Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese pranon ndryshimin e padisë së gazetarit Elton Qyno, seanca shtyhet për 2 prill

Editor by Editor
March 19, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
Gjykata Kushtetuese pranon ndryshimin e padisë së gazetarit Elton Qyno, seanca shtyhet për 2 prill
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë – Gjykata Kushtetuese pranoi të mërkurën kërkesën e avokatit Dorian Matlija, përfaqësues i gazetarit të Ora News Elton Qyno, për të ndryshuar objektin e padisë, duke shtuar kërkesën për fshirjen e kopjeve virtuale të të dhënave të sekuestruara nga telefoni i tij me vendim të Gjykatës së Posaçme në dhjetor 2023.

Qyno ka paditur në Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Posaçme që lejuan sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike, kontrollin e banesës dhe kontrollin personal, pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrjen e sekretit hetimor. Ai kërkon shfuqizimin e këtyre vendimeve, duke i cilësuar si shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Avokati Matlija argumentoi në seancë se mbajtja në sekuestro e kopjeve virtuale të telefonit të gazetarit rrezikon ekspozimin e burimeve të tij, duke cenuar lirinë e shtypit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndryshimin e objektit të padisë, duke përfshirë kërkesën për shkatërrimin e të dhënave të kopjuara nga autoritetet.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën, duke e konsideruar atë të lidhur me pretendimet e mëparshme për shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që çuan në sekuestrimin e pajisjeve elektronike.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti dhe Olsi Dado, kërkuan kohë për t’iu përgjigjur kërkesës së re. Gjykata pranoi kërkesën dhe vendosi të shtyjë seancën për më 2 prill, duke i dhënë palëve afat për të dorëzuar përgjigjet me shkrim deri më 26 mars.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 lidhur me rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore mbi disa krime të rënda. Pas një kontrolli në banesën e tij, SPAK sekuestroi telefonat dhe pajisjet elektronike të gazetarit, një veprim që ai dhe avokati i tij e kundërshtojnë si shkelje e të drejtave të gazetarëve.

Në nëntor 2023, Gjykata e Posaçme caktoi ndaj Qynos masën e detyrimit për paraqitje, nën dyshimet për korrupsion pasiv në sektorin privat, në lidhje me një procedim penal të hapur për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Megjithatë, në janar 2024, Apeli i Posaçëm rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

Vazhdimi i procesit në Kushtetuese pritet të përcaktojë fatin e të dhënave të sekuestruara, si dhe të vlerësojë nëse vendimet gjyqësore që lejuan sekuestrimin dhe kontrollin e Qynos bien ndesh me të drejtat e tij kushtetuese si gazetar.

Previous Post

Berisha: Prona dhe pronësia, janë shtylla kryesore të parimeve konservatore, nuk ndahen nga zhvillimi i vendit

Next Post

Refuzohen ankesat për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Historia brenda: Ekskluzive, praninë e arsenikut në bukë! Specialistët: Substanca toksike, shkaku i kancerit dhe sëmundjeve të tjera

February 4, 2026
"Fermerët e Divjakës: 'Pa ndihmën e shtetit, nuk mund të mbijetojmë'" — rrëfimi i atij që debatoi me Ramën.

“Qëndro, askush nuk më detyron me forcë”, biseda me Ramën, deklaron fermeri nga Divjaka për Top Channel: U ndjeva i ofenduar nga miqtë që heshtën, nuk kërkova mbylljen e doganave, por…

February 4, 2026
“Vështirësitë janë të paevitueshme”, bisedimet midis Iranit dhe SHBA dështojnë, zbulohet shkaku.

Historiku i Brendshëm/ AKU kryen mijëra inspektime dhe ndëshkime për bukën, specialistët: Çfarë është në prapaskenë?

AKTUALITET

by timoni.al
February 4, 2026
0

InsideStory ka realizuar analiza që tregojnë nivelet e metaleve të rënda, përfshirë arsenikun inorganik, i cili është i njohur për...

Read moreDetails
"Fermerët e Divjakës: 'Pa ndihmën e shtetit, nuk mund të mbijetojmë'" — rrëfimi i atij që debatoi me Ramën.

“Qëndro, askush nuk më detyron me forcë”, biseda me Ramën, deklaron fermeri nga Divjaka për Top Channel: U ndjeva i ofenduar nga miqtë që heshtën, nuk kërkova mbylljen e doganave, por…

February 4, 2026
“Vështirësitë janë të paevitueshme”, bisedimet midis Iranit dhe SHBA dështojnë, zbulohet shkaku.

“Vështirësitë janë të paevitueshme”, bisedimet midis Iranit dhe SHBA dështojnë, zbulohet shkaku.

February 4, 2026
Historiku i Brendshëm/ AKU kryen mijëra inspektime dhe ndëshkime për bukën, specialistët: Çfarë është në prapaskenë?

Historiku i Brendshëm/ AKU kryen mijëra inspektime dhe ndëshkime për bukën, specialistët: Çfarë është në prapaskenë?

February 4, 2026
SPAK shfuqizon mundësinë e monitorimit, kreu i Komisionit Parlamentar Xhafaj reagon: Është një praktikë kushtetuese, nuk ka karakter ndërhyrës.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Historia brenda: Ekskluzive, praninë e arsenikut në bukë! Specialistët: Substanca toksike, shkaku i kancerit dhe sëmundjeve të tjera

Historia brenda: Ekskluzive, praninë e arsenikut në bukë! Specialistët: Substanca toksike, shkaku i kancerit dhe sëmundjeve të tjera

February 4, 2026
"Fermerët e Divjakës: 'Pa ndihmën e shtetit, nuk mund të mbijetojmë'" — rrëfimi i atij që debatoi me Ramën.

“Qëndro, askush nuk më detyron me forcë”, biseda me Ramën, deklaron fermeri nga Divjaka për Top Channel: U ndjeva i ofenduar nga miqtë që heshtën, nuk kërkova mbylljen e doganave, por…

February 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al