Deputeti demokrat Dashnor Sula, pavarësisht pikpamjeve të tij “radikale” sa i përket përballjes me Qeverinë, duket se nuk ka mendim negativ për disa deputete apo ministre socialiste, përfshirë këtu dhe Kryeparlamentaren Lindita Nikolla. I ftuar në RTSH, Sula tha se e adhuron Milva Ikonomin pasi nuk është hajdute.
https://www.instagram.com/reel/C0SbgOZt5_2/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1158&rd=https%3A%2F%2Fzeri.ai&rp=%2Fpolitike%2Fhabit-dashnor-sula-le-pas-inat-inatet-politike-e-adhuroj-milva-ikonomin-i189608#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A698.0000000000001%2C%22ls%22%3A639%2C%22le%22%3A655%7D
Dashnor Sula: Unë e adhuroj Milva Ikonomin, është një grua shumë e mirë. Pavarësisht kilogramëve që ka, por është një njeri shumë e fisshme kur e shikon dhe e du fort. Të dua fort Milva, se nuk je hajdute.
Po mendim pozitiv kishte dhe për një nga ministret më të komentuara të Qeverisë, Elisa Spiropali. Për këtë të fundit tha se është e ëmbël.
Dashnor Sula: Është një politikane shumë e ëmbël. Shumica mund të kenë përshtypjen se është e egër, por nuk është e tillë.
Mendim pozitiv kishte dhe për Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pavarësisht se në seancë nuk mungojmë përplasjet me të.
Dashnor Sula: Lindita Nikolla nuk e drejton Parlamentin keq. E vlerësoj për atë butësinë që ka.