Saturday, May 24, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët

Editor by Editor
May 24, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANIA- Shifrat që paraqiti ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexandër Dobrindt janë konkrete. Dobrindti tha pak ditë më parë në një vizitë pranë Kiefersfelden, në kufirin e Gjermanisë me Austrinë, se numri i kthimeve pas të migrantëve të paligjshëm është rritur me 45 përqind. Kjo vetëm një javë pas fillimit të punës së qeverisë Merz.

Janë kthyer pas në kufi 739 persona, përballë 511 sprapsimeve të një jave më parë nën qeverinë e vjetër. Në kufi janë kthyer pas edhe 32 azilkërkues, nga 51 vetë gjithsej që aplikuan për azil në kufi. Por 19 persona prej këtij grupi u lejuan të hyjnë në Gjermani, sepse qenë pjesëtarë të grupeve vulnerabël.

Masat në kufi jo simbolike

Disa medie kanë shkruar se kthime masive bëri së fundi edhe qeveria e kaluar Scholz dhe se masat aktuale janë simbolike. Por hapat e qeverisë Scholz për të frenuar migrimin e paligjshëm drejt Gjermanisë i kanë regjistruar e përmendur në Bundestag edhe partitë konservatore unioniste.

Të premten (23.05.) u bë e ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, qeveria e kaluar Scholz ktheu pas në kufi 6151 migrantë të paligjshëm. Ata i kthyen pas kryesisht në Turqi, në Gjeorgji, në Francë, në Spanjë, në Serbi dhe në Irak.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt tha se masat aktuale nuk janë sa për sy e faqe, siç e akuzon qeverinë p.sh. partia ultra e djathtë, AfD. Këtë e konfirmon fakti se janë shtuar në kufi, ndër të tjera, mbi 3000 efektivë policie. Janë përdorur gjithashtu edhe helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike, për të diktuar migrantët ilegalë.

Ministri i Brendshëm tha se jo në çdo pikëkalimi kufitar është vendosur një efektiv policie, por edhe mund të vendoset. Kjo bëhet për të çorientuar trafikantët e qenieve njerëzore.

Kontakte me fqinjët për kthimin e refugjatëve

Kancelari Friedrich Merz tha në një kongres të degës së partisë së tij CDU, në Shtutgart, të shtunën (17.05.) se kishte “folur me të gjithë” fqinjët. Ai shtoi se “të gjithë e dinë se çfarë synojmë ne”. Merz u tha të pranishmëve:”mos lejoni askënd t’ju thotë se kjo është e drejtuar kundër fqinjëve tanë evropianë.”

Kancelari gjerman theksoi se “ne duam ta zgjidhim këtë problem së bashku (me fqinjët- shën. i red.), por nuk mund ta pranojmë, që një pjesë e madhe e problemit të pazgjidhur të mbërrijë në Republikën Federale të Gjermanisë.” Një shembull që sjellin mediat këtë javë janë refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Azia. Këta refugjatë p.sh. Bjellorusia i dërgon në Poloni, prej ku shumë pastaj vijnë në Gjermani.

Kurse Kryetari i grupit parlamentar konservator, CDU/CSUnë Bundestag, Jens Spahn tha të martën (20.05.) se edhe po të ketë “zemërime” të fqinjëve: qytetarët në Gjermani duhet të kenë mundësi të shohin “të kënaqur, atë që ndodh në kufijtë tanë.”

Presioni për uljen e enumrit të migrantëve drejt Gjermanisë

Sipas sondazheve të fundit, migrimi paraqet shqetësim për gjermanët, por edhe më shumë janë të preokupuar ata për ekonominë. Është fakt se shumë komuna e qytete në Gjermani ankohen për mungesë kapacitetesh për të përballuar numrin e madh të migrantëve, që vijnë njëherësh në Gjermani.

Prandaj kancelari Merz deklaroi në Shtutgart se qeveria do të kujdeset, që qytetet dhe komunat të kenë sërish ajër për të marrë frymë, dhe që Gjermania të jetë përsëri një vend i hapur, tolerant dhe miqësor ndaj të huajve. Njëkohësisht, drejtuar partisë ultra të djathtë AfD, Merzi tha: kushdo që dëshiron të “jetojë dhe punojë” në Gjermani është i mirëpritur dhe “në vendin e duhur”.

Është fakt edhe se migrimi si temë shfrytëzohet me sukses kundër qeverive gjermane nga AfD-ja. Ajo i akuzon vazhdimisht qeveritë gjermane se nuk e kanë nën kontroll ardhjen e refugjatëve në Gjermani. Kjo vazhdon, sidomos pas atentateve të kryera nga të huajt në Aschaffenburg dhe në Mynih, në janar dhe shkurt të këtij viti.

AfD-ja synon të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 2029-ës në Gjermani. Një fitore e AfD-së, deklaroi Merzi në fillim të këtij viti, do të thoshte “minim i bazave demokratike” të Gjermanisë. Ai kujtoi ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit dhe tha se për Gjermaninë është mjaft “një vit 1933”.

Reagime për kthimin e migrantëve

Fqinjë të Gjermanisë si Polonia apo Luksemburgu, edhe Zvicra kanë paraqitur rezerva për kthimet e refugjatëve në kufi nga Gjermania. Kryebashkiakët e qytetit kufitar gjerman të Kehlit dhe të qytetit francez Strasburg i dërguan të mërkurën (21.05.) madje një letër kancelarit Merz. Në të ata ankohen se kontrollet kufitare ndihen ekonomikisht dhe vështirësojnë qarkullimin reciprok vajtje-ardhje të punonjësve.

Por shtete të tjera, ndër ta Danimarka kanë treguar mirëkuptim për masat e Gjermanisë. Sidoqoftë, vendet fqinje me Gjermaninë i kanë ripranuar në përgjithësi personat që kanë hyrë jo ligjërisht në Gjermani, nga territori i tyre. 

Baza ligjore për kthimet e emigrantëve të paligjshëm

Ministri Dobrindt tha së fundi në Bundestag se qeveria gjermane shfrytëzon për kthimet një bazë të kombinuar ligjore, mbi bazën e legjislacionit kombëtar: nenin 18.2 të Ligjit gjerman të Azilit; të kombinuar me nenin 72 të Traktatit për mënyrën e funksionimit të BE, mbi “ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e sigurisë së brendshme”. Neni 72 u lejon shteteve anëtare zhdërvjelltësi në zbatimin e disa rregullave të BE, për të ruajtur rendin publik kombëtar e mbrojtur sigurinë e brendshme.

Të tërheq vëmendjen fakti se neni evropian 72 zëvendëson, në zbatim, direktivën e njohur të Dublinit. Dihet se sipas Dublinit, azilkërkuesit duhen pranuar njëherë në vend, pastaj të konstatohet se cili vend është përgjegjës për ta. Mbi bazën e direktivës së Dublinit i ktheu pas qeveria e kaluar gjermane mijëra migrantët e paligjshëm, muajt e parë të këtij viti. Zgjidhja e problemit të migrantëve të paligjshëm mbetet një sfidë mbarëevropiane. Kancelari Merz tha në Shtutgart se këto probleme duhet të zgjidhen “hap pas hapi”./ DW

Previous Post

“Tarifë 50% për të gjitha mallrat evropiane!” BE i përgjigjet Trump: Marrëveshjet tregtare të bazohen në respekt, jo në kërcënime

Next Post

“Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!” Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

Next Post
“Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!” Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

"Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!" Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

May 24, 2025
Në gjyq për votën/ I riu fotografoi fletën në 11 maj, procesi në Gjirokastër

Në gjyq për votën/ I riu fotografoi fletën në 11 maj, procesi në Gjirokastër

May 24, 2025
Përplasi 3 makina policie ditën e djeshme në Tiranë dhe plagosi 2 efektivë, në pranga 42-vjeçari Enis Vrapi

Përplasi 3 makina policie ditën e djeshme në Tiranë dhe plagosi 2 efektivë, në pranga 42-vjeçari Enis Vrapi

May 24, 2025
Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi, 7 të arrestuar

AKTUALITET

Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

by Editor
May 24, 2025
0

Berisha deklaroi: SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës.Unë e përshëndes këtë...

Read moreDetails
Në gjyq për votën/ I riu fotografoi fletën në 11 maj, procesi në Gjirokastër

Në gjyq për votën/ I riu fotografoi fletën në 11 maj, procesi në Gjirokastër

May 24, 2025
Përplasi 3 makina policie ditën e djeshme në Tiranë dhe plagosi 2 efektivë, në pranga 42-vjeçari Enis Vrapi

Përplasi 3 makina policie ditën e djeshme në Tiranë dhe plagosi 2 efektivë, në pranga 42-vjeçari Enis Vrapi

May 24, 2025
Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi, 7 të arrestuar

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi, 7 të arrestuar

May 24, 2025
Nuk u ndje mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare në Tiranë, ndërron jetë italiani

Nuk u ndje mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare në Tiranë, ndërron jetë italiani

May 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

May 24, 2025
Në gjyq për votën/ I riu fotografoi fletën në 11 maj, procesi në Gjirokastër

Në gjyq për votën/ I riu fotografoi fletën në 11 maj, procesi në Gjirokastër

May 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al