Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjoka “rrëmben” ujin e Dukatit për vilat e Samir Manes

Editor by Editor
February 11, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gjoka “rrëmben” ujin e Dukatit për vilat e Samir Manes
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Investigim nga Timoni.al

Është tashmë zyrtare që kompania “Gjoka Konstruktion” ka fituar tenderin për furnizimin me ujë të zonave të investimit strategjik në bregdetin e Himarës, përfshirë kompleksin Green Coast, ku ndodhen edhe vilat e biznesmenit Samir Mane raporton Timoni.al.

Sipas dokumentacionit të procedurave të zhvilluara nga institucionet përkatëse, projekti parashikon marrjen e ujit në zonën e Dukatit dhe Tragjasit dhe transportimin e tij drejt Palasës, Dhërmiut dhe zonave përreth, përmes një infrastrukture që kalon nga Tuneli i Llogarasë.

Kompania fituese, “Gjoka Konstruktion”, është e njëjta kompani që ka qenë pjesë kryesuese e palës shqiptare në ndërtimin e tunelit të Llogarasë që po shembet dhe nuk ka hekur. Tunel që po con drejt burgut Belinda Ballukun dhe drejtorët e saj. Përveç kësaj, “Gjoka” ka përfituar më parë kontrata të tjera të rëndësishme në të njëjtën zonë.

Vetëm në procedurat që lidhen me furnizimin me ujë dhe mirëmbajtjen e tunelit, vlera totale e kontratave arrin në rreth 14.5 milionë euro, konkretisht:

– rreth 8 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave të investimit strategjik;
– 4.2 milionë euro (me TVSH) për fazën e dytë të projektit në zonat Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi;
– 2.3 milionë euro për mirëmbajtjen e Tunelit të Llogarasë.

Objekti i tenderit ishte “furnizimi me ujë të zonave bregdetare, zonat e investimit strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, faza e III”, me një afat kohor për ekzekutimin 18 muaj. Fondi limit i tenderit ishte 849.464.199 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

“Me anë të këtij njoftimi, ju informojmë se në këtë procedurë kanë marrë pjesë operatori ekonomik P.F. Aleksandër Harizi, me vlerë të ofertës 849.464.000” thuhet në këto dokumente. Ose një ofertë sa 99.9 % e fondit të akorduar.

Ka dyshime se kjo ofertë është bërë formale, vetëm sa për të justifikuar se në ktë tender ka pasur garë.

Por, a mundej që një Person Fizik të ndërtonte gjithë këtë ujësjellës? Normalisht që s’ka kapacitete, por oferta dyshohet se është bërë vetëm si një koperturë e të gjithë farsës.

Në dokumente shkruhet se oferta e dytë ishte e shoqërisë “GJOKA KONSTRUKSION”, me një vlerë të ofertës 797.518.830 lekë pa TVSH, ofertë e cila u shpall edhe fituese. Kjo firmë kishte edhe një subjekt mbështetës, shoqërinë “MIARDO”.

AKUK-u shkruan se oferta e P.F. Aleksandër Harizi, u refuzua.

“Nga dokumentacioni i dorëzuar në rrugë eletronike, rezulton se ky operator ekonomik nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion, përvec shtojcës nr.1 formulari i ofertës ekonomike” shkruan Agjencia, duke faktuar se oferta ka qenë vetëm formale.

Farsa 8 milionë euro për ujin e Strategjikëve,

Faksimile: Në dokumentet shoqëruese AKUK-u shkran se tubacioni i ujësjellësit do të kalojë në tunelin e Llogarasë

Disa javë më parë, firmat koncesionare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëruan se tuneli i llogarasë do të mbyllet dhe do të rihapet në vitin 2025, ku do të vendoset edhe taksa.

Arsyetimi i mbylljes ishte se ka “ende punime të pabëra”. Janë punime rruge apo për ujësjellësin?

Asnjë institucion nuk ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë, por në dokumentet e tenderit për të çuar ujë te Strategjikët shkruhet se tubacioni do të kalojë në tunel.

“Duke ditur faktin që përgjithësisht do të kalojë linja e re nëpër trasenë e rrugës së re që po ndërtohet … Gjatë zbulimit të terrenit janë shkelur dhe survejuar të gjithë gjatësinë e linjave që nga burimet e deri në dalje të tunelit të Llogarasë” thuhet në këto dokumente.

Në to shkruhet se “vendodhja e punimeve zhvillohet në fshatin Tragjas, ku është veprae marrjes, përgjatë rrugës së re koncensionare Orikum – Dukat, në afërsi të fshatit Dukat, në malin e Llogarasë si dhe në tunelin e ri të Llogarase”.

Tuneli u ndërtua nga firma “Gjoka”, kush firmë tjetër mund të kalonte tubacionenë atë vepër?!

Projekti parashikon që uji të merret në Dukat dhe Tragjas dhe të transportohet drejt zonave bregdetare ku janë zhvilluar investime të mëdha turistike dhe rezidenciale, përfshirë vila dhe komplekse luksoze.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur banorë të Dukatit dhe zonave përreth kanë ngritur shqetësime dhe kanë protestuar për mungesë furnizimi të qëndrueshëm me ujë. Ata kanë kërkuar zgjidhje për nevojat bazë të komunitetit, ndërkohë që paralelisht po realizohen projekte me miliona euro për furnizimin e zonave të investimit strategjik.

Në jug të vendit po konsolidohet një model i rrezikshëm për konkurrencën dhe interesin publik. Një model ku e njëjta kompani shfaqet vazhdimisht si fituese në projekte strategjike me miliona euro, ndërsa komunitetet lokale përballen me mungesë të shërbimeve bazë.

Këtu lind dyshimi thelbësor:
A janë ndërtuar kriteret mbi një realitet ekzistues që favorizon një operator të vetëm?
A është respektuar realisht parimi i konkurrencës, apo gara ka qenë formale?

Paralelisht me këto projekte, banorët e Dukatit dhe Tragjasit kanë ngritur shqetësime dhe protesta për mungesë furnizimi të qëndrueshëm me ujë. Pra, zona ku parashikohet të merret uji është një zonë që vetë ka probleme furnizimi.

Ndërkohë, përfituesit finalë të këtyre investimeve janë zona elitare bregdetare dhe komplekse luksoze si Green Coast, ku përfshihen vila të biznesmenëve të mëdhenj, përfshirë Samir Manen.

Kjo e zhvendos debatin nga një çështje teknike në një çështje të qartë politike dhe sociale:
A po prioritetizohet furnizimi i zonave të investimeve strategjike dhe oligarkëve përpara nevojave bazë të komuniteteve lokale?

Kur e njëjta kompani:

– ndërton tunelin,
– fiton tenderin që kalon përmes tij,
– fiton mirëmbajtjen e tij,

krijohet një cikël ekonomik i mbyllur që redukton realisht konkurrencën.

Në një treg normal, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja do të ishin fusha ku garojnë operatorë të ndryshëm. Kur të treja përqendrohen te i njëjti subjekt, rritet rreziku i dominimit të tregut dhe i tenderave të strukturuar në mënyrë të tillë që të favorizojnë një profil të caktuar.

Pyetja që kërkon përgjigje institucionale është e qartë:

A janë këto 14.5 milionë euro rezultat i një gare të hapur dhe të barabartë, apo i një modeli të ndërtuar mbi kritere që kufizojnë konkurrencën?

Dokumentet e ARRSH-së dhe AKUK-ut janë publike. Procedurat, kriteret teknike, pikëzimet dhe procesverbalet mund të analizohen në detaj. Nëse rezulton se kriteret janë strukturuar në mënyrë që praktikisht vetëm një kompani të kualifikohej, atëherë kemi një problem serioz me barazinë në prokurimet publike.

Pyetja nuk është më teknike. Është morale.

A po rrëmbejnë oligarkët çdo burim në këtë vend?
A po përdoren institucionet për të ndërtuar tendera me fitues të paracaktuar?
A po sakrifikohen komunitetet lokale për interesa të mëdha financiare?

Kur një kompani fiton vazhdimisht, kur kriteret teknike duken të qepura sipas profilit të saj, kur infrastruktura që ajo ndërton kthehet në avantazh për tenderat e radhës, atëherë kemi të drejtë të dyshojmë se gara është vetëm në letër.

Banorët e Dukatit nuk kërkojnë luks. Kërkojnë ujë.
Fshatrat nuk kërkojnë miliona. Kërkojnë drejtësi.

Nëse uji i tyre devijohet për vila luksoze ndërkohë që ata mbeten pa furnizim, kjo është padrejtësi e hapur sociale.

Institucionet duhet të përgjigjen. Prokuroria duhet të hetojë jo vetëm një procedurë, por modelin e përsëritur. Sepse kur oligarkët fitojnë gjithmonë dhe qytetarët humbasin gjithmonë, problemi nuk është më rastësi. Është sistem. SPAK duhet të nis hetimin. Provat janë publike.

Previous Post

Conte pas eliminimit nga Kupa: Arbitrat dhe VAR duhet të përmirësohen, pasi të gjithë po ankohet…

Next Post

“Të shokuar dhe të prekur”/ Masakra me dhjetë të vdekur në shkollë, liderët globalë shprehin ngushëllime për Kanadanë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
I akuzuar për përfshirje në sulmin kibernetik kundër SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet para GJKKO-së, duke nisur seancën parapake.

I akuzuar për përfshirje në sulmin kibernetik kundër SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet para GJKKO-së, duke nisur seancën parapake.

February 11, 2026
"Fondi Social 2026": 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në rrezik; Rama: BE është mekanizmi më i avancuar i mbështetjes.

“Fondi Social 2026”: 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në rrezik; Rama: BE është mekanizmi më i avancuar i mbështetjes.

February 11, 2026
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, dënohet me një vit burg: Reagimi i tij - Lufta ime vazhdon.

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, dënohet me një vit burg: Reagimi i tij – Lufta ime vazhdon.

February 11, 2026
SPAK i dorëzon gjykatës çështjen për ish-Kryetarin e Bashkisë Memaliaj dhe tre ish-zyrtarë, detajohen akuzat.

AKTUALITET

I akuzuar për përfshirje në sulmin kibernetik kundër SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet para GJKKO-së, duke nisur seancën parapake.

by timoni.al
February 11, 2026
0

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ku po zhvillohet një seancë paraprake. Njoftimi vjen...

Read moreDetails
"Fondi Social 2026": 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në rrezik; Rama: BE është mekanizmi më i avancuar i mbështetjes.

“Fondi Social 2026”: 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në rrezik; Rama: BE është mekanizmi më i avancuar i mbështetjes.

February 11, 2026
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, dënohet me një vit burg: Reagimi i tij - Lufta ime vazhdon.

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, dënohet me një vit burg: Reagimi i tij – Lufta ime vazhdon.

February 11, 2026
SPAK i dorëzon gjykatës çështjen për ish-Kryetarin e Bashkisë Memaliaj dhe tre ish-zyrtarë, detajohen akuzat.

SPAK i dorëzon gjykatës çështjen për ish-Kryetarin e Bashkisë Memaliaj dhe tre ish-zyrtarë, detajohen akuzat.

February 11, 2026
“Të shokuar dhe të prekur”/ Masakra me dhjetë të vdekur në shkollë, liderët globalë shprehin ngushëllime për Kanadanë

“Të shokuar dhe të prekur”/ Masakra me dhjetë të vdekur në shkollë, liderët globalë shprehin ngushëllime për Kanadanë

February 11, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I akuzuar për përfshirje në sulmin kibernetik kundër SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet para GJKKO-së, duke nisur seancën parapake.

I akuzuar për përfshirje në sulmin kibernetik kundër SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet para GJKKO-së, duke nisur seancën parapake.

February 11, 2026
"Fondi Social 2026": 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në rrezik; Rama: BE është mekanizmi më i avancuar i mbështetjes.

“Fondi Social 2026”: 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në rrezik; Rama: BE është mekanizmi më i avancuar i mbështetjes.

February 11, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al