Saturday, June 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO lë në BURG Ilir Metën, Kryemadhi me “detyrim paraqitje”: Ai nuk është i rrezikshëm! Qesha kur tha prokurori “ke hequr mitrën në…”

Editor by Editor
October 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Shtyhet seanca për masën e sigurisë ndaj Metës, ish-presidenti debat me Altin Dumanin në sallën e gjyqit
0
SHARES
124
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie nga SPAK.

Vendimi është dhënë sot pas gati 5 orë seancë me tensione ku e pranishme ishte dhe Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit është lënë me masën “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe Pirro Xhixho, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe Ema Çoku.

Në përfundim të seancës, në një deklaratë për mediat, Kryemadhi nuk kurseu ironitë dhe akuzat për prokurorët e SPAK.

“Për zotin Xhixho detyrim paraqitje, se është i sëmurë. E gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Meta, unë. Nuk kishim asnjë pritshmëri, e vështirë është që të dalësh kundër prokurorisë, por të paktën nxorrëm ato që kishim për të thënë. Çështja e CEZ-DIA ka nisur prej 6 vjet, e kanë bashkuar me akuzat e mija, dhe ishte shumë qesharake kur prokurori tha Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën.

Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit të gjitha gjërat, dhe gjyqtari u shokua por nuk e ndryshon vendimin e prokurorisë. Ilir Meta nuk është i rrezikshëm. Unë do kisha qejf detyrimin paraqitje një herë në javë, të takohemi këtu”, tha ajo.

Seanca për masat nisi ditën e sotme rreth orës 09:10, por u shty për disa orë pas përplasjeve të Metës me kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili ndodhej brenda sallës së gjyqit.

Meta, u raportua se e kishte ofenduar Dumanin duke e quajtur “qen” dhe “dumduman”, teksa e kërcënoi duke i thënë “do të ta kem vath në vesh këtë që më bëre”.

Ata akuzohen për skandalin korruptim CEZ-DIA, fshehjen e parave të lotimit në SHBA si dhe pë disa dhjetra pagesa dhe shpenzime në mijëra euro, të padeklaruara.

Vendimi i plotë:

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, e caktuar me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 23.10.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.

Previous Post

Rama bën batuta me Ursula Von der Leyen: Për miqtë, edhe mund të vrasim

Next Post

“I thashë Gjokutajt je avokat joserioz”, Kryemadhi: Duhej të kishte kërkuar burg për mua dhe jo për Metën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zbulohet dokumenti/ Meta shpërthen ndaj Braimllarit: Nga firmëtar i lobimeve në SHBA, në shërbëtor i Rilindjes

Zbulohet dokumenti/ Meta shpërthen ndaj Braimllarit: Nga firmëtar i lobimeve në SHBA, në shërbëtor i Rilindjes

June 21, 2025
Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në “Exchangin” e 72-vjeçares, policia sekuestron 500 mijë euro

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në “Exchangin” e 72-vjeçares, policia sekuestron 500 mijë euro

June 21, 2025
U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

June 21, 2025
Komandanti i tyre u eleminua sot nga sulmet izraelite/ Çfarë është forca Quds dhe cili është qëllimi i saj?

AKTUALITET

Zbulohet dokumenti/ Meta shpërthen ndaj Braimllarit: Nga firmëtar i lobimeve në SHBA, në shërbëtor i Rilindjes

by Editor
June 21, 2025
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërthyer me akuza të forta në drejtim të ish-sekretarit të përgjithshëm të...

Read moreDetails
Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në “Exchangin” e 72-vjeçares, policia sekuestron 500 mijë euro

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në “Exchangin” e 72-vjeçares, policia sekuestron 500 mijë euro

June 21, 2025
U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

June 21, 2025
Komandanti i tyre u eleminua sot nga sulmet izraelite/ Çfarë është forca Quds dhe cili është qëllimi i saj?

Komandanti i tyre u eleminua sot nga sulmet izraelite/ Çfarë është forca Quds dhe cili është qëllimi i saj?

June 21, 2025
Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

June 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbulohet dokumenti/ Meta shpërthen ndaj Braimllarit: Nga firmëtar i lobimeve në SHBA, në shërbëtor i Rilindjes

Zbulohet dokumenti/ Meta shpërthen ndaj Braimllarit: Nga firmëtar i lobimeve në SHBA, në shërbëtor i Rilindjes

June 21, 2025
Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në “Exchangin” e 72-vjeçares, policia sekuestron 500 mijë euro

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në “Exchangin” e 72-vjeçares, policia sekuestron 500 mijë euro

June 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al