Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjermania 14 mijë leje qëndrimi në vitpër shqiptarët

Editor by Editor
September 26, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
Gjermania 14 mijë leje qëndrimi në vitpër shqiptarët
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u larguan në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. Pas disa vitesh, të ikurit u integruan gradualisht.

Në vitin 2008, Italia dha 63 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, ndërsa Greqia, 30 mijë. Nga shtetet e tjera, numri i lejeve ishte minimal, p.sh. Franca dha atë vit 404 dhe Gjermania, 461.

Pas periudhës 2008-2009, lejet e qëndrimit dhënë nga këto dy shtete ranë, duke reflektuar frenimin e emigracionit. Por, vala e re e emigracionit që ka përfshirë vendin pas vitit 2016 po tregon një gjeografi shumë më të zgjeruar.

Ndërsa Italia vijon të ruajë kryesimin, me rreth 30 mijë leje në vit, për herë të parë që nga viti 2020, Gjermania ka kaluar si shteti i dytë për nga numri i lejeve që jep për shtetasit shqiptarë. Në 2022, ky shtet dha nivelin më të lartë të lejeve prej gati 16 mijë, ndërsa në 2023, rreth 15 mijë leje.

Greqia në 2023 dha 12.6 mijë leje. Kroacia renditet në vend të katërt (1800), e ndjekur nga Belgjika (1240) dhe Malta me rreth 1200.

Gjermania, Kroacia dhe Malta, destinacione punësimi

Ndërsa në Greqi dhe Itali, arsyeja kryesore e lejeve mbetet ajo familjare, Gjermania, Kroacia dhe Malta po rezultojnë tërheqëse për punësim.

Në 2023, Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë (nga 14.8 mijë leje gjithsej). Mjekë, infermierë, specialistët të IT-së apo dhe të tjerë po lënë vendet e tyre të punës në Shqipëri dhe po emigrojnë me kontrata të rregullta në Gjermani. Ky i fundit ka dhënë 10 mijë leje qëndrimi për arsye punësimi në vetëm 2 vjet (2022-2023).

Dy destinacione të tjera që po rezultojë tërheqëse për punonjësit shqiptarët janë Kroacia dhe Malta. Që nga viti 2019, Kroacia jep mesatarisht rreth 2 mijë leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë. Burimet nga tregu pohojnë se ata punojnë kryesisht në ndërtim, për shkak të pagave të mira, apo dhe në turizëm në sezon.

Malta është shteti tjetër që po tërheq shqiptarë për të punuar, kryesisht në ndërtim dhe turizëm. Në 2022 Malta dha mbi 1800 leje, ndërsa në 2023 numri i tyre ra në gati një mijë.

Pothuajse të gjitha lejet që jepen nga Kroacia dhe Malta janë për arsye punësimi.

Vala e re e emigracionit rriti sërish lejet e qëndrimit

Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë, sipas Eurostat.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë./MONITOR

Previous Post

Aksident fatal në Vlorë/ 46-vjeçari ndërron jetë pasi u përplas nga makina

Next Post

Leku vijon që të ‘shtypë’ monedhat e huaja

Next Post
Leku vijon që të ‘shtypë’ monedhat e huaja

Leku vijon që të ‘shtypë’ monedhat e huaja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, kapet 29-vjeçari në Fier.

Sherri mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi të miturin, procedohen edhe tre të tjerë

April 15, 2026
Trump “paralajmëron” NATO-n, WSJ: Do tërheq trupat nga shtetet që nuk ofruan mbështetje

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, propozohet një NATO europiane.

April 15, 2026
Simeone thumbon Lamine Yamal: A duhet të kisha frikë nga një adoleshent? Kam parë Ronaldon të shënojë tre gola.

Simeone thumbon Lamine Yamal: A duhet të kisha frikë nga një adoleshent? Kam parë Ronaldon të shënojë tre gola.

April 15, 2026
Rritja e çmimeve të naftës si rezultat i konflikteve në Iran, qeveria redukton akcizën me 20%

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja çmimi i ri i benzinës

April 15, 2026
I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, kapet 29-vjeçari në Fier.
LAJME

Sherri mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi të miturin, procedohen edhe tre të tjerë

by timoni.al
April 15, 2026
0

Policia e Korçës ka dhënë detaje mbi një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku janë përfshirë...

Read moreDetails
Trump “paralajmëron” NATO-n, WSJ: Do tërheq trupat nga shtetet që nuk ofruan mbështetje

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, propozohet një NATO europiane.

April 15, 2026
Simeone thumbon Lamine Yamal: A duhet të kisha frikë nga një adoleshent? Kam parë Ronaldon të shënojë tre gola.

Simeone thumbon Lamine Yamal: A duhet të kisha frikë nga një adoleshent? Kam parë Ronaldon të shënojë tre gola.

April 15, 2026
Rritja e çmimeve të naftës si rezultat i konflikteve në Iran, qeveria redukton akcizën me 20%

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja çmimi i ri i benzinës

April 15, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK, mes urdhërarresteve dhe Jetmir Pepa

Detaje nga operacioni i SPAK, mes urdhërarresteve dhe Jetmir Pepa

April 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, kapet 29-vjeçari në Fier.

Sherri mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi të miturin, procedohen edhe tre të tjerë

April 15, 2026
Trump “paralajmëron” NATO-n, WSJ: Do tërheq trupat nga shtetet që nuk ofruan mbështetje

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, propozohet një NATO europiane.

April 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al