Tuesday, June 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Godinat e ministrive do të kthehen në kulla? Rama njofton ngritjen e kompleksit qeveritar

Editor by Editor
September 17, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Godinat e ministrive do të kthehen në kulla? Rama njofton ngritjen e kompleksit qeveritar
0
SHARES
128
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në hapjen e një konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio arkitekturore do të paraqesin idetë për 4 projekte te reja, që do të shërbejnë për zyrat e reja të administratës shtetërore.

Gjatë deklaratës së tij, Rama njoftoi ngritjen e një kompleksi qeveritar, teksa sipas kreut të qeverisë, disa nga godinat aktuale të institucioneve kërkojnë kosto të mëdha mirëmbajtjeje dhe miliona euro qira vjetore.

Rama deklaroi se disa prej godinave, ku me shumë mundësi iu referua godinave të ministrive në qendër të Tiranës, nuk ofrojnë ambiente të përshtatshme për ambiciet e tyre, pasi janë të vjetra.

Ndërkohë, Rama tha më tej se paguan miliona euro qira vjetore për godinat e institucioneve shtetërore, ku u duk si një justifikim absurd, pasi godinat e ministrive janë prona shtetëtore, ndërkohë që paguan për pika të tjera të shpërndara në të gjithë Shqipërinë për shërbimet ndaj qytetarëve, siç janë pikat e Postës, por ato nuk ka se si t’i mbledhë në një godinë të vetme.

Ky projekt i ri i qeverisë duket se do të marrë nga buxheti i shtetit qindra miliona euro, ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëhet me godinat që janë aktualisht në funksion të administratës shtetërore.

Me shumë mundësi, godinat e ministrive të cilat ndodhen në qendër, do të shemben për t’u kthyer në kulla, duke iu referuar edhe deklaratës së kryeministrit pak kohë më parë se do të shtojë kullat në kryeqytet.

“Janë 10 finalistë të ndarë në 2 grupe, 5 për çdo grup, që përballë jurisë ndërkombëtare do të prezantojnë projekt idetë e tyre lidhur me 4 zhvillime të rëndësishme, të cilat janë 4 zhvillime që i hapin rrugë një faze të re, një qasje të re dhe pa diskutim edhe një roli të ri të shtetit në raport me pronën publike.

Aktualisht sot për ta bërë të qartë për të gjithë ata që nuk janë të informuar në brendësi lidhur me këtë nisëm, institucionet publike paguajnë disa miliona euro në vit qera, për të ushtruar aktivitetin e tyre në mjedise që janë larg së qeni të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2030, janë larg së qenit të denja për atë çka meritojnë qytetarët të cilët shërbehen nga këto institucione, janë larg së qenit të denja për  kushtet në të cilat në fakt duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit. E përveçse janë miliona e miliona euro që shkojnë çdo vit për qera, janë një sërë institucionesh që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në godinat të cilat nuk kanë asnjë lloj vlere të asnjë natyre. Jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë arkitektonike, por paraqesin edhe probleme te vazhdueshme mirëmbajtje si rezultat i të qenit godina të vjetra të trashëguara nga periudha komuniste dhe njëkohësisht të përdorura për qëllime të reja që nuk përshtaten fare me ato mjedise.

Faktikisht sot arkitektet janë thirrur të në ofrojnë idetë dhe projektet e tyre për të na dhënë mundësinë të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër edhe një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione që janë sot në nevojë të madhe për të pasur një vend të denjë për të gjitha kërkesat e tyre. Faktikisht ajo që do të ndodhë falë agjencisë në fjalë, pra Korporatës Shqiptare të Investimeve është që shteti nuk do të dorëzojë më prona ashtu siç i ka dorëzuar në të shkuarën tek privatët, por do të futet në një rol po aq aktiv si përfaqësues i pronës së vet përmes AIC për të nxjerrë nga shfrytëzimi i pronave publike, të mira publike dhe natyrisht edhe për të nxjerrë përfitime financiare për vetë shtetin që do të shërbejnë për investime të mëtejshme.

Shteti vendos në dispozicion pronat publike dhe më pas fton në konkurs investitorë vendas e të huaj për ndërtimin e projekteve, nga ku shteti do të përfitojë si pronar i truallit një infrastrukturë të re për institucione publike që ende rrinë në mjedise me qira apo ende nuk e kanë selinë e tyre të shekullit të ri, si për shembull Biblioteka Kombëtare.”, – tha Rama.

Studiot pjesëmarrëse në konkurs:

ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)
COLDEFY (Francë)
EMBT Architects (Spanjë)
SNOHETTA (Norvegji)
ZAHA HADID Architects (UK)
ARCHI-TECTONICS (USA)
ARCHITECTURE STUDIO (Francë)
BAUKUH (Itali)
COOK RESEARCH (Angli)
MAD Office (SHBA)

Previous Post

Ekskluzive/ “Shiti” infomacion tek bandat kriminale, SPAK i sekuestron telefonin zyrtarit të policisë Edmond Rizaj

Next Post

Kërkoi daljen nga ’41 biss’, GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes”

Next Post
Kërkoi daljen nga ’41 biss’, GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes”

Kërkoi daljen nga '41 biss', GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes"

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait, mijëra pasagjerë të bllokuar në radhët e gjata dhe qindra fluturime të anuluara

Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait, mijëra pasagjerë të bllokuar në radhët e gjata dhe qindra fluturime të anuluara

June 24, 2025
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasada e SHBA: Jemi krah profesionistëve të drejtësisë

Meta rrëfen për herë të parë: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik. Ja pse i refuzova

June 24, 2025
Lamine Yamal sulmohet turpshëm në aeroport nga tifozët e Dembélé…

Lamine Yamal sulmohet turpshëm në aeroport nga tifozët e Dembélé…

June 24, 2025
Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës që dënoi me 83 vite burg autorët, kthen për rigjykim çështjen

AKTUALITET

Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait, mijëra pasagjerë të bllokuar në radhët e gjata dhe qindra fluturime të anuluara

by Editor
June 24, 2025
0

DOHA- Fluturimet në dy nga aeroportet më të ngarkuara në botë, në Doha dhe Dubai, u ndërprenë të hënën, ndërsa mijëra udhëtarë prisnin...

Read moreDetails
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasada e SHBA: Jemi krah profesionistëve të drejtësisë

Meta rrëfen për herë të parë: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik. Ja pse i refuzova

June 24, 2025
Lamine Yamal sulmohet turpshëm në aeroport nga tifozët e Dembélé…

Lamine Yamal sulmohet turpshëm në aeroport nga tifozët e Dembélé…

June 24, 2025
Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës që dënoi me 83 vite burg autorët, kthen për rigjykim çështjen

Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës që dënoi me 83 vite burg autorët, kthen për rigjykim çështjen

June 24, 2025
“1 euro për 57 mijë metra, hetimi që prek qeverinë dhe oligark”/ Goditet Samir Mane, SPAK hetimet të forta për aferën e Portit të Vlorës

“1 euro për 57 mijë metra, hetimi që prek qeverinë dhe oligark”/ Goditet Samir Mane, SPAK hetimet të forta për aferën e Portit të Vlorës

June 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait, mijëra pasagjerë të bllokuar në radhët e gjata dhe qindra fluturime të anuluara

Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait, mijëra pasagjerë të bllokuar në radhët e gjata dhe qindra fluturime të anuluara

June 24, 2025
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasada e SHBA: Jemi krah profesionistëve të drejtësisë

Meta rrëfen për herë të parë: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik. Ja pse i refuzova

June 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al