Pas 102 vitesh, në Selanik të Greqisë është rihapur Xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve komunale.
Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të një muaj agjërimi.
Vendimi i rrallë për Greqinë ortodokse, u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe lutja e parë filloi në orën 07:30, nga Imami egjiptian Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë Islame të Athinës.
Namazi, i cili përfundoi pas gjysmë ore, u krye në gjuhën arabe, më pas pati një predikim në arabisht dhe greqisht.