Saturday, November 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Histori shqiptare, fut duart në xhepat e qytetarëve, por e lirojnë nga burgu se është moshë e vjetër

Editor by Editor
October 24, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Histori shqiptare, fut duart në xhepat e qytetarëve, por e lirojnë nga burgu se është moshë e vjetër
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

    

Një i moshuar është kthyer në tmerrin e qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë, pasi brenda një kohe të shkurtër ka bërë mbi 15 vjedhje.

Autori quhet Lilo Skëndo, 77 vjeç, dhe është cilësuar si “gjyshi hajdut” për shkak të moshës së madhe. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një qytetare, e cila tregon se në datën 12 tetor 2023, ka qenë te një lokal-pastiçeri te zona e Xhamllikut në së bashku me djalin. Pas saj ka shkuar një i moshuar, i cili bën disa lëvizje dhe i merr nga çanta portofolin. Personi e fut portofolin në xhup dhe më pas ngrihet dhe largohet nga lokali. Qytetarja thotë se kishte 50 mijë lekë të vjetra që do blinte ilaçe, kartën e identitetit, të bankës dhe mjete të tjera.

Qytetarja i serviri Fiks Fare videon e kamerave të sigurisë, ku personi duket i moshuar. Në kokë mban kapele dhe është i veshur me të zeza. Ai afrohet te tavolina pas denoncueses, me veprime të ngadalta por të sakta, ai merr portofolin dhe e fut brenda xhaketës. Më pas, pa u vënë re, ngrihet nga karrigia dhe lehtë-lehtë del nga lokali.

Denoncuesja thotë se ka shkuar te Komisariati Nr.4 në Tiranë dhe i kanë thënë se ky person s’e ka herën e parë, por procedohet dhe më pas lirohet nga gjykata për shkak se është i moshuar. “Po nëse do të vriste, a do ta lironin” thotë qytetarja, ndërsa saktëson se kërkon që personi të ndalojë pasi ka parë shumë njoftime për vjedhje të ngjashme. “Dikush ta ndalojë, s’ka asnjë mjet ky shtet për ta frenuar atë” pohon ajo, ndërsa bën apelim që dikush të merret pasi është kthyer në një shqetësim.

Pas ankesës, Fiksi bëri një kërkim të thjeshtë në internet dhe rezulton se autori është konsideruar si “gjyshi hajdut” dhe është kthyer në tmerrin e shumë personave dhe bizneseve. Në rrjete sociale janë me dhjeta video të “gjyshit hajdut” që futet dhe vjedh ku të mundet; në restorant, lokale, shtëpi, klinika …

Gazetarët e Fiksit interesohen te Komisariati i Policisë Nr.4, se çfarë masash janë marrë. Punonjësit thonë se personi në fjalë ka shumë denoncime dhe është arrestuar dhe ndaluar disa herë. Por, ai është liruar nga prokuroria dhe gjykata për shkak të moshës. Punonjësit thonë se nuk e kanë gjetur pasi ai s’ka një adresë fikse dhe “me vjedhjet jeton”. Fiksi shkon sërish te Komisariati, kësaj herë për të pyetur se ku jeton dhe banon ky person. Madje, pyesin nëse ka apo jo familje që mund të kujdeset për të. Punonjësi i sportelit kontakton me inspektorin e zonës, i cili i thotë se “Lilo Skëndo s’ka një adresë fikse” dhe aktualisht është shpallur në kërkim policor.

Redaksia e Fiks Fare i bëri një kërkesë për informacion Drejtorisë së Policisë së Tiranës se sa herë është proceduar, ndaluar apo arrestuar Lilo Skëndo dhe çfarë masash do merren për të ndaluar këto vjedhje.

“Në lidhje me kërkesën Tuaj, mbi ankesën e disa qytetarëve, të shoqëruara me video, ku duket një i moshuar që kryen vjedhje në disa biznese, në dëm të qytetarëve në vende të ndryshme të qytetit të Tiranës, ju bëjmë me dije se nga ana e Komisariateve të Policisë, në juridiksion të Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë janë regjistruar 15 raste të vjedhjeve të subjekteve të ndryshme nga shtetasi Lilo Skëndo. 15 raste janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Tiranës, në ngarkim të shtetasit Lilo Skëndo. Pas konsultimeve me Prokurorinë, ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për arsye të moshës së madhe që ka” përfundon policia, pa iu përgjigjur pyetjes se çfarë masash do të merren për këtë person!

Komisariati i Policisë Nr.4, Tiranë

Fiksi –  Si kaluat?

Polici –  Si jeni, mirë?

Fiksi –  Desha të pyes për të plotfuqishmin e zonës desha ta takoj. Për një rast vjedhje që është bërë.

Polici –  Ku banon ti?

Fiksi –   Unë jam në rrugë të Elbasanit, por po pyes për një kushërirën time. Ka denoncuar këtu para një jave për një vjedhje aty te Pastiçeri T….

Polici –  Ka bërë kallëzim. Po. Aaaa për çfarë ishte ajo?

Fiksi –   Për një vjedhje…

Polici –  Portofol? Po! Nuk e kanë kapur atë se e di unë. Lilo Skëndo është ai hajduti. Është një burrë i vjetër nja 80 vjeç.

Fiksi –   A di si është muhabeti duhet dokumenti se lekët ja bëjmë hallall. Në qoftë se ka mundësi të paktën të kthejë portofolin me dokumente, se i ka me kartë identiteti me të gjitha. E morëm vesh ça tipi është. Ai është bërë viral.

Polici –  Më dëgjo. Zonja ka bërë kallëzim. Unë ta shpjegova për kulturë, se po ta kishim gjetur, kapur Lilon këto në sekondë do kishin marrë zonjën në telefon. Po Lilo është një plak që fle poshtë urës. Ai Lilo është 78 vjeç. Ai Lilo që i ka vjedhur portofolin asaj. Po ai 20 herë është kapur, 20 herë ka dalë. Atë punë bën, se është pa familje, pa asnjë gjë.

Fiksi –  Po si u liroka ky.

Polici –  Tani mos na kërko llogari pse i liron gjykata miku im. Unë po të flas, ne si polici bëjmë punën tonë me hajdutin. Është hajdut ordiner. Unë e kam njohur atë ditë që ma tregoi ajo zonja në telefon dhe e njohin të gjithë oficerët e tjerë. Dhe po ta kapin, se ia shpjegova asaj zonjës 300 milionë herë dhe më dëgjo miku im se nuk është as i pari, vjedh kaq e aq lekë. Lekë! Dhe kur ti kapë policia e sjell këtu. Ne nuk shtiem fall këtu.

Fiksi –  Se s’janë pak …

Polici –  Ne na vjen keq edhe për 10 mijë lekë i miku im. Të dish procedurën, është bërë një kallëzim. Ka mbaruar puna, po të sqaroj kot unë. Nga kjo që bëhet kallëzim letrat referohen në prokurori. Kur ta gjejmë, kur ta kapim të njoftohet zonja të paraqitet në komisariat.

Fiksi –  Thjeshtë njoftohet?

Polici – Njoftohet zonja, në momentin që kapet të paraqitet në komisariat!

Previous Post

Mori 9 mijë Euro për pasaportën bullgare, arrestohet mashtruesja në Tiranë

Next Post

“Asnjë shtrëngim duarsh”, Rez Veleshnja flet për largimin nga Top-i

Next Post
“Asnjë shtrëngim duarsh”, Rez Veleshnja flet për largimin nga Top-i

“Asnjë shtrëngim duarsh”, Rez Veleshnja flet për largimin nga Top-i

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë...

Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë…

November 8, 2025
Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

November 8, 2025
Analiza: Si do të ndikojnë kritikët e BE-së në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë?

Thellohet tensioni mes Rusisë dhe Serbisë, Moska: Vuçiç flet ndryshe me ne dhe ndryshe me Perëndimin!

Rusia shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në një situatë të vështirë përballë Mosës dhe Perëndimit.

November 8, 2025
Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

November 8, 2025
Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë...
LAJME

Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë…

by timoni.al
November 8, 2025
0

Te Manchester United, procesi i rinovimit duket se është në horizont, me trajnerin Ruben Amorim që synon të sjellë një...

Read moreDetails
Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

November 8, 2025
Analiza: Si do të ndikojnë kritikët e BE-së në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë?

Thellohet tensioni mes Rusisë dhe Serbisë, Moska: Vuçiç flet ndryshe me ne dhe ndryshe me Perëndimin!

Rusia shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në një situatë të vështirë përballë Mosës dhe Perëndimit.

November 8, 2025
Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

November 8, 2025
Marrin masa për konfiskimin e 13 pasurive të paluajtshme në Lezhë, të dyshuara për përfitim nga veprimtari kriminale, vendim nga GJKKO.

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë–Milot, dy të vdekur.

November 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë...

Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë…

November 8, 2025
Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

November 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al