Monday, June 23, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Editor by Editor
September 18, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga qindra anëtarë të grupit militant Hezbollah shpërthyen pothuajse njëkohësisht në Liban dhe Siri të martën, duke vrarë të paktën 9 individë, përfshirë një vajzë 8-vjeçare dhe plagosur mijëra të tjerë, thanë zyrtarët. Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan Izraelin për atë që dukej të ishte një sulm i sofistikuar dhe nga distanca. Mes të plagosurve ishte edhe ambasadori i Iranit në Liban. ‘Pager’ është një pajisje e vogël komunikimi, ndryshe nga telefoni celular, që përdoret për dërgimin e mesazheve dhe sinjaleve.

Shpërthimet misterioze ndodhin mes të tensioneve në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Hezbollahu, i cili ka një bazë të rëndësishme në Liban, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga sulmi i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor që shkaktoi luftën në Gazë.

Pajisjet ‘pagers’ që shpërthyen me sa duket ishin blerë nga Hezbollahu pasi udhëheqësi i grupit militant i urdhëroi anëtarët në shkurt që të ndalonin përdorimin e telefonave celularëve, duke paralajmëruar se mund të gjurmoheshin nga organet izraelite të zbulimit.

Një zyrtar i Hezbollahut i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se mjetet e komunikimit ‘pagers’ ishin një markë e re, por nuk pranoi të thoshte se për sa kohë i kishin në përdorim.

Rreth orës 3:30 pasdite të martën, sipas orës lokale, ‘pagers’ nëpër duart apo xhepat e përdoruesve filluan të nxeheshin dhe më pas shpërthyen duke krijuar skena të përgjakshme dhe panik. Siç duket, shumë nga të goditurit ishin anëtarë të Hezbollahut, por deri në publikimin e lajmit nuk ishte e qartë nëse edhe individë të tjerë kishin pajisje të tilla.

Shpërthimet e pajisjeve ‘pagers’ ndodhën kryesisht në zonat ku Hamasi ka një prani të fortë, veçanërisht në periferinë jugore të Bejrutit dhe rajonin Beqaa në lindje të Libanit, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë dhe një zyrtari të Hezbollahut. Zyrtari i Hezbollahut foli në kushte anonimie sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për median. Ushtria izraelite nuk ka pranuar të komentojë.

Shpërthimet ndodhën disa orë pasi agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet, tha se kishte penguar një përpjekje të Hezbollahut për të vrarë një ish-zyrtar të lartë të sigurisë izraelite duke përdorur një mjet shpërthyes të komanduar nga distanca.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kishin dijeni paraprake për këtë incident” dhe nuk ishin të përfshira. “Aktualisht po mbledhim informacione”, tha ai.

Ekspertët thonë se shpërthimet e pajisjeve ‘pagers’ tregojnë për një operacion të planifikuar prej kohësh, i kryer ndoshta përmes infiltrimit në zinxhirin e furnizimit dhe duke i manipuluar pajisjet me lënde shpërthyese përpara se të dërgoheshin në Liban.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abiad, i tha rrjetit Al Jazeera të Katarit se të paktën nëntë persona ishin vranë, mes tyre një vajzë 8-vjeçare dhe rreth 2,750 të tjerë ishin plagosur, 200 prej të cilëve në gjendje kritike. Shumica kanë lëndime në fytyrë, dorë ose rreth barkut.

Hezbollahu tha në një deklaratë se dy nga anëtarët e saj ishin mes të vrarëve. Njëri prej tyre ishte Mahdi Ammar, djali i një anëtari të Hezbollahut në parlament dhe dy djem të figurave të tjera të njohura u plagosën, tha zyrtari i Hezbollahut, i cili foli në mënyrë anonime.

“Ne e mbajmë armikun izraelit plotësisht përgjegjës për këtë agresion kriminal që gjithashtu goditi civilët”, tha Hezbollahu, duke shtuar se Izraeli “do të marrë përgjigjen e merituar”.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i kishte paralajmëruar më parë anëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, duke thënë mund të përdoren nga Izraeli për të gjurmuar lëvizjet e tyre dhe kryer sulme.

Sean Moorhouse, ish-oficer i ushtrisë britanike dhe ekspert për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, tha se pamjet nga shpërthimet sugjeronin për vendosjen në pajisjen e komunikimit të një lënde të vogël shpërthyese, sa një gomë lapsi, përpara se të ishin dorëzuar tek përdoruesit.

“Duket se ka shumë mundësi që të gjitha pajisjet të jenë modifikuar përpara se Hezbollahu t’i blinte ato, gjë që nënkupton për një operacion shumë të suksesshëm të Mossad-it”, tha ai duke iu referuar agjencisë izraelite të zbulimit të jashtëm./VOA

Previous Post

NASA në alarm, asteroidi sa një stadium po i afrohet Tokës me shpejtësi

Next Post

Mjegull e dendur dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post
Mjegull e dendur dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Mjegull e dendur dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

June 23, 2025
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

June 23, 2025
Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

June 23, 2025
VIDEO/ Anderson Cooper i CNN ikën nga transmetimi i drejtpërdrejtë në Izrael pas rënies së sirenave, futet në një vendstrehim kundër bombardimeve

AKTUALITET

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

by Editor
June 23, 2025
0

I pyetur në “Log.” në News24,  për përballjen me deputeten e re të PS në parlament Zegjine Çaushi, Gazment Bardhi...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

June 23, 2025
Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

June 23, 2025
VIDEO/ Anderson Cooper i CNN ikën nga transmetimi i drejtpërdrejtë në Izrael pas rënies së sirenave, futet në një vendstrehim kundër bombardimeve

VIDEO/ Anderson Cooper i CNN ikën nga transmetimi i drejtpërdrejtë në Izrael pas rënies së sirenave, futet në një vendstrehim kundër bombardimeve

June 23, 2025
Hera e disatë që e bën/ Trump i referohet vazhdimisht Anderson Cooper të CNN me emrin e një gruaje, ja arsyeja sipas kolegëve

Hera e disatë që e bën/ Trump i referohet vazhdimisht Anderson Cooper të CNN me emrin e një gruaje, ja arsyeja sipas kolegëve

June 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

June 23, 2025
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

June 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al