shqiptar në Greqi ka deklaruar se zarfi i kishte mbërritur pa fletën e votimit. Duke dhënë emrin...

Read moreDetails
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Dalin detaje nga takimi i Vance dhe Zelensky, zyrtari: Zgjati 30 minuta

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Dalin detaje nga takimi i Vance dhe Zelensky, zyrtari: Zgjati 30 minuta

May 18, 2025
EMRI+FOTO/ U ekspozua me foto dhe video në TikTok, dënohet krimineli shqiptar në Angli

EMRI+FOTO/ U ekspozua me foto dhe video në TikTok, dënohet krimineli shqiptar në Angli

May 18, 2025
Incidenti me deputetët e PD-së, reagon gazetarja Sara Demushi: Nuk doja të nxisja hetim, gabimet ndodhin

Incidenti me deputetët e PD-së, reagon gazetarja Sara Demushi: Nuk doja të nxisja hetim, gabimet ndodhin

May 18, 2025
Krimi zgjedhor, SPAK sekuestro telefona në Elbasan, skaner 1 biznesi dhe kontrollohen disa banesa

Krimi zgjedhor, SPAK sekuestro telefona në Elbasan, skaner 1 biznesi dhe kontrollohen disa banesa

May 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTO/ Shqiptari nga Selaniku: Zarfi më erdhi bosh, pa fletën e votimit

FOTO/ Shqiptari nga Selaniku: Zarfi më erdhi bosh, pa fletën e votimit

May 18, 2025
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Dalin detaje nga takimi i Vance dhe Zelensky, zyrtari: Zgjati 30 minuta

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Dalin detaje nga takimi i Vance dhe Zelensky, zyrtari: Zgjati 30 minuta

May 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al