Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hetimet, AKSHI-i i fsheh SPAK emailet kompromentuese të Beqajt

Editor by Editor
August 24, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Hetimet, AKSHI-i i fsheh SPAK emailet kompromentuese të Beqajt
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nuk ka transmetuar të gjitha e-mailet e zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë në prokurorinë e posaçme SPAK.

Drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka kthyer informacion në SPAK, jo të plotë dhe të cunguar, për sa i përket shtrirjes kohore që kishte kërkuar oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurori i çështjes.

Kjo gjë ka ngritur pikëpyetje, megjithëse SPAK tashmë ka ndarë hetimin duke u përqendruar dhe shtrirë verifikimet tek Ilir Beqja, Shkëlqim Cani, subjekti tregtar “Investital”, Gentian Këri dhe tre anëtarët e tjerë të KPP-së.

Për shkak të pikëpyetjeve të ngritura, në 20 shtator 2022 SPAK i ridërgon një shkresë të dytë AKSHI-t, duke i kërkuar informacionin e plotë për periudhën 3 vjeçare.

Por pas 20 ditësh nga mbërritja e shkresës së dytë, në 10 Tetor 2022, AKSHI informon SPAK se nuk kishte e-maile të tjera, veç atyre që i kishte dërguar në përgjigjen e herës së parë.

Koha kur janë kërkuar nga SPAK komunikimet elektronike përmes e-maileve është nga 1 Tetori 2013 deri në 1 qershor 2016.

SPAK, ka marrë një sasi të vogël e-maile nga AKSHI, duke krijuar dyshime për një sabotim të mundshëm të hetimit, dhe fshehur pjesë të konsiderueshme të e-maileve të shkëmbyera mes Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Ilir Beqja dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit të Dhënies së Koncesionit dhe Grupit të Punës për negocimin e kontratës koncesionare.

Mos gjetja e e-maileve dhe mos gjetja e kontratës origjinale së koncesionet të “Sterilizimit” krijon përshtyptjet se një dorë ka vepruar për të zhdukur provat me qëllimin e vetëm që SPAK të mos bjerë në gjurmët e tyre.

“Ora News” ka mësuar se në 8 shtator 2022, SPAK përmes një shkresë ka kërkuar tek institucioni i AKSHI-t, të dhëna mbi komunikimet elektronike e-mail të adresave zyrtare të Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësie, Klodian Rjepaj, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, Saimir Kadiu, Drejtor i Drejtorisë Ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë, Petro Mersini, Drejtor i Drejtorisë Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë, Marsela Serjani juriste në Ministrinë e Shëndetësisë, Naile Ajazi, Specialiste në Drejtorinë Ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë, Albana Meta, Specialiste në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Silva Novi, Përgjegjëse e Sektorit të Standardeve Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Periudha kur janë kërkuar komunikimet elektronike përmes E-Maileve është nga 1 Tetori 2013 deri në 1 qershor 2016. Në 13 shtator 2022, AKSHI, ka çuar një përgjigje në SPAK, duke bashkangjitur në zarf një CD dhe një USB.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, teksa kanë bërë kryerjen elektronike të CD dhe USB-së, në 15 Shtator 2022, kanë konstatuar se informacioni i dërguar nga AKSHI, nuk është i plotë dhe nuk ka e-mailet e periudhës së kërkuar për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por SPAK, sërish nuk është tërhequr nga ideja për të gjetur e-mailet, duke ridërguar në datën 20 shtator 2022 një kërkesë të dytë, dhe ri kërkuar informacioni i plotë nga ana e AKSHI-t.

Dhe në përgjigjen e 10 Tetorit 2022, AKSHI-t, sqaron SPAK-un se informacioni i dërguar më parë është i gjithë informacioni që disponojnë nga back up-i më i hershëm që ata kanë në Tetor 2016.

Sipas drejtoreshës së AKSHI-t: “…një arsye pse janë konstatuar mungesat, mund të jetë se përdoruesi mund të ketë kryer arkivim lokal të e-maileve në kompjuterin e përdoruesit…”.

Kjo përgjigje e thatë nga ana e AKSHI-t nuk është bindëse, duke lënë dyshime të forta se e-mailet ose janë fshirë qëllimisht dhe nuk ekzistojnë ose ekzistojnë dhe nuk janë dorëzuar në tavolinën e oficerëve dhe prokurorëve.

Oficerët e BKH-së kanë vijuar me këqyrjen elektronike të komunikimeve e-mail, duke konstatuar se Klodian Rjepaj, në cilësinë e zv/ministrit të Shëndetësisë, ka patur komunikime me e-mail me Ilir Rrapaj, që në momentin kur ka filluar bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë me Rajonin Umbria, në Dhjetor 2013.

Në e-mail-et e datave 22 shkurt 2014 dhe 17 Mars 2014, Ilir Rrapaj i ka dërguar Klodian Rjepaj dy dokumente draft të Studimit të Universitetit të Peruxhias, që më pas janë bërë pjesë e studimit të fizibilitetit të Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.

Në këto komunikime Ilir Rrapaj ka përdorur adresën elektronike [email protected] që nga logoja e përdorur vërehet se është e njëjtë me atë të “Investital.LLC” e hapur në Kosovë dhe që është pjesëtare me 40 për qind të kapitalit të “SaniService”, që ka fituar koncesionin.

Nga teksti i komunikimit ndërmjet Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kuptohet se kanë njohje dhe marrëdhënie të afërt miqësore me njëri-tjetrin.

Në një nga e-mailet Ilir Rrapaj i drejtohet me tekstin: ”…Take a look!(Hidhi një sy). Shpresoj të të pëlqejë nëse është OK, e çojmë për redaktim final dhe printim. Ciao Bello…”.

Më tej është një e-mail tjetër ku Rrapaj i shkruan në postën elektronike zv/ministrit të Shëndetësisë Rjepaj, “…i dashur Fra”! Ky është teksti që të paralajmërova për të cilin Vanesa me shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë. Sidoqoftë dhe një herë të shkuara, bello Ciao…”.

E-maili i datës 17 Mars 2014 i është dërguar Ilir Rapaj nga shtetasja Vannesa Rossi nga e-maili i saj: [email protected] në adresat e tij: [email protected] në orën 8:48 am.

Më pas Klodian Rjepaj përmbajtjen e E-mailit të dërguar nga Ilir Rapaj dhe Vannesa Rossi më datë 17 mars 2014, ja ka dërguar Ilir Beqaj më datë 17 mars 2014 ora 16.29 në adresat tij elektronike [email protected] dhe [email protected].

Sipas SPAK, Ilir Beqaj është në dijeni për marrëdhënien e ngushtë midis Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, si dhe për përfshirjen e këtij të fundit në periudhën parapërgatitore të dokumentit “Studim i Fizibilitetit” që i hapi rrugë më pas dhënien e koncesionit Ilir Rapaj./Ora-News

Previous Post

FOTO/ Sokol Cikalleshi luan për të hyrë në historinë e Koniasporit, në garë për t’u shpallur…

Next Post

VIDEO/ “Shet p**dhë me makinë dhe s’me kthen borxhin!” 25 mijë eurot që nisen sherrin në Kavajë

Next Post
VIDEO/ “Shet p**dhë me makinë dhe s’me kthen borxhin!” 25 mijë eurot që nisen sherrin në Kavajë

VIDEO/ “Shet p**dhë me makinë dhe s’me kthen borxhin!” 25 mijë eurot që nisen sherrin në Kavajë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

June 13, 2025
Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

June 13, 2025
Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

June 13, 2025
Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

AKTUALITET

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

by Editor
June 13, 2025
0

Belsh, Qershor 2025 – Një tjetër tender publik i mbuluar me dyshime për pabarazi, korrupsion dhe shkelje flagrante të parimeve...

Read moreDetails
Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

June 13, 2025
Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

June 13, 2025
Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

June 13, 2025
Gjykata e Dibrës i caktoi “arrest në burg”/ I dyshuari për vrasjen e Selim Velsulës, “kyç” gojën para togave të zeza

Gjykata e Dibrës i caktoi “arrest në burg”/ I dyshuari për vrasjen e Selim Velsulës, “kyç” gojën para togave të zeza

June 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

June 13, 2025
Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

June 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al