TIRANA- Nutricionisti Altin Joka ka reaguar pas deklaratave zyrtare për rastin e helmimit të fëmijëve në Gramsh. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Joka thotë se deklarata e shefes së Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ishte e e paargumentuar, joshkencore dhe e papërgjegjshme.
Joka shkruan se në vend që të japë një sqarim të bazuar në të dhëna dhe protokolle të verifikuara, Bino zgjedh një ton ofendues, duke përdorur fraza si “injoranca nuk ka brirë” dhe “veza nuk konsumohet e gjallë nëpër kopshte,ndaj s’ka rrezik”. Sipas tij, kjo është një qasje krejtësisht e papranueshme për një zyrtare të lartë të shëndetësisë publike. Ai shton se në rastin kur veza zihet pjesërisht kur e verdha është e qullët,salmonela është potencial infeksioni dhe helmimi.
“Nqs nuk e dini meqë keni marrë modelin Nordik ,ju lutem lexoni udhëzimet e tyre,pasi fëmijet ekspozohen shumë më shpejt nga salmonela se një i rritur,mjafton një thikë ta ndajë atë vezë të pa zier mirë dhe cdo infuzion i mendimit tënd profesional bie poshtë. Së dyti,meqë keni marrë modelin nordik të sigurisë ,që në të vërtetet nuk i afroheni fare, po jua them me bindje se njoh rregullat e sigurisë ushqimore të Suedisë më mirë dhe disa vendeve nordike”, shkruan ai.
Joka thotë se shefi Epidemiologjise në Suedi po të ndodhte kjo që ndodhi në Shqipëri nuk do shprehej si Bino, por do nxirrte përgjegjësi urgjente dhe rekomandime. Ai shton se nëse Bino vërtet ndjek “modelin nordik”, atëherë le të veprojë si një profesioniste nordike: me përgjegjësi, transparencë dhe respekt ndaj publikut, jo me deklarata të paqëndrueshme dhe ofenduese, por me bazë informacionin.
POSTIMI:
DEKLARATA E SHEFES NE ISHP PER HELMIMIN NE GRAMSH ,E PARGUMENTUAR,JOSHKENCORE,E PAPERGJEGJSHME
Kjo përgjigje që sot, ofroi Zonja Silvana Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP, duket jo vetëm e paargumentuar dhe joshkencore, por edhe ofenduese ndaj inteligjencës së publikut dhe prindërve të shqetësuar. Në vend që të japë një sqarim të bazuar në të dhëna dhe protokolle të verifikuara, ajo zgjedh një ton ofendues, duke përdorur fraza si “injoranca nuk ka brire” dhe “veza nuk konsumohet e gjalle neper kopshte,ndaj ska rrezik”– një qasje krejtësisht e papranueshme për një zyrtare të lartë të shëndetësisë publike.
Atehere zj Bino,
Se pari ,nqs veza zihet pjeserisht kur e verdha eshte e qullet,salmonela eshte potencial infeksioni dhe helmimi,nqs nuk e dini meqe keni marre modelin Nordik ,ju lutem lexoni udhezimet e tyre,pasi femijet ekspozohen shume me shpejt nga salmonela se nje i rritur,mjafton nje thike ta ndaje ate veze te pa zier mire dhe cdo infuzion i mendimit tend profesional bie poshte. Se dyti,meqe keni marre modelin nordik te sigurise ,qe ne te vertetet nuk i afroheni fare,po jua them me bindje se njoh rregullat e sigurise ushqimore te Suedise me mire dhe disa vendeve nordike,po ju them se shefi Epidemiologjise ne Suedi po te ndodhte kjo nuk do shprehej rrumpallhane si ju,por do nxirrte pergjegjesi urgjente dhe rekomandime.
Dhe sa per dijenine tuaj dhe te publikut , Suedia ka qe nga viti 1990 qe ne vezet e saj nuk eshte gjetur salmonela,pra ka 35 vite qe nuk ka asnje rast helmimi me Salmonela ne popullate nga vezet Suedeze,sepse i ka te pasterizuara dhe sistemi i monitorimit ne ferma eshte i perditshem dhe eshte lider ne bote ne kete pike. Se treti, vendet Nordike jane ne 5 vendet me te larta te sigurise ushqimore ne bote dhe Italia eshte diku e 20 dhe ka specialiste te fushes tuaj nga shume vende te BE ,SHBA,Italise qe shkojne e marrin eksperience ne vendet nordike per sigurine ushqimore. Ju nuk jeni afruar asnje parametri te sigurise ushqimore nordike.
Se katerti ,nqs ju do kishit model sigurine ushqimore si vendet nordike,sot…shperndarja,furnizimi,gatimi,sherbimi e gjithe struktura operative dhe zinxhiri i furnizimit dhe monitorimit te ushqimit per femijet,nuk do ishte sic e keni praktikuar ju ne Shqiperi,nqs nuk e dini ju lutem me lejoni tju jap informacione te detajuara se si veprohet praktikisht sherbimi ushqimit ne kopshte e shkolla ne Suedi,nga A tek B. Ju nuk mundeni e doni ta vendosni sigurine ushqimore si prioritare si e kane vendet nordike,nuk i afroheni as ne laboratore,as ne specialiste,as ne numer profesionistesh,as ne kerkime shkencore dhe zhvillim qe harxhon 50 milion dollare,as ne ne buxhetet e hedhura ku Suedia harxhon rreth 200 milion dollare per sigurine ushqimore edhe pse eshte 3 here me e madhe ne popullate se Shqiperia,as per trajnimet ku suedia shpenzon mbi 30 milion dollare.
Pra Suedia harxhon 32 here me teper buxhet per fryme per sigurine ushqimore sesa ju ne Shqiperi. Ne Suedi buxheti per Sigurine Ushqimore nuk quhet shpenzim,por investim publik dhe nuk ka nje rast te vetem qe mos investigohet dhe zbulohet,me penalitetet,plan masash per te ardhmen.
Ne Danimarke mbi 1% e buxhetit shkon per sigurine ushqimore ,po ashtu ne vendet nordike diku aty. Te deklarosh se qenka faji sepse keni ndjekur modelin nordik,ky nuk eshte vetem turp,ofendim por nje lajthitje profesionale. Nuk ta ka fajin modeli,por paaftesite qe ju rrethojne. Përfundim: Nëse Znj. Bino vërtet ndjek “modelin nordik”, atëherë le të veprojë si një profesioniste nordike: me përgjegjësi, transparencë dhe respekt ndaj publikut, jo me deklarata të paqëndrueshme dhe ofenduese,por me baze informacionin.
Dhe se fundmi pse ju zonje nuk kerkoni pergjegjesi tek vezet me salmonele qe vertete kur gatuhen mbi 10 minuta nuk sjellin probleme,por perse duhet te kene salmonele vezet?Kete do bente kolegu juaj ne Suedi e Danimarke. Cfare detyrash keni kryer ju apo rekomandimesh,qe vezet e fermave mos kene me salmonele? Ku eshte pergjegjesia e autoriteteteve dhe ku jane propozimet tuaja si drejtoreshe e nje instituti prestigjioz? Shume media mund te kene ngrene sapunin per djath,po ashtu dhe shume njerez dhe qytetare nga deklarata juaj ,ndaj une ju kunderpergjigja kesaj deklarate tju tregoja,se di mire te ndaj sapunin nga djathi,por di te ndaj ende me mire deklaratat sesa profesionale,serioze dhe te pergjegjshme jane.
Mos ndoshta shprehja juaj:”Injoranca nuk ka brire”, duhet kthyer nga krahu tjeter?