Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bergamo, Itali, ku një mësuese është goditur me thikë nga një nxënës. Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi para shkollës së mesme, pak para fillimit të orëve të mësimit. Mësuesja, e cila jepte mësim në gjuhën frënge, u bë objekt sulmi, ndërsa arsyet e këtij veprimi ende nuk janë të qarta.
Ekipet e emergjencës e kanë transportuar menjëherë mësuesen në spital, por gjendja e saj është kritike dhe ka shqetësim për jetën e saj. Ngjarja ka shkaktuar një shqetësim të madh në komunitet, duke u përfolur gjerë e gjatë në mediat italiane.
Aktualisht, autoritetet janë duke hetuar rrethanat e incidentit, ndërsa pritet të merren masa të tjera për të siguruar sigurinë në shkolla. Ky rast tregon një tjetër herë sfidat që përballen institutet arsimore në lidhje me dhunën dhe sigurinë e nxënësve dhe stafit.















