Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Harta e re e BE-së sipas exit-polleve: PPE parti e parë në Gjermani dhe Greqi. Ekstremi i djathtë ngjyros Austrinë, në vendet e tjera…

Editor by Editor
June 9, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Harta e re e BE-së sipas exit-polleve: PPE parti e parë në Gjermani dhe Greqi. Ekstremi i djathtë ngjyros Austrinë, në vendet e tjera…
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bazuar në exit poll-et e para, harta e re e Europës që mund të vizatohej nga këto zgjedhje ka nisur të marrë formë. Në pritje të rezultateve përfundimtare, sondazhet e kryera në vendet kryesore evropiane nxjerrin fitues Konservatorët e djathtë, të ndjekur nga ekstremistët e djathtë.

Gjermania

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe partia e tij, SPD, janë mposhtur plotësisht sipas exit poll-eve të para në Gjermani me ekstremistët e AfD që bëhen forcë e dytë duke shkaktuar një tërmet politik. Partia Popullore e CDU/CSU (një parti që i përket PPE) është partia kryesore me 30%. Ekstremistët e djathtë të AfD me 16% kalojnë socialistët e SPD me 14% duke dalë për herë të parë forcë e dytë në vend. Sipas exit polleve radha më pas është e tillë: Të Gjelbrit 12,5%, BSW 6%, FDP 5%, Sinistra (Linke) 3% Volt 3%.

Kreu i AfD-së, Tino Chrupalla ka shprehur gëzimin për arritjen në këto zgjedhje edhe pse rezultatet finale pritet të dalin në orët e para të mëngjesit.

“Loja mbaroi dhe kemi një super rezultat, një rezultat rekord. Ne kemi pothuajse 50% të votuesve të rinj në Evropë”, tha ai. Ndërkohë, Kevin Kühnert, sekretari i përgjithshëm i Social Demokratëve të kryeministrit Olaf Scholz ka shprehur dëshpërimin duke thënë: “Kjo është një humbje e rëndë për ne sot”.

Greqia

Sondazhet në fqinjin jugor të Shqipërisë vendosin në krye konservatorët e “Demokracisë së Re”, për të cilët garojnë edhe dy minoritarët, Fredi Beleri e Pirro Dhima.

Forca politike e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pjesë e PPE-së, kryeson sipas exit polleve me 28-32% të votave. Ajo ndiqet nga SYRIZA e grupit të majtë në Parlamentin Evropian mes 15.2 dhe 18.2%. Partia socialiste PASOK me shumë gjasa do të jetë në vendin e tretë, në pragun midis 13.9 dhe 10.9%, pasuar nga komunistët e KKE mes 10.3 dhe 7.9% dhe partia e ekstremit të djathtë Ellinikilisi (Zgjidhja greke) që mund të marrë deri në 7.6% të votave.

Austria

Exit poll-et e para, të publikuara nga media në mbyllje të sondazheve, tregojnë se partia e ekstremit të djathtë FPÖ është në krye me 27% të votave në Austri. Partia Popullore Konservatore është në vendin e dytë me 23,5 %, dhe Socialdemokratët në vendin e tretë me 23 %. Për FPÖ ky është një rezultat historik, pasi partia është formacioni kryesor politik në vend për herë të pare. Pesë vjet më parë ajo u ndal në pragun 17%. Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë ishte shembur pas skandalit “Ibizagate”, i cili e përfshiu atë në vitin 2019, kur ish-lideri i saj u kap “mat” duke i premtuar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si mbesa e një oligarku rus.

Sllovakia

Në Sllovaki, sipas parashikimeve fillestare, partia opozitare e majtë-liberale Sllovakia Progresive mund të fitojë me 28% të votave. Kjo do të ishte tre pikë përqindje më shumë se partia populiste e majtë Smer (Drejtimi) e kryeministrit Robert Fico. Në vendin e tretë është partia nacionaliste e ekstremit të djathtë Republika me 12.5%, e ndjekur nga partia e majtë Hlas (Zëri) me 7%. Partia Kombëtare Sllovake (SNS), gjithashtu në qeveri shkërmoqet dhe nuk arrin as 2%.

Qipro

Qendra e djathtë është përpara në Qipro në zgjedhjet evropiane siç tregohet nga sondazhet e para. Kristian Demokratët e Disy (pjesë e PPE) janë të parët, në një gamë që shkon midis 25.5 dhe 28.5%, të ndjekur nga marksist-leninistët e Akelit (E majta), midis 23 dhe 26%. Në vendin e tretë ishte surpriza e vërtetë e zgjedhjeve në ishullin mesdhetar. 12 deri në 15% të votave parashikohet të ketë marrë Fidias Panayiotou, një YouTuber shumë i famshëm në Qipro, i cili u paraqit në votime si një kandidat krejtësisht i pavarur.  Në YouTube, kanali i Panayiotou ka 2.6 milionë ndjekës, më shumë se dyfishi i popullsisë totale të ishullit të Qipros.

Partitë Diko dhe Edek – të dyja në grupin S&D në Dhomën Evropiane – kanë ngecur në vendin e katërt dhe të pestë. E para është midis 7.5% dhe 10.5%, ndërsa e dyta midis 3.5 dhe 5%.

Malta

Malta, një vend famëkeq dypartiak, është i ndarë, sipas vlerësimeve të para të publikuara nga Parlamenti Evropian. Partia Laburiste e kryeministrit Robert Abela pritet të marrë 3 eurodeputetë me 44.67%, 1 më pak nga 2019. Në të njëjtën kohë, Partia Nacionaliste, e cila i përket familjes konservatore, do të merrte tre deputetët e tjerë me 42.52% të votave.

Roberta Metsola, presidentja në detyrë e Parlamentit Evropian, vjen nga Partia Nacionaliste dhe për këtë arsye është e garantuar që do të rizgjidhet si ligjvënëse në PE.

Kroacia

Vlerësimet e para nga Kroacia janë për një fitore të qendrës së djathtë të kryeministrit Andrej Plenkoviç me 33.74% të votave, që do të përkthehej në gjashtë eurodeputetë. Sipas një sondazhi nga agjencia e lajmeve HINA kjo do t’i jepte Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dy ligjvënës të tjerë, nga katër që ka sot. Aleanca e qendrës së majtë e SDP, e cila përzien liberalët dhe socialistët, do të vinte e dyta me 27.81% dhe katër eurodeputetë.

Lëvizja e ekstremit të djathtë për Atdheun, me të cilën Plenkoviç nënshkroi së fundmi një marrëveshje koalicioni, do të siguronte 8.67% të votave, por ende nuk është e qartë nëse kjo do të mjaftonte që ata të hynin për herë të parë në Parlamentin Evropian. Ndërkohë të Gjelbrit e Mo?emos pritet të marrin 5.84% të të gjitha votave, nga 1.8% që morën në 2019.

Bullgaria

Me 26.2% të votave, koalicioni qeverisës konservator populist besohet se ka fituar shumicën e vendeve në Bullgari, duke siguruar 6 nga 17 ulëse. Shumë prapa, në vendin e dytë, është koalicioni centrist i partive “Ne vazhdojmë ndryshimin”, Volt Bullgaria dhe Bullgaria Demokratike, me 15.7%. Partia e djathtë ekstreme Rilindja vjen në vendin e tretë. Kjo është një fitore e rëndësishme për Revival, pasi ata morën vetëm 1% të votave në 2019 dhe nuk siguruan asnjë vend në Parlamentin Europian.

Previous Post

Veliaj: Këtë vit presim 15 milionë turistë

Next Post

Vlorë, makina merr flakë, shpëton drejtuesi dhe pasagjeri

Next Post
Vlorë, makina merr flakë, shpëton drejtuesi dhe pasagjeri

Vlorë, makina merr flakë, shpëton drejtuesi dhe pasagjeri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

July 9, 2025
Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

July 9, 2025
Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

July 9, 2025
Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

AKTUALITET

Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

by Editor
July 9, 2025
0

ITALI- Hetimet për vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar, Fatos Cenaj i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri, vijojnë ende.  Autoritetet...

Read moreDetails
Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

July 9, 2025
Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

July 9, 2025
Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

July 9, 2025
Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

July 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

July 9, 2025
Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

July 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al