Thursday, December 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditja e grupit që trafikonte emigrantë, ish-kryekomunari i Kasharit ndihmonte regjistrimin në gjendjen civile!

Editor by Editor
April 13, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Goditja e grupit që trafikonte emigrantë, ish-kryekomunari i Kasharit ndihmonte regjistrimin në gjendjen civile!
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në hetimet e SPAK dhe të Policisë së Shtetit në lidhje me dosjen voluminoze të grupit të strukturuar kriminal të trafikimit të emigrantëve, kryesisht nga Bangladeshi, rezulton të jetë i përfshirë ish-kryetari i komunës Kashar, Alfred Sulaj, i përfshirë me herët në veprimtari të tjera kriminale, madje i arrestuar në vitin 2011 edhe për plagosjen e shokut të tij.

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë përgjime të komunikimeve ambientale që ka bërë Luan Tafalla, ky i fundit një prej 24 personave me masë sigurie në operacionin e ekzekutuar të premten nga Policia e Shtetit, me njerëz të lidhur me ish-kryekomunarin.

Luan Tafalla i ka kërkuar ndihmë ish-kryekomunarit Sulaj që për shkak të detyrës që ka mbajtur vite më parë, të ushtrojë ndikim tek gjendja civile për të regjistruar emigrantë.

Regjistrimi i shtetasve të huaj në gjendjen civile është një procedurë për të huajt që u sigurohet vizë dhe sipas të dhënave të hetuesve, rezulton të jetë fiktiv pasi emigrantët e huaj largohen nga vendi ynë.

Përgjimi është bërë në një bisedë mes Luan Tafallës dhe vëllait të Alfred Sulajt, mes të cilëve diskutohet për t’i thënë Alfredit për të ndërhyrë në gjendjen civile.

Përgjimet:

Tafalla: Ku?

Vëllai i Sulajt: Do t’i çojë në gjendjen civile.

Tafalla: Fole me Ogertin ti?

Vëllai i Sulajt: Jo, po flasim me Fredin.

Tafalla: Aha, në rregull.

Vëllai i Sulajt: Kështu që unë i thashë atij që ata janë gati të paguajnë.

Tafalla: Jo mo vëlla duhet të paguaj Fredi atë, pse thua janë gati, kush të tha ty që janë gati?

Vëllai i Sulajt: Po fol me Fredin se Fredi po më pyet mua që duhet të paguaj, i thashë që të mos ashtu.

Tafalla: Ok!

Alfred Sulaj rezulon të jetë arrestuar në vitin 2007, në kohën që ishte në detyrë si kryetar i komunës Kashar, në akuzë për falsifikim dokumentesh pronësie, korrupsion e shpërdorim detyre në komunën që drejtonte, detyrë nga e cila u shkarkua, por u liruar dy vite më vonë.

Në vitin 2011 Sulaj ra sërish në pranga pasi plagosi me thikë një mikun e tij gjatë një debati në një lokal në Kashar, konflikt i cili nisi pasi Sulaj pretendonte se miku i tij nuk kishte votuar në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 për babanë e tij që ishte në garë.

Aktualisht Alfred Sulaj është biznesmen dhe në pronësi të tij ka edhe një hotel në afërsi të qafës së Kasharit.

Ndërkohë, hetuesit kanë mundur të sigurojnë prova të tjera që janë lidhur mes të të arrestuarve dhe emigrantëve.

Në një rast, thonë burimet, me të njëjtën kartë krediti që janë blerë 2 bileta avioni nga Dubai drejt Tiranës, janë paguar edhe biletat e emigrantëve nga Bangladeshi, e cila ka shërbyer si provë për të lidhur personat e grupit kriminal me veprimtarinë e paligjshme.

Previous Post

I dënuar më parë për dhunë në familje, i gjendet kallashnikovi në banesë 48-vjeçarit

Next Post

‘Është grua e mbrekullueshme’, ja si përgjigjet Meta për hetimet e SPAK mbi pasurinë e Monikës

Next Post
‘Është grua e mbrekullueshme’, ja si përgjigjet Meta për hetimet e SPAK mbi pasurinë e Monikës

‘Është grua e mbrekullueshme’, ja si përgjigjet Meta për hetimet e SPAK mbi pasurinë e Monikës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Milan dhe Rabiot: Kualifikimi në Champions është një qëllim, por synoj diçka më shumë…

Milan dhe Rabiot: Kualifikimi në Champions është një qëllim, por synoj diçka më shumë…

December 24, 2025
“Julian Sinanaj iu hoqën përfitimet”/ Gazetarja Anila Hoxha në “Top Story”: Drejtësia me veshë të mbyllur dështoi

“Julian Sinanaj iu hoqën përfitimet”/ Gazetarja Anila Hoxha në “Top Story”: Drejtësia me veshë të mbyllur dështoi

December 24, 2025
Shpërthim në Selitë të Vogël gjatë natës, makina me eksploziv e goditur, detaje të reja.

Inspektori i policisë arrestohet pas aksidentit fatal me 65-vjeçarin, i cili u përplas ndërsa drejtonte motomjetin e tij.

December 24, 2025
“Julian Sinanaj, i njohur si ‘Leon’, e kishte vrasjen si profesion të jetës”/ Ferdinand Dervishi në “Top Story”: Nuk merrej me fëmijët

LAJME

Milan dhe Rabiot: Kualifikimi në Champions është një qëllim, por synoj diçka më shumë…

by timoni.al
December 24, 2025
0

Adrien Rabiot, mesfushori francez i Milanit, ndan ambiciet e tij në një intervistë lidhur me sezonin aktual dhe sfidat që...

Read moreDetails
“Julian Sinanaj iu hoqën përfitimet”/ Gazetarja Anila Hoxha në “Top Story”: Drejtësia me veshë të mbyllur dështoi

“Julian Sinanaj iu hoqën përfitimet”/ Gazetarja Anila Hoxha në “Top Story”: Drejtësia me veshë të mbyllur dështoi

December 24, 2025
Shpërthim në Selitë të Vogël gjatë natës, makina me eksploziv e goditur, detaje të reja.

Inspektori i policisë arrestohet pas aksidentit fatal me 65-vjeçarin, i cili u përplas ndërsa drejtonte motomjetin e tij.

December 24, 2025
“Julian Sinanaj, i njohur si ‘Leon’, e kishte vrasjen si profesion të jetës”/ Ferdinand Dervishi në “Top Story”: Nuk merrej me fëmijët

“Julian Sinanaj, i njohur si ‘Leon’, e kishte vrasjen si profesion të jetës”/ Ferdinand Dervishi në “Top Story”: Nuk merrej me fëmijët

December 24, 2025
“Më shumë se 15 dënime të përjetshme në shpatulla”, ish-drejtori i Krimeve të Rënda në ‘Top Story’: Bashkëpunimi me drejtësinë, një përfitim për Shqipërinë

“Më shumë se 15 dënime të përjetshme në shpatulla”, ish-drejtori i Krimeve të Rënda në ‘Top Story’: Bashkëpunimi me drejtësinë, një përfitim për Shqipërinë

December 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Milan dhe Rabiot: Kualifikimi në Champions është një qëllim, por synoj diçka më shumë…

Milan dhe Rabiot: Kualifikimi në Champions është një qëllim, por synoj diçka më shumë…

December 24, 2025
“Julian Sinanaj iu hoqën përfitimet”/ Gazetarja Anila Hoxha në “Top Story”: Drejtësia me veshë të mbyllur dështoi

“Julian Sinanaj iu hoqën përfitimet”/ Gazetarja Anila Hoxha në “Top Story”: Drejtësia me veshë të mbyllur dështoi

December 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al