Saturday, November 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

Editor by Editor
July 6, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e ka dhënë pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit të shtunën. Grupi radikal hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli t’i japë fund plotësisht luftës. Megjithatë, vendimi i Hamasit – i cili e kontrolloi Gazën para se ta nxiste luftën më 7 tetor duke e sulmuar Izraelin – mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.

Por, të dyja palët paralajmëruan se nuk ka garanci ende për një marrëveshje të mundshme.Dy zyrtarët, të cilët folën në kushte anonime, thanë se marrëveshja me faza, e përpiluar nga Uashingtoni, së pari përfshin një armëpushim “të plotë” gjashëjavor, gjatë të cilit do të liroheshin një numër pengjesh, përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Gjatë këtyre 42 ditëve, forcat izraelite do të tërhiqeshin nga pjesët më të populluara të Gazës dhe do ta lejonin kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, thanë ata.

Ndërkohë, në këtë periudhë, Hamasi, Izraeli dhe ndërmjetësit do të bisedonin për kushtet e fazës së dytë, e cila do të mund të përfshinte lirimin e pengjeve të mbetura burra, civilë dhe ushtarë, thanë zyrtarët. Në këmbim, Izraeli do të lironte më shumë palestinezë të burgosur dhe arrestuar. Faza e tretë do përfshinte kthimin e çdo pengu të mbetur, përfshirë trupat e pengjeve të vdekura, si dhe fillimin e projektit vjeçar për rindërtimin e Gazës. Hamasi ende kërkon “garanci me shkrim” nga ndërmjetësit se Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për marrëveshje për armëpushim të përhershëm, pasi të ketë filluar faza e parë, thanë dy zyrtarët.

Përfaqësuesi i Hamasit i tha Associated Press se grupi radikal dha pëlqimin pasi mori “garanci dhe zotime verbale” nga ndërmjetësit se lufta nuk do të rifillojë dhe se bisedimet do të vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja për armëpushim të përhershëm.

“Ne tani i duam këto garanci edhe në letër”, tha ai. Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve. Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Previous Post

GJKKO lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajn

Next Post

Francë/ Shqiptari përdhunonte vajzën, dënohet me 20 vite burg

Next Post
Francë/ Shqiptari përdhunonte vajzën, dënohet me 20 vite burg

Francë/ Shqiptari përdhunonte vajzën, dënohet me 20 vite burg

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

08:31 LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë personi i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, miku i Gilmando Danit.

November 15, 2025
Raketat godasin Damaskun, viktimat dhe të plagosurit nën raportim

Raketat godasin Damaskun, viktimat dhe të plagosurit nën raportim

November 15, 2025
61-vjeçari në Shkodër vrahet me armë zjarri, autori shpëton në arrati

Eksplozion me tritol në një objekt biznesi në Kamëz, vetëm dëme materiale të raportuara.

November 15, 2025
Shpresë në letër? Llogaritë e komplikuara që i duhet të bëjë Italia për të kaluar Norvegjinë pa kaluar në ‘playoff’

Shpresë në letër? Llogaritë e komplikuara që i duhet të bëjë Italia për të kaluar Norvegjinë pa kaluar në ‘playoff’

November 14, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.
Lajmi Fundit

08:31 LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë personi i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, miku i Gilmando Danit.

by timoni.al
November 15, 2025
0

Mbrëmjen e së martës, një atentat ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person,...

Read moreDetails
Raketat godasin Damaskun, viktimat dhe të plagosurit nën raportim

Raketat godasin Damaskun, viktimat dhe të plagosurit nën raportim

November 15, 2025
61-vjeçari në Shkodër vrahet me armë zjarri, autori shpëton në arrati

Eksplozion me tritol në një objekt biznesi në Kamëz, vetëm dëme materiale të raportuara.

November 15, 2025
Shpresë në letër? Llogaritë e komplikuara që i duhet të bëjë Italia për të kaluar Norvegjinë pa kaluar në ‘playoff’

Shpresë në letër? Llogaritë e komplikuara që i duhet të bëjë Italia për të kaluar Norvegjinë pa kaluar në ‘playoff’

November 14, 2025
Pas incidentit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës shënojnë një rritje prej më shumë se 2%.

Pas incidentit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës shënojnë një rritje prej më shumë se 2%.

November 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

08:31 LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë personi i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, miku i Gilmando Danit.

November 15, 2025
Raketat godasin Damaskun, viktimat dhe të plagosurit nën raportim

Raketat godasin Damaskun, viktimat dhe të plagosurit nën raportim

November 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al