Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Hakmarrje” për finalen/ Partizani fiton pastër ndaj Egnatias në Rrogozhinë

Editor by Editor
September 27, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
0
SHARES
142
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani ka arritur të marrë një fitore të pastër përballë Egnatias, në fushën e kësaj të fundit në Rrogozhinë, duke e konsideruar si një “hakmarrje” për finalen e “Final Four” të humbur sezonin e kaluar që vendosi dhe fatin e titullit.

Të kuqtë arritën të shënonin nga një gol për secilin fraksion loje, ku në minutën e 20′ të takimit ishte i riu Redon Ismaili, ai i cili shënoi gol. Pas një goditje këndi të harkuar nga Rrapaj, topi pas gjuajtjes së Mehmetit shkoi në këmbët e Ismailit, i cili i vetëm para portës e shtyn në rrjetë.

Egnatia “u zgjua” vetëm në fundin e pjesë së parë me disa raste, por pa shënuar gol, teksa me rezultatin 0-1 edhe dy ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes për pushimin midis pjesëve.

Pjesa e dytë nis me zëvendësime të shumta, ku për Egnatian, Zejnullai, Kasa dhe Jahaja hyjnë në fushë në vend të Vuthajt, Ramës dhe Lushkjes. Ndërsa te Partizani ishte Bintsuka i cili mori vendin e Mba, teksa kryeqytetasit bënë një zëvendlsim të detyruar për shkak dëmtimi dhe në pjesën e parë, ku Mehmeti i la vendin Taipit.

Edhe me fillimin e fraksionit të dytë të lojës ishte Partizani me disa raste shënimi, teksa në minutën e ’60 do të shënonte dhe golin e dytë me anë të Bintsuka, pas një kundërsulmi të ekipit të tij.

Previous Post

Aksident në Vlorë, një makinë përfundon në kanal, dy të plagosur

Next Post

Shpopullimi në nivel alarmant, 16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar

Next Post
Shpopullimi në nivel alarmant, 16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar

Shpopullimi në nivel alarmant, 16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al